Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në mënyrë abuzive kishin zaptuar hapësirat publike duke i shfrytëzuar ato për ushtrimin e aktiviteteve tregtare. Këto ndërhyrje të paligjshme kishin dëmtuar edhe sigurinë rrugore, duke krijuar kështu rrezik për të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor.
Pas largimit të tyre përmes IKMT-së, do të nisë një fazë e re për kthimin e disa prej këtyre pikave në vendpushime për të gjithë qytetarët, por edhe vizitorët e huaj, të cilët do të mund të shijojnë panoramën që ofron zona.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në terren, në një prej pikave tashmë të çliruara falë ndërhyrjes së inspektorëve të IKMT-së, së bashku me drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli dhe kreun e IKMT, Ervin Hoxha.
“Pothuajse në të gjithë aksin, Babicë-Orikum, Orikum-Dukat është bërë identifikimi i të gjitha subjekteve. Ka qenë një tendencë pothuajse në të gjitha sheshpushimet për vendosjen e një aktiviteti tregtar, kryesisht i vogël, me kioska, dhe me gjithë paralajmërimet tona për tu zhvendosur dhe për tu çliruar këto hapësira publike, për të krijuar një sheshpamje nga ana e turistëve, kjo ka qenë e pamundur. Në fund ne si IKMT morëm një vendim për zhvendosjen e tyre dhe pothuajse të gjitha pikat, 18, të cilat ishin të paligjshme, u zhvendosën”, njoftoi Hoxha referuar aksionit të ndërmarrë përgjatë disa ditëve nga ana e IKMT-së në zonë.
Nga ana e tij, drejtori Agolli njoftoi se ka nisur puna për identifikimin e pikave ku do të ndërtohen këto vendqëndrime, ku deri më tani janë 5 të tilla. “Do të mundësojmë të bëjmë disa projekte të cilat ne shpresojmë që pas përfundimit të sezonit turistik, shtator-tetor, të fillojmë nga puna që për sezonin tjetër të jenë të gjitha gati”, tha drejtori i FSHZH.
Zëvendëskryeministrja Balluku tha se do të nisë menjëherë puna për projektimin e këtyre pikave, për të qenë gati në sezonin e ardhshëm turistik, duke shërbyer si një mjedis pushimi për të gjithë qytetarët.
“Ajo çka duhet të bëjmë është që duhet të nisim menjëherë projektimin e saktë dhe ashtu siç kemi bërë me platformën në Llogara për ka kthyer në një platformë me kushte dhe parametra sigurie, çka është më e rëndësishme. Këtu duhet të marrim të gjitha masat për kushtet e sigurisë gjatë projektimit dhe më pas për ndërtimin e tyre për ti pasur në sezonin tjetër”, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që abuzon, duke njoftuar se do të ketë ndëshkime administrative në rast se do të konstatohen shkelje të ngjashme, jo vetëm në bypassi-in e Vlorës, por në çdo aks tjetër rrugor, pasi këto ndërhyrje rrezikojnë përdoruesit e rrugës.
“Periudha e këshillimit përfundon këtu dhe tashmë do fillojnë të merren masa të mirëfillta, qoftë kjo me gjoba dhe akte të tjera administrative, pasi duhen respektuar të gjitha palët dhe jemi duke folur jo thjesht për respektin e pronës shtet, por po flasim edhe për sigurinë”, paralajmëroi Balluku./ CNA
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PS-së, Halit Valteri ka...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur...
Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak, e c...
Debate të forta ka patur gjatë mbledhjes së Këshillit ...
Situatë e tensionuar në mbledhjen e Këshillit të Bashk...
Më shumë se 30 drejtues të mjeteve bujqësore që protes...
Dhjetëra fermerë të fushës së Korçës kanë protestuar m...
Për më shumë se 3 orë, Rajmonda Nika, gruaja e Aleks N...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka apeluar ma...
Liqeni i Prespës, i cili shtrihet në 3 shtete, Shqipër...
SPAK-u njoftoi pak ditë më parë se GJKKO kishte dhënë ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznik...
SPAK-u para pak ditësh publikoi një njoftim pas disa u...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznik...
Këtë të hënë do të mbahet seanca e parë për çështjen e "21...
Vit pas viti, punësimi i pensionistëve po vjen në rrit...
Një protestë po zhvillohet mëngjesin e kësaj të hëne në ju...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...