Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nënkryetar i PD-së dhe njëkohësisht bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçianoi Boçi ka reaguar lidhur me katër variantet e paraqitura nga PS për ndarjen e re territorial.
Boçi shprehet se propozimet e PS krijojnë vetëm “tymnajë” për të fshehur të vërtetën, që sipas tij reforma e tyre nuk e afroi shtetin me qytetarin.
Ndër të tjera ai shprehet se rritja e numrit të bashkive është rikthim i qeverisjes pranë komunitetit, rritje e llogaridhënie dhe më shumë konkurrencë lokale dhe më pak monopol politik.
Ai thekson se rritja e numrit të bashkive është instrument për të rikthyer besimin te qeverisja.
Postimi i plotë:
DËSHTIM ME VARIANTE I REFORMËS TERRITORIALE
Partia Socialiste pa nisur ende qoftë një dëgjesë, ka nxjerrë nga sirtari reformën e saj territoriale.
Aspak me një projekt të qartë, apo me një bilanc zyrtar të asaj që bëri vetë në 2014, por me katër “variante” që ndërfuten tek njëri tjetri.
Këto variante përfshijnë konsolidim funksional, konsolidim me decentralizim, forcim qarku dhe rajone strategjike.
Pra, kemi shumë skica, por ende asnjë përgjigje serioze.
Megjithëse në pamje të parë këto versione duken të ndryshme, në thelb ato janë variacione të së njëjtës logjikë, e cila kërkon të ruajë e status quo-në politike të votave të vitit 2015, me disa korrigjime kozmetike.
Por realiteti i sotëm është krejt tjetër nga ai i një dekade më parë.
Shqipëria është tkurrur demografikisht, boshatisur në zonat rurale, dhe polarizuar ekonomikisht. Një hartë e ngrirë në kohë nuk mund të përballojë një vend që ka ndryshuar kaq shumë. Ama dhe shkrirja e kësaj harte nuk bëhet as me “komitete” partie, as më 36 bashki as me përralla 1001 netësh.
Variantet e PS krijojnë vetëm tymnajë me fjalë impresionuese si “konsolidim qarqesh”, “rajon”, “funksionalitet” për të fshehur të vërtetën, që reforma e tyre nuk e afroi shtetin me qytetarin. E largoi.
Reforma e vitit 2015 u shit si modernizim. Sot, pas gati dhjetë vitesh, askush nuk mund të thotë se bashkitë janë bërë më efikase, më të përgjegjshme apo më pranë qytetarit. Përkundrazi, 61 bashkitë e sotme përfaqësojnë një model që ka konsumuar veten.
Brenda kësaj ndarje bashkitë e mëdha janë bërë më të varura nga qeveria qendrore, bashkitë e vogla janë bërë më të padukshme dhe më të pafuqishme, ndërsa administrata lokale është politizuar deri në palcë e shumëfishuar për arsye elektorale dhe kontrolli qytetar është dobësuar.
Në këtë kontekst, propozimet e PS për të ruajtur 61 bashkitë, ose zvogëluar ato thelbësisht me disa “përmirësime”, janë si të lyesh fasadën e një ndërtese që ka çarje në themele.
Prandaj “shkrirja” e kësaj harte bëhet duke kapërcyer numrin e 61 Bashkive dhe progresuar rritjen e tyre.
Në debatet publike, ideja e rritjes së numrit të bashkive shpesh paraqitet si kthim pas.
Në fakt, është e kundërta. Është rikthim te logjika e shërbimit, jo te logjika e centralizimit.
Rritja e numrit të bashkive nuk do të thotë rikthim te 373 njësitë e dikurshme, por rikthim i qeverisjes pranë komunitetit, rritje e llogaridhënie dhe më shumë konkurrencë lokale dhe më pak monopol politik sikurse më shumë mundësi për zhvillim të balancuar
Ka zona që sot janë thjesht “territor administrativ”, pa identitet, pa ekonomi, pa zë.
Rritja e numrit të bashkive do t’u kthente atyre një subjektivitet të humbur.
Ky debat “çuditërisht” shmanget nga PS.
Kjo nuk është mosvëmendje apo mosmarrëveshje me PD.
Kjo ndodh sepse rritja e numrit të bashkive prek ekuilibrat politikë. Prek kontrollin dhe mënyrën se si shpërndahen fondet. Madje prek drejtpërdrejt mënyrën se si ndërtohen fushatat elektorale.
Dhe PS nuk duket e gatshme të hapë një proces që mund të çojë në më shumë autonomi lokale, më pak varësi nga qeveria qendrore dhe më shumë pluralizëm në terren.
Variantet e sotme të PS janë të dizajnuara për të ruajtur një arkitekturë që i ka shërbyer mirë pushtetit qendror, por jo domosdoshmërisht qytetarëve.
Ajo që mungon në propozimet e PS që është thelbësorja, është vizioni. Kjo sepse Reforma territoriale nuk është vetëm hartë, por së pari është filozofi shërbimi, është marrëdhënie mes shtetit dhe qytetarit.
Është cinike të flasësh sot për një hartë të re me më pak bashki, apo me komitete, kur qytetarët në shumë zona ndihen më larg se kurrë nga shërbimi, nga administrata, nga vendimmarrja dhe nga vetë shteti.
Është paturpësi të shesësh si risi një proces që nuk ka dhënë ende llogari për plagët që ka hapur.
Dhe është absurde t’i japësh të njëjtës dorë që dështoi dje të drejtën të rindajë nesër territorin, pa i kërkuar më parë hesap.
Një reformë territoriale serioze nuk fillon me laps votash. Fillon me të vërtetën. Me pranimin se modeli i deritanishëm nuk solli barazinë e premtuar, nuk solli decentralizimin real, nuk solli forcimin e bashkive, nuk solli afrim të shërbimit me qytetarin. Fillon me pyetjen se si ndahen kompetencat, si financohen funksionet, si garantohet autonomia, si ruhet përfaqësimi i komuniteteve dhe si shmanget kapja partiake e pushtetit vendor.
Një reformë e vërtetë territoriale duhet të jetë e guximshme. Duhet të pranojë se 61 bashkitë nuk funksionojnë për të gjithë vendin. Duhet të hapë rrugën për bashki të reja në zona të izoluara, ndarje të bashkive gjigante që nuk administrohen dot, krijim të njësive me identitet të qartë ekonomik e social, forcim të demokracisë lokale.
Rritja e numrit të bashkive nuk është luks, është instrument për të rikthyer besimin te qeverisja.
Variantet e PS për reformën territoriale janë një shans i humbur për të hapur një debat të madh kombëtar.
Atë që Shqipëria ka nevojë për një reformë që e afron shtetin me qytetarin, jo për një rishpërndarje të pushtetit brenda të njëjtit centralizim.
Nëse reforma bëhet për qytetarët, rritja e numrit të bashkive është pjesë e zgjidhjes. Nëse bëhet për zgjedhjet, çdo variant është thjesht një hartë e re për të njëjtën lojë të vjetër.
Reforma territoriale nuk mund të shndërrohet në një ushtrim parlamentar për të ruajtur pushtetin. /CNA
Detajet nga proceverbali i lexuar në seancën e dytë në the...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njo...
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet në s...
Kabineti qeveritar dhe Grupi Parlamentar i Partisë Sociali...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh ditën e sotme se një depu...
Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se po bëhen p...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me garën për zgjed...
Në zona të shumta të Peqinit dhe fshatrave përreth kanë ni...
Në qytetin e Vlorës janë zhvilluar këtë të shtunë homazhe ...
Punimet për ndërtimin e Urës së re të Viroit janë drejt pë...
Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburante...
Qyteti i gurtë, siç njihet ndryshe Gjirokastra, është zgju...
Këtë të premte është shkarkuar nga detyra drejtori i Agjen...
Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako, ndau sonte në epis...
Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një tjetër deklaratë ...
Konspiracionisti Alfred Cako ishte një ndër të ftuarit e m...
Gjergj Luca ka vendosur të rikthehet në treg, jo si biznes...
Ende nuk ka ka një emër të bërë publik për garën e kreun t...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim ...
Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të përditësojë udh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...