Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Ende asnjë emër i bërë publik nga 14 kandidatët
Ende nuk ka ka një emër të bërë publik për garën e kreun t...
Gjergj Luca ka vendosur të rikthehet në treg, jo si biznesmen, por si fenomen. Dhe jo një fenomen dosido, por një “jaran premium”, i vetëcertifikuar, me garanci muskujsh, kapitali dhe… një vetmie që e shet si virtyt dhe si mundësi.
Ky është Luca që njohim, i paparashikueshëm deri në skaj, i pamëshirshëm në goditje, një cinik që e përdor ironinë si bisturi dhe sarkazmën si anestetik. Ai nuk del në skenë, ai e pushton atë. Dhe kur shfaqet, nuk pret momentin e duhur; e shpik atë dhe e imponon si realitet.
Kësaj here, spektakli vjen në një version që i tejkalon edhe kufijtë e tij, një shpallje dashurie në trajtën e një ankandi publik, ku ndjenjat ofertohen me tonet e një reklame agresive, stolisur me cinizëm dhe ironi dërrmuese.
“Jarani më i ri në treg quhet Gjergj Luca… i fortë, me lekë, me prona, me dy celularë, po pa dashnore…” – një CV sentimentale që tingëllon si dosje aplikimi për një tender emocional, ku kriteret janë të qarta dhe oferta, e hapur.
Thirrja drejtuar “grave politikane” nuk është thjesht provokim, është një satirë e zhveshur nga çdo konvencion, një akt ekspozimi ndaj një realiteti që ai e lexon si farsë.
“Më zini dashnor… tu shohë perëndia e tu vlerësojë partia!”, këtu Luca nuk kërkon një lidhje, por demaskon një mekanizëm, duke e kthyer në skenë një realitet ku grotesku nuk është trillim, por përditshmëri.
Pamja është pjesë e koreografisë, gjysmë i zhveshur, me gërshërë në dorë duke rregulluar vetullat, si një Narcis rural që ka zbuluar vonë pasqyrën, por e përdor me një vetëdije të frikshme. Gjoksi i dendur dhe bicepset e ekspozuara nuk janë thjesht estetikë, janë argument. Një “proof of concept” për një treg ku ai pretendon të rikthehet si ofertë konkurruese.
Dhe më pas vjen goditja, aty ku ironia kalon në therje:
“Çfarë na bëri kjo moda e fundit? Të gjithë këta politikanët me nga një dashnor… edhe unë jam në treg.”
Kjo nuk është më shaka. Është një pasqyrë e shtrembëruar që, pikërisht për këtë arsye, reflekton më saktë se çdo imazh i drejtë.
Në dialogun me Bled Manen, Luca lëviz nga performeri te kërkuesi publik:
“Hape fjalën se mbeta në katund… jam singëll, i fortë, me lekë… kush do me pastru ndonjë lek, e ka te unë.”
Një rrëfim që luhatet mes vetëironie dhe një sinqeriteti brutal, ku tallja me veten dhe me të tjerët bashkëjetojnë pa kufi, duke u bërë një e vetme.
Në fund, Gjergj Luca nuk kërkon thjesht një dashnore. Ai kërkon vëmendje, sfidon moralin publik dhe godet hipokrizinë kolektive, në mënyrën e tij, të zhurmshme, të ekzagjeruar dhe, mbi të gjitha, të paimitueshme.
Ende nuk ka ka një emër të bërë publik për garën e kreun t...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim ...
Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të përditësojë udh...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar aks...
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, k...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se rrjeti gjerman i supe...
Pas një procesi hetimor të zgjatur mbi dy vite, Prokuroria...
CNA ka zbritur në terren për të monitoruar çmimet e naftës...
Avokati i kreut të PL-së, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, dekla...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi ...
Konfindustria ka mbështetur vendimin e ekzekutivit nëpërmj...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e zyrtares së lartë të...
Gjatë natës së 27 marsit, disa akse rrugore në Qarkun Korç...
Gjatë gjithë natës, akset Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar instalimi...
Reshjet e dëborës janë rikthyer përsëri në qarkun juglindo...
Një kasolle bagëtish është përfshirë nga zjarri pasditen e...
Ndërsa lindjet në Shqipëri po bien vazhdimisht, qeveria në...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...