Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Ditën e sotme është shënuar një vit nga Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisisë.
Në fjalën e mbajtur para besimtarëve në ambientet e Kishës Ortodokse Autoqefale Kryepiskopi Joan u shpreh se vetëm duke qenë të bashkuar mund të kemi sukses.
Fortlumturia e Tij theksoi po ashtu rëndësinë e respektit ndaj njëri-tjetrit, promovimit dhe nderimit për të gjithë paraardhësit tanë. Gjithashtu përmendi Kryepiskopin e ndjerë Anastas, për të cilin Fortlumturia e Tij tha se i dha Kishës kaq shumë gjëra.
Ndër të tjera, Kryepiskopi Joan u shpreh se Kisha është e të gjithë besimtarëve, të cilët duhet ta mbajnë dhe ta ruajnë.
Fjala e plotë e Kryepiskopit Joan:
Falënderoj Mitropolitin e Fierit dhe vëllain tim bashkëmeshëtar Hirësi Nikollën për fjalët e ngrohta dhe dua të shpreh falenderimin për të gjithë Anëtarët e Sinodit të Kishës sonë të cilët më kanë mbështetur dhe kemi qenë vazhdimisht së bashku. Vetëm duke qenë të bashkuar, mund të kemi sukses, sepse siç e thotë Ungjilli, një shtëpi e ndarë nuk qëndron dot, asnjë shtet i ndarë nuk qëndron dot. Vetëm nëse jemi të bashkuar mund të qëndrojmë dhe të kemi sukses.
Por që të jemi të bashkuar duhet të kemi, së pari, respekt të madh për njëri-tjetrin dhe për çdo njeri. Dhe së dyti, duhet të promovojmë dhe të nderojmë të gjithë paraardhësit tanë. Kisha ka vazhdimësi, ajo nuk është përpjekje e individëve të veçantë, por është një bashkësi, një trup. Nëse vuan një gjymtyrë, vuan i gjithë trupi, thotë shën Pavli. Nëse do ta shikojmë Kishën me këtë sy, padyshim që do të kemi respekt të madh për të gjithë paraardhësit tanë. Midis tyre doja të përmendja Kryepiskopin e ndjerë Anastas, i cili i dha kësaj Kishe kaq shumë gjëra. Ne do ta kujtojmë vazhdimisht dhe do ta falënderojmë atë, sepse nëse humbasim falënderimin, atëherë do të humbasim edhe bekimin. Ata gëzohen lart në qiell kur Kisha jonë ka sukses. Kisha do të ketë sukses, nëse kemi falenderimin në shpirt. E falenderojmë Perëndinë dhe i falënderojmë të gjithë ata njerëz me anë të cilëve Perëndia e bëri të mundur ringjalljen e Kishës sonë. Ditët e përkujtimeve dhe përvjetorëve janë ditë reflektimi, për të medituar dhe falënderuar të gjithë njerëzit, të njohur dhe të panjohur, të cilët kanë dhënë kontribut shumë të madh që Kisha jonë të ringrihej. Sot është detyra jonë që ta vazhdojmë këtë vepër, ku secili të ofrojë sipas mundësive të tij, por me të njëjtën frymë: me frymën e dashurisë ndërmjet njëri-tjetrit dhe me frymën e së vërtetës.
Falënderoj të gjithë besimtarët jo vetëm të dioqezës së Tiranës, por të të gjithë Shqipërisë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Kishë, kanë dhënë kontribut, kanë mbështetur Kishën dhe besoj që do të vazhdojnë ta mbështesin gjithmonë, sepse Kisha nuk i përket një grupi njerëzish, qofshin edhe episkopë. Kisha u përket të gjithëve. Çdo anëtar i Kishës ka përgjegjësi për sigurinë, ruajtjen dhe lulëzimin e Saj. Ajo është shtëpia jonë e përbashkët ose siç thoshte një shenjtor i madh që jemi të gjithë në një anije. Nëse mbytet anija, mbytemi të gjithë. Prandaj, çdo i krishter orthodhoks në territorin e Kishës sonë ka përgjegjësinë për t'u kujdesur për Kishën.
Jam i gëzuar për pjesëmarrjen e madhe që kemi sot këtu dhe uroj që Perëndia të na japë të gjithëve forcë, mençuri dhe dituri që trashëgiminë të cilën e kemi nga ata që ishin para nesh, Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti Ignat, Mitropoliti Dhimitër, madje edhe të tjerët më parë, martirët e shenjtë të cilët dhanë jetën për të mbrojtur besimin, për të ruajtur identitetin, gjuhën dhe Kishën këtu, ta vazhdojmë më tej. U jemi mirënjohës të gjithëve, sepse Kisha, siç e përmenda më parë, nuk u përket individëve të veçantë ashtu siç e shikojnë shpeshherë politikanët dhe pushtetarët, sikur historia fillon me ta. Kisha ka vazhdimësi, sepse është Trupi i Krishtit dhe çdo gjymtyrë ka vlerën e saj. Asnjë nuk është i tepërt në Kishë. Të gjithë janë të nevojshëm, por secili sipas aftësisë së tij, siç thotë shën Pavli: “Duke pasur, pra, dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha...". Njërit i jepet një dhuratë, një tjetri një dhuratë tjetër, por gjithmonë duhet të jetë e njëjta frymë: Fryma e dashurisë për Perëndinë, për njëri-tjetrin dhe për të ruajtur me çdo kusht unitetin e Kishës sonë. Ju uroj të gjithëve gëzuar dhe për shumë vjet jo vetëm përvjetorin, por gjithçka tjetër që kemi. /CNA
Nënkryetar i PD-së dhe njëkohësisht bashkëkryetar i Komisi...
Detajet nga proceverbali i lexuar në seancën e dytë në the...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njo...
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet në s...
Kabineti qeveritar dhe Grupi Parlamentar i Partisë Sociali...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh ditën e sotme se një depu...
Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se po bëhen p...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me garën për zgjed...
Në zona të shumta të Peqinit dhe fshatrave përreth kanë ni...
Në qytetin e Vlorës janë zhvilluar këtë të shtunë homazhe ...
Punimet për ndërtimin e Urës së re të Viroit janë drejt pë...
Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburante...
Qyteti i gurtë, siç njihet ndryshe Gjirokastra, është zgju...
Këtë të premte është shkarkuar nga detyra drejtori i Agjen...
Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako, ndau sonte në epis...
Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një tjetër deklaratë ...
Konspiracionisti Alfred Cako ishte një ndër të ftuarit e m...
Gjergj Luca ka vendosur të rikthehet në treg, jo si biznes...
Ende nuk ka ka një emër të bërë publik për garën e kreun t...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...