
Bashkimi Europian ka ngritur alarmin sa i përket ndotjes së ajrit në Shqipëri. BE thekson nevojën urgjente për marrjen e masave për të reduktuar sa më shumë ndotjen dhe për të rritur cilësinë e ajrit.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nënvizon se autoritetet shqiptare duhet të trajtojnë urgjentisht mangësitë në rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe të sigurojnë që të dhënat të ndahen në mënyrë transparente me publikun.
“Sipas një studimi të UNEP-it të vitit 2021 për Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit mbetet një sfidë urgjente në të gjithë rajonin. Në Shqipëri, cilësia e ajrit vuan nga efektet e kombinuara të transportit, aktiviteteve industriale dhe ngrohjes së banesave. Ndërkohë, sipas Indeksit të UNICEF-it për Rrezikun Klimatik për Fëmijët 2021, ndotja e ajrit është barra më e madhe shëndetësore për fëmijët nën pesë vjeç në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me 99% të fëmijëve të ekspozuar ndaj niveleve të ndotësve të ajrit që mund të ndikojnë rëndë në shëndetin dhe zhvillimin e tyre, duke çuar në pasoja të përjetshme.
Në qytetet kryesore si Tirana, cilësia e ajrit shpesh i tejkalon nivelet e rekomanduara nga OBSH-ja për substanca të dëmshme si dioksidi i azotit (NO2) dhe grimcat (PM10). Ndërsa Tirana mund të jetë në nivelin më të lartë të ndotjes urbane, rajone të tjera si Elbasani, Fieri dhe Korça janë njësoj të prekura, kryesisht për shkak të emetimeve industriale. Një vlerësim i Agjencisë Evropiane të Mjedisit arriti në përfundimin se ndotja e ajrit në mjedis ka shkaktuar 4.600 vdekje të parakohshme në Shqipëri në vitin 2021.
Kjo nuk është thjesht statistikë; është një realitet i zymtë që përkthehet në shtim të problemeve të frymëmarrjes, kostove të kujdesit shëndetësor dhe presioneve ndaj shërbimeve publike. Cilësia e keqe e ajrit shkakton dëmtim të zhvillimit kognitiv që çon në performancë të dobët në shkollë”, thuhet në deklaratë.
Më 8 shtator, kryebashkiaku Erion Veliaj, nxori një foto në rrjetet sociale dhe tha se Tirana është listuar në “top-10”-shen e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë.
Në rast se, Tirana do të ishte e 10-ta në listën e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë, a do të ishte një nga vendet me ajrin më të ndotur në rajon.
Këtë e thotë qartë studimi.
“Mbrojtja, mirëmbajtja dhe rritja e mbulesës urbane dhe peri-urbane të pemëve dhe natyrës mund të ndihmojë për uljen e ekspozimit ndaj ndotjes urbane. Për shembull, pemët përgjatë rrugëve veprojnë si një pengesë fizike, duke reduktuar fluksin e drejtpërdrejtë të ndotësve nga trafiku drejt ndërtesave. Mbulesa e shëndetshme e pemëve dhe e natyrës gjithashtu mund të zvogëlojë gjenerimin dhe ekspozimin ndaj rërës dhe pluhurit në zonat urbane. Bashkimi Evropian do të mbështesë ripyllëzimin dhe menaxhimin e pyjeve në Shqipëri përmes programit të tij “BE për pyjet” që do të nisë vitin e ardhshëm”.
Përveç gënjeshtrës për pemët, ku në fakt në Tiranë shohim të kundërtën, betonizim, kulla, sezoni i verës ishte skandal në menaxhimin e Veliajt, nëse mund ta quajmë të tillë.
Për javë me radhë, CNA thuajse çdo ditë ka vëzhguar çdo lagje dhe rrugë të Tiranës, duke treguar se kryeqyteti nuk merrte dot frymë nga plehrat që dergjeshin gjithandej.
Plehrat, erërat e këqija, temperaturat e larta ishin një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve, të cilët ndonëse paguajnë taksën për pastrimin e plehrave, rreth 29 euro/ ton mbetje, u përballën me një situatë skandaloze, atë të mbeturinave të shpërndara kudo nëpër lagje dhe rrugët e kryeqytetit.
Pa harruar të përmendim që janë paguar më shumë se 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe që është në prag katastrofe, pasi janë tejkaluar të gjitha kapacitetet.
Kështu, edhe një herë na rezultoi se Veliaj jo vetëm e keqmenaxhon kryeqytetin por tenton t’u hedhë hi syve qytetarëve të Tiranës, për pemë dhe cilësi të ajrit, kur e vërteta në fakt është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve, fëmijëve që janë brezat e ardhshëm.
Këtë e thotë qartë dhe qëndrimi i BE, për ndotjen e ajrit në Shqipëri, duke thënë se është një sfidë serioze urgjente për të cilën duhen marrë masat./CNA
“Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes pë rtë sjell...
“The Telegraph” i ka kushtuar sot një artikull të “ngjeshu...
Kompania ajrore Air Albania është justfikuar s ai përket a...
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka kthyer sërish në burg ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokuror...
Operatorët turistikë në Pogradec kanë mbyllur një sezo...
Në nisje të edicionit të tretë të Programit të Ekipeve Spo...
Në Pallatin e Kongreseve është mbajtur takimi vjetor për a...
Në mbyllje të sezonit turistik, numri dy i qeverisë, Belin...
Gjykata e Posaçme e Apelit e ka pasur të pamundur që të ha...
Skandal i kompanisë shqiptare të fluturimit ajror “Air Alb...
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të sh...
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim të prem...
Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoga...
Më 15 tetor, në Luksemburg do të zhvillohet Konferenca e D...
Italia ka hapur zyrtarisht dy qendra në Shqipëri, ku plani...
Top eventi botëror i bukurisë sërish në Shqipëri për edici...
Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfi...
Puna për qendrat e emigrantëve në Lezhë, që do të jenë nën...
Rreth 40 minuta ka zgjatur protesta e opozitës para Bashki...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...