Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim të premten më 11 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Ankimi është bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që e cilësoi vendimin e KPK të paqartë dhe evidentoi nevojën e kontrollit në Kolegj.
Prokurori Afrim Shehu u konfirmua në detyrë më 15 maj. Gjatë seancës dëgjimore në KPK ai u përball me pyetje për një bilanc negativ në vlerë të konsiderueshme, të konstatuar para dhe pas fillimit të detyrës. Subjekti dha gjithashtu shpjegime për disa nga denoncimet e depozituara nga qytetarët. Megjithatë, Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet e Shehut dhe e la atë në detyrë. Procesi i vetingut për Shehun u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon.
Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.
ONM çmoi se disa prej çështjeve të trajtuara në vetingun e prokurorit Afrim Shehu nuk u vlerësuan si duhet, duke e bërë vendimin e Komisionit të paqartë, pasi duket se nuk bazohet në provat e administruara. Edhe Komisioneri Ballhysa vlerëson se vendimi i KPK për Shehun është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe për t’iu nënshtruar shqyrtimit në Kolegj.
Komisioni i kaloi subjektit barrë prove për pamundësi financiare në vlerën totale rreth 15.9 milionë lekë, nga të cilat 12.8 milionë lekë para fillimit të detyrës dhe 3.1 milionë lekë bilanc negativ i konstatuar në vitet 2009-2016.
Pasi vlerësoi shpjegimet dhe provat e depozituara prej Shehut, Komisioni arriti në konkluzionin se ato kanë nivel besueshmërie dhe provueshmërie të mjaftueshëm dhe i reflektoi në analizën financiare, duke e rrudhur bilancin negagtiv nga 15.9 milionë lekë, në 3.1 milionë lekë, nga të cilat rreth 1.6 milion lekë para detyrës dhe rreth 1.4 milion lekë gjatë ushtrimit të funksionit të prokurorit.
Në përfundim, KPK ka çmuar se pasaktësitë e konstatuara dhe balancat negative të fondeve të rezultuara nuk janë të mjaftueshme që të sjellin shkarkim. Duke gjykuar mbi bazën e parimit të proporcionalitetit, deklarimet e pasakta dhe problemet në analizën financiare, nuk u çmuan të mjaftueshme për cenimin e kriterit të pasurisë, apo që të mund të ndikonin në vlerësimin tërësor.
Ndërsa Komisioneri Publik, ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni, duke çmuar se Shehu nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës. “[…]Edhe pas kalimit të barrës së provës, nuk arriti të justifikojë burimet e ligjshme të tij dhe personave të lidhur e të tjerë të lidhur me të, për krijimin e pasurive, mbulimin e shpenzimeve dhe kursimeve edhe për vitet 2014-2016, për një pamjaftueshmëri financiare përtej asaj të konstatuar nga Komisioni”, vlerëson Ballhysa dhe nënvizon se edhe në skenarin më të mundshëm garantist, në të cilin Komisioni ka konsideruar të gjitha prapësimet e subjektit të rivlerësimit, sërish diferenca negative e rezultuar kalon kufijtë e proporcionalitetit dhe standartit Kushtetues të vendosur në jurisprudencën e Kolegjit.
Lidhur me profesionalizmin, Ballhysa çmon se gjetjet e rezultuara gjatë hetimit administrativ janë të tilla që bien ndesh me vlerat themelore të pritura nga një magjistrat. “Kjo përfshin parime si paanësia, integriteti dhe shmangia e konfliktit të interesit, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e besimit dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor”, shprehet Ballhysa dhe shton se gjetjet në kriterin profesional e vendosin Shehun në kushtet e parashikuara nga neni 61 pika 5 e ligjit për vetingun e magjistratëve, ku përcaktohet pamundësia për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit, si dhe cënimi i besimit të publikut tek drejtësia.
Në përfundim, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu./ Reporter.al
Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoga...
Më 15 tetor, në Luksemburg do të zhvillohet Konferenca e D...
Italia ka hapur zyrtarisht dy qendra në Shqipëri, ku plani...
Top eventi botëror i bukurisë sërish në Shqipëri për edici...
Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfi...
Puna për qendrat e emigrantëve në Lezhë, që do të jenë nën...
Rreth 40 minuta ka zgjatur protesta e opozitës para Bashki...
Seanca për inceneratorin e Fierit në Apelin e Posaçëm ka d...
Një denoncim i fortë u bë në protestën kundër Erion Ve...
Aktori Mehdi Malkaj bëri një thirrje të fortë gjatë fj...
Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, k...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e depu...
Rrjeti "Safe Journalists" dënoi ashpër sulmin e dhunshëm n...
Richard Grenell, ish-këshilltari i ish-presidentit amerika...
Analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbrëmjen e djeshme d...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ësht...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi d...
Këtë të premte do të mbahet protesta e 28-të kundër kr...
Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publik...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...