
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje studentëve, gjimnazistëve dhe familjarëve të tyre të ngrihen në protesta.
Sipas tij studentët duhet të ngrihen kundër kësaj qeverie përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre.”
“Një thirrje e fuqishme për të rinjtë e universiteteve për gjimnazistët dhe familjarët të ngrihen fuqishëm në protesta. Këto që po ndodhin janë shkatërrim masiv i ëndërrave më të bukura të të rinjve shqiptarë mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e të rinjve nesër. PD do të japë përgjigjet që meritojnë. Studentët të ngrihen kundër kësaj qeverie përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre.”
Sipas Berishës “vendosja e detyrimeve ndaj studentëve të Mjekësisë për të firmosur rikthimin e shpenzimeve nëse pas diplomimit, nuk pranojnë të punojnë në vendin e tyre është akt shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.
“Universitetet e vendit hapen sot në kushtet kur autonomia e tyre është asgjësuar plotësisht.
Kur qeveria ka vendosur kontroll të plotë nëpërmjet bordeve korruptive mbi universitetet dhe autonominë e tyre.
Një akt tjetër i shëmtuar, totalitar, i pashembullt në Evropë, është vendosja e detyrimeve ndaj studentëve të Mjekësisë për të firmosur rikthimin e shpenzimeve nëse pas diplomimit, nuk pranojnë të punojnë në vendin e tyre.
Ky është akt totalitar, akt i cili nuk ekziston në asnjë vend tjetër.
Ky është akt shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.
Ky akt ka bërë që qindra e qindra studentë, ekselentë ndër të tjerë, t’u drejtohen universiteteve të Evropës, për diplomim në fushën e mjekësisë.
Qindra e qindra të tjerë u janë drejtuar universiteteve private. De facto është shkatërrimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe sistemit të shëndetësisë në të ardhmen.”
Ai u bëri thirrje të gjithëve të solidarizohen me studentët e Mjekësisë.
“Sot, studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin. Solidariteti im është i plotë me ta.
U bëj thirrje mjekëve dhe infermierëve në mbarë vendin të solidarizohen me studentët. Të mos harrojnë se sot janë ata, por nesër duhet të zëvendësohen nga ata që po ikin.
Nesër pra, spitalet tona do mbeten bosh. Nesër kujdesi shëndetësor do të vuajë shumë më tepër se sot. Se detyrimi i studentëve për të firmosur kontratë është një akt tipik totalitar diktatorial.
Unë u bëj thirrje studentëve të universiteteve të solidarizohen me studentët e mjekësisë, të mos pranojnë këtë vendim absurd që synon të kontrollojë ëndrrën dhe vullnetin e tyre.
Nuk është zgjidhja kontrata, zgjidhja është rritja e rrogave. Rritja dhe vetëm rritja e rrogave!
Nëse qeveria do shkurtonte shpenzimet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, ato do mjaftonin për dyfishimin, trefishimin e rrogave të mjekëve.
Mjekët duhet të paguhen që të japin shërbimet e duhura dhe të qëndrojnë.”/ CNA
Ministri Taulant Balla, në një pronocim për mediat, nj...
“Suksesi i kësaj arritje është shembulli i mirë se kur dua...
Në disa universitete të vendit, ka degë që rrezikojnë ...
Prej 7 ditësh vijon zjarri në pyllin Pishë-Poro në Fie...
Pas rrezikut që iu kanoset prokuroreve nga grupet krim...
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka mo...
Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale...
Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) i është re...
Të hënën, nisi viti i ri akademik 2023-2024, ku rreth ...
Rektori i Universitetit "Fan Noli" në Korçë, Dhimitër Bell...
Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, në një intervistë ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bashkëpunëtorëve të Cosa Nostr...
Policia ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren e Lushnjes...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se d...
Protesta e studentëve të Mjekësisë në këtë nisje të vitit ...
Sot në nisje të vitit të ri akademik, studentët e Mjek...
Në të gjithë vendin sot ka nisur viti i ri akademik 2023-2...
Prej 7 ditësh, pylli Pishë Poro në Fier është i përfsh...
Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën k...
Në kuadër të “Tetorit rozë”, muajit të ndërgjegjësimit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...