Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, këtë të premte ishte i pranishëm në Konferencën e Shoqatës së Investitorëve të huaj në Shqipëri. Në fjalën e tij ministri vuri theksin në sektorin energjetik, që sipas tij është ndër sektorët më të ndjeshëm në zhvillimet gjeopolitike. Më tej Karakaçi u shpreh se përmes reformave të thella Shqipëria ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm dhe të harmonizuar me Bashkimin Europian.
“Sektori energjetik është ndër sektorët më të ndjeshëm në zhvillimet gjeopolitike.
Çfarë ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve?! Patjetër përmes reformave të thella kemi ndërtuar një sistem të qëndrueshëm, të rregulluar dhe të harmonizuar me Bashkimin Europian. Kjo nuk vjen vetëm si nevojë e Shqipërisë për të qenë anëtare e Bashkimit Europian dhe si e tillë për të përafruar gjithë kuadrin ligjor rregullator me Bashkimin Europian, por vjen edhe si domosdoshmëri për të thithur investime, për t'u garantuar investitorëve një kuadër të qëndrueshëm rregullator.
Kemi forcuar institucionet, kemi modernizuar prodhimin dhe kemi investuar në digjitalizimin dhe inovacionin e tyre. Por, mbi të gjitha e dëshmon edhe ky event i tillë, kemi ndërtuar një partneritet real me sektorin energjetik. Kontributi i investitorëve vendas që janë shumë të rëndësishëm, por edhe të huaj, ka qenë vendimtar në këtë transformim. Pa këtë bashkëpunim do ishte e pamundur të arrinim progresin e sotëm.”
Më tej ministri foli për kapacitetet prodhuese, për të cilat tha se janë marrë hapa konkretë.
“Ndërkohë kemi pasur rezultate shumë konkrete për sa i përket rritjes së kapaciteteve prodhuese. Këtu kemi një masë mbështetëse shumë të mirë që ka lejuar dhe krijuar mundësinë që të kemi rreth 400 megakapacitete vetëprodhuese në vend, pikërisht për shkak të masave dhe kuadrit rregullator shumë transparent dhe të thjeshtuar që u ka krijuar mundësinë bizneseve të vogla apo familjarëve që të kenë mundësitë për të pasur kapacitete gjeneruese për vetëprodhim. Janë marrë hapa konkretë ndërkohë për uljen e humbjeve, rritjen e arkëtimeve, krijimin e kompanive të sektorit energjetik që të jenë në një qëndrueshmëri financiare, të mos jemi të varur, le të themi, nga ndërhyrjet shtetërore për sa u përket financimeve.
Por, të jemi edhe konkretë, për të vijuar dhe për të pasur këtë qëndrueshmëri është nevoja që të kemi edhe investime në burime njerëzore. Patjetër burimet njerëzore janë çelësi i sektorit energjetik dhe ne edhe këtu po marrim hapa konkretë”, tha Karakaçi.
Në mbyllje Karakaçi u shpreh se ministria ka në plan që në tremujorin e tretë të vitit 2026 të hap një ankand të ri për prodhimin gjenerues të rinovueshme. Ky plan sipas ministrit do të mbështetet në asistencën dhe në bashkëpunim me BERZH./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se rrjeti gjerman i supe...
Pas një procesi hetimor të zgjatur mbi dy vite, Prokuroria...
CNA ka zbritur në terren për të monitoruar çmimet e naftës...
Avokati i kreut të PL-së, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, dekla...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi ...
Konfindustria ka mbështetur vendimin e ekzekutivit nëpërmj...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e zyrtares së lartë të...
Gjatë natës së 27 marsit, disa akse rrugore në Qarkun Korç...
Gjatë gjithë natës, akset Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar instalimi...
Reshjet e dëborës janë rikthyer përsëri në qarkun juglindo...
Një kasolle bagëtish është përfshirë nga zjarri pasditen e...
Ndërsa lindjet në Shqipëri po bien vazhdimisht, qeveria në...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Qeveria ka njoftuar sot rregullat e reja që përcaktojnë kr...
Ish-zëvendëskryeministrja, Ermelinda Meksi ka komentuar de...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të...
Kushtet atmosferike do të vijnë duke u përkeqësuar edhe di...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...