Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Prej muajit maj, fillimi i proceseve për incineratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit mbetet pezull në Gjykatën e Apelit për shkak të mungesës së avokatëve apo kërkesave të tyre për shtyrje. BIRN

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka pasur të pamundur që të hapë shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurve për aferat e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit për shkak të mosparaqitjes së avokatëve apo kërkesave të tyre për shtyrje.
Seanca e radhës për procesin e incineratorit të Fierit u shty të premten më 11 tetor, pasi përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, avokati Julian Mërtiri, nuk ishte i pranishëm. Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Engert Pëllumbi sqaroi se avokati Mërtiri kishte kërkuar shtyrjen e seancës, pasi e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Ai kishte paraqitur dhe dokumentacionin që vërtetonte paaftësinë për punë për tre ditë.
Sipas gjyqtarit Pëllumbi, edhe avokati i Kokës i caktuar kryesisht, Denis Karaj kishte lajmëruar se nuk mund të paraqitej në seancë, pasi ishte për udhëtim jashtë shtetit dhe kishte dërguar me email foto të biletave të udhëtimit. As vetë i pandehuri Koka nuk ishte i pranishëm në sallë.
Megjithëse të gjithë të pandehurit e tjerë në proces kishin të pranishëm përfaqësuesit e tyre ligjorë, mungesa e mbrojtësve të Kokës e bëri të pamundur vijimin e seancës. Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi dhe vendosi shtyrjen e seancës për më datë 18 tetor, në orën 11:00.
Me justifikime të ngjashme janë shtyrë pa rezultat 11 seanca prej 14 majit për çështjen e incineratorit të Fierit. Po ashtu, me kërkesë të avokatëve apo mospranisë së tyre janë shtyrë edhe 8 seanca për incineratorin Elbasanit, prej 5 qershorit e në vijim.
Shumica e të pandehurve për aferat e incineratorëve kanë lënë qelitë, pasi dënimet e dhëna në shkallën e parë janë përmbushur me kohën e paraburgimit, ndërsa për të tjerë të akuzuar në këto çështje, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, vijon që ditët e burgut që po bëjnë t’u numërohen me një ditë e gjysmë.
Sipas nenit 57 të Kodit Penal, një ditë paraburgim është baraz me një ditë e gjysmë burgim të zakonshëm. Në këto kushte, qëndrimi në paraburgim shkurton qëndrimin në qeli të të pandehurve që nuk janë liruar ende.
Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë më 25 shtator 2023.
Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, shumica e të akuzuarve të shpallur fajtorë lanë qelitë pasi gjykata konvertoi dënimet e tyre me shërbim prove ndërsa në burg mbetën vetëm Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe Loran Duzha, ish-administrator i koncesionit të Fierit.
Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, kur u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Koka u gjykua veçmas dhe për incineratorin e Elbasanit, ku dhe në këtë rast u deklarua fajtor me vendim të datës 5 tetor 2023 dhe u dënua m 5 vjet e 8 muaj burgim.
Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vjet burg për aferën e incineratorit të Fierit. Mes të dënuarve është dhe ish-deputeti Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Skandal i kompanisë shqiptare të fluturimit ajror “Air Alb...
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të sh...
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim të prem...
Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoga...
Më 15 tetor, në Luksemburg do të zhvillohet Konferenca e D...
Italia ka hapur zyrtarisht dy qendra në Shqipëri, ku plani...
Top eventi botëror i bukurisë sërish në Shqipëri për edici...
Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfi...
Puna për qendrat e emigrantëve në Lezhë, që do të jenë nën...
Rreth 40 minuta ka zgjatur protesta e opozitës para Bashki...
Seanca për inceneratorin e Fierit në Apelin e Posaçëm ka d...
Një denoncim i fortë u bë në protestën kundër Erion Ve...
Aktori Mehdi Malkaj bëri një thirrje të fortë gjatë fj...
Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, k...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e depu...
Rrjeti "Safe Journalists" dënoi ashpër sulmin e dhunshëm n...
Richard Grenell, ish-këshilltari i ish-presidentit amerika...
Analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbrëmjen e djeshme d...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ësht...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...