Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, një nga njerëzit që urren të paguajë taksat, pati një përplasje të madhe me zyrtarët e shtetit kohë më parë. Nuk paguante taksat dhe nervozohej pse shteti i çonte dokumenta zyrtare që të shlyente detyrimet.
E quajti një sulm të bërë nga Tatimet, përplasje personale me ish-kreun e atij institucioni, Ceno Klosi. Më pas akuzoi ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, për luftëra personale.
Në fakt, që në hyrje duket sa burrë është Irfani, pasi nuk ka kurajën të thotë që përplasjen se ka pasur as me kryeministrin Rama, se nuk besojmë që Irfani ende shikon ëndrrat apo beson fjalët e Pal Vatës, se ai dhe Enveri s'dinin gjë, e kishte bërë Mehmeti me kokën e vet. Por këtu duket dhe karakteri i këtij biznesmeni, por kjo i përket një pjese tjetër. Ai nuk paguante taksat fajin ja kishte shteti, pse?
Sot çështja është në një procedurë ligjore, pra në prokurori.
Dosja e prokurorisë ka një material shumë të thjeshtë pas një kontrolli të bërë nga organet tatimore. Me një ndërtim përballë me “Birra Tirana”, në rreth 35 mijë metra katrorë, ku Irfan Hysenbelliu ishte pronar trualli apo investitor, janë gjetur dokumente noteriale, akte shitjeje për rreth 17 milionë euro pasuri të shitura.
Dhe për këto pasuri të shitura, Irfan Hysenbelliu nuk ka paguar dhe nuk ka deklaruar asnjë qindarkë në Tatime, në shtet.
Dhe ky material është marrë e çuar në prokurori.
Në fakt, dosja duhet hetuar dhe duhej të hetohej me shpejtësi. E para, për të zbardhur të vërtetën. E dyta, që të mos ketë diferencë midis biznesmenëve.
Irfani është pronar televizioni dhe nuk paguante tatime e sigurime shoqërore në dhjetëra biznese të tjera. Dhe nga ana tjetër thoshte se ishte një sulm politik. Ky është biznemen apo spekullant?
Midis 2000 bizneseve që kishin borxhe pa paguar, detyrime tatimore, sigurime shoqërore, i vajti një letër edhe Irfanit. Por Irfani u “çmend”.
Filloi të ulëriste pse i kishte vajtur shkresa zyrtare nga Tatimet, ndërkohë që bizneseve të tjera u shkojnë muaj për muaj, ditë për ditë, u bllokojnë llogaritë bankare.
Por Irfanit nuk guxonte kush, se ky qe Fania i madh, i “News24”, i “Panoramës”. Me demek "Berluskoni" shqiptar ky kapteri mediatik.
A e imagjinojnë dot shqiptarët që Fanes t’i çohet një dokument nga Tatimet “paguaj borxhet”?! Krim i madh populli duhet të protestojë.
Fania shpërtheu, akuzoi, sulmoi. Tatimet thjesht bënë detyrën, bënë kontrolle, zbatuan ligjin zbuluan thesare të fshehura ndaj shtetit. Thesare taksash të padeklaruara, të papaguara.
Kur kontrolluan te “Birra Tirana”, gjetën evazion fiskal. Kur kontrolluan te “Birra Korça”, kujtojmë këtu rastin kur kamioni dilte nga fabrika e "Birra Korçës", me faturë kishte rreth 50 arka, ndërkohë brenda ishin 100 arka me birrë. Evazion i pastër, ndërkohë që po kontrollohej nga tatimet e doganat vazhdonte abuzimet.
Nga ana tjetër Fania bërtiste “më ka faj shteti, po më sulmojnë Tatimet, po më vënë gjoba”. Aq shumë inat morri kapter Fania sa këkoi të prishte dhe Festën e Birrës në Korçë".
Askush nuk i ka vënë asnjë gjobë Irfanit. Irfani s'ka paguar taksat. E kanë kontrolluar si gjithë bizneset e tjera, i kanë rivlerësuar, i kanë llogaritur interesat. T’i paguajë në shtet ato që s’ka paguar dhe çdo gjë është e qetë dhe e thjeshtë.
Pse shpërthen Irfani për taksat që s’paguan?
“Irfani të mos paguajë taksat, të tjerët të paguajnë taksa”. Si do të bëjë biznesi konkurrencë? Si do të konkurrojë tjetri me Irfanin kur ky nuk paguan taksat?! Shteti s’do t'i marrë të ardhurat? Gazetarëve s’do t'ua paguajë sigurimet?
Ndaj është shumë e thjeshtë.
Ne do të jemi këtu dhe do ta kujtojmë ditë pas dite, që Prokuroria e Tiranës të mos flejë mbi dosjen e Irfan Hysenbelliut, sepse janë 17 milionë euro të faktuara me dokumente për shitje pronash të padeklaruara në shtet, pa paguar asnjë qindarkë te Tatimet.
Pa folur më tepër çfarë u gjet te “Birra Korça”, që kalonte kamioni dhe kishte mall më shumë sesa në faturë. Pa folur ç’është gjetur te “Birra Tirana” apo pa folur për sigurimet dhe tatimet në bizneset e Irfanit që s'i paguante kurrë, i vononte. Në fund u shpalli luftë institucioneve të shtetit. Pse? Thjesht se po bënin detyrën. Se kapter Fania nuk donte të paguante.
E që të kemi shtet, shteti duhet ta bëjë detyrën duke zbatuar ligjin, së pari me Irfanët, me shokët e tij dhe me këdo tjetër. Prokuroria duhet të hetojë shpejt dhe me cilësi pa pasur frikë nga Irfan Hysenbelliu, se del në “News24”, apo se sulmohesh, akuzohesh dhe anatemohesh nga mediat që ai i përdor si mitraloz për interesat e tij personale.
Prokuroria duhet të hetojë deri në fund për të treguar a kanë përgjegjësi penale kompanitë? A kanë bërë evazion fiskal?
Irfani duhet të detyrohet të paguajë çdo taksë që nuk u ka paguar shqiptarëve, çdo qindarkë. Në momentin që ekranin e përdor që të mos paguash tatime, taksa, të mos paguash sigurimet e gazetarëve, kryen krim vjedhje, shmangie e fshehje taksash nuk je media, as kazan por mbrojtës hajdutërish, mbrojtës krimi.
Epoka e Irfan Hysenbellinjve që nuk paguajnë talsa duhet të marrë fund me hetimin e plotë të prokurorisë, me çuarjen e dosjes në gjykatë pa u ndalur asnjë çast, pa asnjë frikë, pa asnjë mëdyshje. Ligji dhe vetëm ligji.
Vetëm kështu vendoset shteti ligjor, vetëm kështu ka demokraci, vetëm kështu ka kapitalizëm, vetëm kështu shkohet në Europë.
Imagjinoni diku në Europë të mos paguajnë taksat biznesmenët dhe mediat e tyre të pëllasin siç pëllet ekrani i kapter Fanes, ditë e natë, thjesht dhe vetëm se i kanë kërkuar të paguajë taksat!/ CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka kërkuar...
Kryetari i Bordit të FK Partizani, Filip Çakuli, u është k...
Policia ka referuar në prokurorinë e qytetit një material ...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së qeve...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bë...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas m...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervis...
Kushtet atmosferike do të përkeqësohen ditën e nesërme, nd...
Aktivistja Edlira Çepani ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur mbrëmjen...
Pas sistemit të IT-së së Kuvendit, hakerat iranianë kanë g...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur mospranimin e kë...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se presidenti amerik...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushim të procedimit penal...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Ditën e nesërme priten reshje mesatare deri intensive në q...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...