“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të shfuqizojë një vendim të shkallës së parë të kësaj gjykate si dhe disa vendime të institucioneve shqiptare për dhënien me koncension për ndërtimin e një hidrocentrali mbi kanionin e lumit Seta, një Monument natyre me mbrojtje të veçantë.
“Një fitore që na bën të besojmë se ka drejtësi,” tha pas daljes nga godina e kësaj gjykate Mustafa Tola, njëri prej 11 banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, të cilët kishin paditur në gjykatë Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Këshillin Kombëtar të Ujit, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe Shoqërinë “Hidro Seta” shpk.
Vendimi i trupës gjyqësore, i përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Blerona Hasa dhe Rezarta Aliu, parashikon shfuqizimin e pjesshëm të vendimeve të marra nga këto institucione që lidhen me lejen e ndërtimit, lejen mjedisore dhe kontratën koncensionare vetëm për ndërtimin e HEC-it “SETA-4”.
“Ky është lumi i vetëm nga 4 lumenj që ishin pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës që kishte akoma disa kilometra të pashfrytëzuara,” tha Tola, duke shtuar se “3 lumenjtë e tjerë kanë vdekur, i kanë futur në tuba”.
Tola, mjek veteriner me profesion, prej vitesh është një aktivist i mbrojtjes së mjedisit duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-ve mbi rrjedhën e lumenjve të zonës së Dibrës dhe e ka ndjekur këtë çështje në dhjetra seanca gjyqësore në shkallën e parë.
Sipas tij, gjatë betejës disa-vjeçare në gjyqësor punimet për HEC-in kanë vijuar. “Ne presim që të prishet dhe uji i futur në tubacione t’i kthehet zonës,” shton ai, duke e cilësuar ujin e këtij lumi jetik për ruajtjen e natyrës së Lurës si një zonë e mbrojtur.
Në padinë e tyre banorët i referohen listës së Monumenteve të Natyrës ku përfshihen dhe “Burimi dhe shpella e Sopanikës” dhe “Gryka e Setës”, të cilat preken nga realizimi i këtij projekti.
“Zbatimi i tij sjell pasoja dhe dëme të mëdha që kanë të bëjnë me denatyralizimin e luginës së këtij lumi, duke dëmtuar dhe sjellë pasoja në dëmtimin e faunës dhe florës (bimëve dhe kafshëve) dhe për rrjedhojë dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e banorëve të fshatit”- thuhet në padinë e dorëzuar në gjykatë.
Beteja e banorëve ka nisur para shumë vitesh me protesta dhe procese ligjore.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë e rrëzoi padinë e tyre në dhjetor të vitit 2018, duke dalë në përfundimin se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC-i cënonte zonat e mbrojtura.
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në vitin 2015 ndërtimin e 4 HEC-eve në luginën e lumit Seta nga kompania “HYDROSETA POWER”, por banorët në kërkesë padinë e tyre kërkuan shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e njërit prej tyre, “SETA 4”, pasi nga 4 kanione që janë në zonë me statusin si zonë e mbrojtur, gjurma e HEC-it prekin 2 prej tyre, që gëzon mbrojtje ligjore./ Reporter.al
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim të prem...
Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoga...
Më 15 tetor, në Luksemburg do të zhvillohet Konferenca e D...
Italia ka hapur zyrtarisht dy qendra në Shqipëri, ku plani...
Top eventi botëror i bukurisë sërish në Shqipëri për edici...
Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfi...
Puna për qendrat e emigrantëve në Lezhë, që do të jenë nën...
Rreth 40 minuta ka zgjatur protesta e opozitës para Bashki...
Seanca për inceneratorin e Fierit në Apelin e Posaçëm ka d...
Një denoncim i fortë u bë në protestën kundër Erion Ve...
Aktori Mehdi Malkaj bëri një thirrje të fortë gjatë fj...
Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, k...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e depu...
Rrjeti "Safe Journalists" dënoi ashpër sulmin e dhunshëm n...
Richard Grenell, ish-këshilltari i ish-presidentit amerika...
Analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbrëmjen e djeshme d...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ësht...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi d...
Këtë të premte do të mbahet protesta e 28-të kundër kr...
Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publik...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...