“Gjinushi, një McGonigal i dytë”/ Thirrja e fortë e PD-së: Ngrini zërin e protestës
Deputetja e PD, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat ka ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka deklaruar se një nga arsyet e largimit masiv të shqiptarëve është korrupsioni i qeverisë.
Sipas tij numri i bizneseve që kanë detyrime të pashlyera është 34 mijë dhe këto janë janë në emër të qytetarëve që kanë braktisur vendin.
"Largimi masiv i qytetarëve për shkak të korrupsionit të qeverisë vijon të konfirmohet jo vetëm nga organizatat ndërkombëtarë por dhe nga institucionet e vete Rilindjes.
Sipas Drejtorisë së Tatimeve numri i bizneseve që kanë detyrime të pashlyera dhe të shpallura tashmë nën sekuestro është 34 mijë. Këto biznese janë në emër të qytetarëve të cilët kanë braktisur vendin.
Një nga arsyet kryesore që ka çuar drejt falimentit këto biznese është bërë niveli i lartë i emigracionit që ka sjellë dhe ulje të të ardhurave për këto biznese. Largimi masiv i qytetarëve në qendër të tij ka popullsinë më aktive dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë, duke bërë që vendi të humbë kapitalin njerëzor, forcën e punës me produktivet të lartë”, është shprehur Braimllari.
Më tej, ai ka akuzuar qeverinë Rama duke thënë se Rilindja po mbush xhepat e saj dhe të oligarkëve duke rritur çmimet dhe duke zhvatur njerëzit e thjeshtë.
“Të gjithë shqiptarët e kuptojnë qartë që Rilindja mbushi xhepat e saj dhe të oligarkëve duke rritur çmimet dhe duke zhvatur njerëzit e thjeshtë. Fakti që qeveria mbledh 500 milionë euro më shumë ndërkohë që 34 mijë biznese janë të sekuestruara e të falimentuara është prova e pakundërshtueshme që të vetmit që janë plaçkitur nga qeveria janë qytetarët e thjeshtë.
Korrupsioni i lartë, me miliarda euro duke filluar nga inceneratorët, Porti i Durrësit dhe koncesionet, mungesa e vendeve të punës, pagat e ulta, nepotizmi kanë sjellë që në 10 vite të qeverisë së Edi Ramës të largohen qindra mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj.
Zbrazja e Shqipërisë me një axhendë të përcaktuar qartë nga Rilindja po sjell pasoja shkatërrimtare për ekonominë në të gjithë sektorët e vendit ndaj dhe parashikimet e rritjes ekonomike vazhdojnë të ulen dhe ndërkohë borxhi public po arrin nivele katastrofike duke çuar vendin në prag të kolapsit ekonomik”, ka thënë ai.
Ndër të tjera iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestën e 11 Shkurtit.
“Në 11 shkurt të gjithë qytetarët do të jenë në shesh, pasi të gjithë janë të vjedhur, të plaçkitur dhe të tradhëtuar nga qeveria. Të gjithë qytetarët e dinë shumë mirë që Shqipëria ka sot një kryeministër mafioz dhe ku afera Mcgonigal e provoi totalisht këtë gjë, një kryeministër që e ka kthyer zyrën e shtetit në një zyrë private dhe Shqipërinë në një pronë personale.
11 shkurti është dita kur populli do të vendosë. Pasi populli është gjykatësi i vetëm dhe më i drejtë”, është shprehur Braimllari./ CNA.al
Deputetja e PD, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat ka ...
Ministria e Bujqësisë po harton një VKM për mbështetjen ng...
Pamjet e transmetuara të mërkurën në mbrëmje, në emisionin...
Një grup individësh, të cilët kanë firmosur zyrtarisht...
“Shtëpitë janë më të shtrenjta në Shqipëri se në Gjermani”...
Gazetari Poli Hoxha ka ngritur dyshime, teksa ka folur...
Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar se SPAK është një instituci...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pa...
Në rrjet është publikuar një listë me emrat e personav...
Fatmir Mediu kreu i Partisë Republikane ka reaguar pas mby...
Dy persona kanë ushtruar dhunë në orët e para të mëngj...
Vendet anëtare të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do ...
Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ...
Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas paralajmërimit të...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka kërkua...
Një studiues holandez parashikoi se një tërmet do të godis...
Hapen tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, ...
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet pas akuzave të forta ...
Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...