E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

“Suksesi i kësaj arritje është shembulli i mirë se kur duam i japim kuptim bashkëpunimit, prej të cilit përfitojnë të gjithë qytetarët.”
Deklarata për roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar kështu datën e një ndryshimi të madh.
Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik. Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 eurosh brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra).
“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët. Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse. Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik. Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë.”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
Një nga operatorët shqiptarë të telekomunikacionit, krahas shtrirjes së gjurmës për të gjithë operatorët nënshkrues të Deklaratës, për paketa tashmë shumë të favorshme ku 1 GB shkon shumë nën kufirin 18 euro – në disa prej paketave edhe deri në 2.5 euro, prezantoi uljen e pagesës së zakonshme në “pay as you go” dhe është një nga tre operatorët në rajon që e bëjnë këtë. Çmimi i zakonshëm që para uljes varionte nga 376 në 565 euro për një GB, në varësi të vendit të BE-së ku përdoruesi udhëtonte, tani është ulur me 16 deri në 25 herë, ose nga 93.4 në 95.9%, dhe është 23 euro për 1 GB.
Modaliteti “pay as you go”, do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë, veçanërisht për udhëtime të shkurtra, ku nevojiten dukshëm më pak se 1 GB, kështu që kostoja e komunikimit gjatë udhëtimit në BE mund të jetë gjithashtu shumë më pak se çdo paketë, sikur të ishit në shtëpi. Ne ju këshillojmë të kontrolloni çmimet dhe opsionet e reja me operatorin tuaj të telekomit dhe të kujtojmë se çmimet e roaming brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor që nga korriku 2021, kur hyri në fuqi “Roam like home”, janë ulur si të ishit në vendin tuaj, që është gjithashtu një nga arritjet e mëdha të bashkëpunimit rajonal.
Më poshtë do të gjeni një opinion nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
"Një thirrje nga rajoni siç e përfytyroj". Prej sot, flasim më lirshëm me Europën.
Eseja e James Baldëin "Letër nga rajoni, siç unë e përfytyroj" nuk është shkruar për Ballkanin. Për më tepër që sot letrat janë zëvendësuar nga mesazhet telefonike. Megjithatë, ky titull i perifrazuar, më duket se i rri për shtat një opinioni si ky.
Në një epokë, ku pasiguria është tashmë e vetmja konstante, rajoni – ai që përfytyroj unë, në skutat e mendjes sime- më shfaqet para syve si një kanavacë e pikturuar me gjithë nuancat e ngjyrave.
Si një vend i bukur, i paqtë, ku njerëzit, kulturat, fetë dhe historitë bashkohen krejt natyrshëm, pa asnjë sforco.
Në këtë rajon imagjinar, ndasitë që shkaktojnë konflikte e mandej shumë dhimbje, s’janë gjë tjetër veçse ngjyra, për të portretizuar një pjesë të botës, të ekuilibruar e të zhvilluar.
Por realiteti, ai jashtë momentit ku kot bredh përfytyrimi im, duket krejt ndryshe.
Ballkani Perëndimor nuk resht së paturi, tensioni, mosmarrëveshje, kërcënime për luftë, e të gjitha këto brenda peizazhit global gjithnjë e më të polarizuar.
Megjithatë, edhe në ditët më të zymta, ka gjithmonë një fije shprese. Këtë herë shpresa, është një lajm pozitiv, të cilin dëshiroj të ndaj me ju, sot.
Tetori 2023 filloi. Eshtë koha që premtuam se do të flasim më lirë me Europën. Ose më Lirshëm dhe kur cmimet e telefonatave tona në roaming Bashkimi Evropian(BE) -Ballkani Perendimor(BP) do të fillonin të binin, bashkë me gjethet e vjeshtës. Dhe kështu ndodhi. Në këto kohë të furishme që po jetojmë, telefonat celularë janë bërë pjesa më e pazëvendësueshme në jetën tonë. Ata na mbajnë të lidhur me njerëzit e dashur, anekënd botës, na mundësojnë qasjen ndaj informacionit dhe na ofrojnë mundësi pafund për të lundruar për punë, apo edhe kot në një telefon që mbajmë të gjithë në dorë.
Ndaj, tarifat e reduktuara të telefonisë celulare në roaming janë një lehtësim i madh, për secilin prej nesh, ndërsa, mbi të gjitha, për bizneset dhe sipërmarrësit, do të jenë një ndihmë e madhe.
Kufijtë, janë gjithmonë një barrierë e fortë që krijon vec ndasi. E njëjta logjikë është edhe në botën e telekomunikacionit.
Falë marrëveshjes të arritur në Samitin BE-BP në Tiranë, më 6 dhjetor 2022, kjo qasje, “paguaj një mal me para ose mos fol fare”’ , nisi rrugën e ndryshimit.
Në samit, 38 operatorë telekomunikacioni si nga BE ashtu edhe nga BP morën përsipër të ndryshonin realitetin.
Deklarata e firmosur në Tiranë, i hapi rrugën uljes të ndjeshme të tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP, e cila sot ka nisur zbatimin.
Ka mësë dy vjet që në rajon ne flasim si në shtëpi, me të njëjtat tarifa. Pakkush e besonte edhe atëherë se kjo do të ndodhte, por sot nga Shqipëria në Mal të Zi apo nga Kosova në Maedoninë e Veriut, askush nuk e fik më telefonin, dhe as e kap paniku se mos fatura i shkon më shtrenjë se udhëtimi.
Nuk do të ishim ketu sot, pa tarifa shtesë në rajon dhe me ulje super të ndjeshme prej sot në komunikimin tonë me Europën, nëse ky rrugëtim s’do të kishte dedikimin tonë si Këshilli të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ,Komisionit Evropian (KE) dhe operatorëve të telekomunikacionit nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Ky proces mund të quhet gjithcka sot, por vetëm i thjeshtë nuk ishte për asnjë nga ne. Megjithatë ia dolëm edhe këtu.
Dhe tani me fjalë të thjeshta:
Çfarë përfitojmë?
Për shembull, një shtetas boshnjak, klient i një prej operatorëve në Bosnjë Hercegovinë, që udhëton për në Kroaci paguante për të dërguar një fotografi ose një dokument nga telefoni në internet, (pa blerë asnjë paketë roaming gjatë udhëtimit në BE) gati 2.09 euro për Megabyte.
Kjo do të thotë se dërgimi i një videoje me cilësi mesatare prej 1 GB kushtonte më shumë se 2000 EUR. Nëse do të ishit në Greqi, do të ishte më shumë se 9.000 EUR. Por tani, pas uljes së tarifave, do të jetë vetëm 0.017 euro për 1 megabyte - një ulje prej më shumë se 99 për qind.
Lundrimi në internet në roaming do të jetë më i lirë edhe për qytetarët shqiptarë. Çmimi për 1 GB, për klientët e një operatori, nëse nuk do të blinin një paketë roaming për udhëtimin e tyre në BE, nuk do të jetë më 565 euro, por shumë herë më pak – vetëm 23 euro. E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët kosovarë, kostot në roaming të internetit janë ulur me gati 147 herë. Tanimë, dërgimi i videove kur udhëtoni diku në BE tek familja juaj nuk do t'ju kushtojë gati sa të blini një makinë të përdorur – ose 2500 euro, por 17 euro. Nuk keni më nevojë të blini ndonjë paketë ose të kërkoni ofertë speciale.
Këto janë çmime standarte dhe tarifohen për megabajt, kështu që dërgimi i mesazheve në WhatsApp ose aplikacione të ngjashme do t'ju kushtojë pak cent, sikur praktikisht po i dërgoni nga dhoma juaj.
Në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, 1 GB në paketa roaming BE, është nga 12 euro, e në disa raste edhe më e ulët se 2 euro.
Këto ishin disa shembuj, por për informacion të saktë mbi çmimet, paketat dhe ofertën e roaming gjatë qëndrimit në BE, ju lutemi kontaktoni operatorin tuaj të telekomunikacionit.
Suksesi i kësaj arritje nuk ka të bëjë vetëm me uljen e kostove, është më shumë se kaq
Është shembulli i mirë se kur duam i japim kuptim bashkëpunimit, pret të cilit përfitojnë të gjithë qytetarët.
E në fund të ditës, ky rajon në mendjen time, mund të bëjë përpara vetëm kur qëllimet e mira dhe forca për të bashkëpunuar e për tu zhvilluar, bëhet me e fortë se ndasitë.
“Fol si n”shpi” ose “Roaming Free Ëestern Balkans”, njohja e profesioneve dhe e diplomave, mbajtja e një Korridori të Gjelbër hapur, gjatë pandemisë së COVID-19, etj, janë thjeshtë histori bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor është i zhytur në histori dhe diversitet, nga tensionet që sjellin konfliktet, situatat ekonomike, papunësia, mossundimi i ligjit, të cilat vecse kanë nxitur zbrazjen e vendeve tona dhe largimin e trurit. Përmbytje, zjarre, tërmete, ndotje atmosferike, temperatura rekord, janë vetëm disa nga sfidat që nuk ndahen me kufinj.
Të jesh i informuar për ?ka ndodh e të prek edhe ty, sot, është një e drejtë universale.
Tarifat e reduktuara të roaming BE-BP, që nga ky TETOR, është jo vetëm një hap që i jep mundësi qytetarëve nga rajoni, por edhe atyre nga Europa, përfshi diasporën, të kenë më pak kokëcarje e më pak shpënzime për tu lidhur më njëri-tjetrin, por na jep edhe ne, të gjithëve që punojmë për të lidhur e jo ndarë njërëzit dhe ekonomitë, një mundësi më shumë për të kuptuar se fjala e dhënë mbahet, kur vendimet politike, serioziteti i marrëveshjeve të nënshkruara, në fund të ditës është përgjigja e thjeshtë që i japim pyetjes: Ka arritje konkrete apo jo?
Është pjesë e një filli të ndërlikuar në strukturën e evropianizimit të vendeve tona.
Ky është vizioni i rajonit që do të europianizohet, në përfytyrimin tim. Ai që ilustron besimin se një arritje nuk do të thotë të përpiqesh vetëm me tituj, asi vetëm,por është një përpjekje bashkëpunuese - një simfoni ku harmonizohen përpjekjet e të gjithëve.
Titulli “Letter from a Region in My Mind" është marrë nga esseja e James Baldëin, 1962 https://www.newyorker.com/magazine/1962/11/17/letter-from-a-region-in-my-mind
2 Për më shumë informacion mbi Deklaratën e Roaming mes BE- BP klikoni www.rcc.int.
Në disa universitete të vendit, ka degë që rrezikojnë ...
Prej 7 ditësh vijon zjarri në pyllin Pishë-Poro në Fie...
Pas rrezikut që iu kanoset prokuroreve nga grupet krim...
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka mo...
Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale...
Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) i është re...
Të hënën, nisi viti i ri akademik 2023-2024, ku rreth ...
Rektori i Universitetit "Fan Noli" në Korçë, Dhimitër Bell...
Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, në një intervistë ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bashkëpunëtorëve të Cosa Nostr...
Policia ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren e Lushnjes...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se d...
Protesta e studentëve të Mjekësisë në këtë nisje të vitit ...
Sot në nisje të vitit të ri akademik, studentët e Mjek...
Në të gjithë vendin sot ka nisur viti i ri akademik 2023-2...
Prej 7 ditësh, pylli Pishë Poro në Fier është i përfsh...
Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën k...
Në kuadër të “Tetorit rozë”, muajit të ndërgjegjësimit...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik për rreth 120...
Mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 21:00, në lagjen ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...