Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm, për shkak edhe të fluksit të lartë të turistëve vitin e kaluar, fermerët në zonën e Korçës shtuan të mbjellat për qepë të thata dhe patate rreth 30% më shumë se vjet.
Aktualisht për qepën, çmimi i kërkuar me shumicë është deri 50% më pak se vjet.
Në tregun e brendshëm, nga tregtarët e shumicës, sipas fermerëve qepët po kërkohen me çmim 25 lekë për kg nga 50 lekë që u shit vjet në këtë periudhë.
“Çmimi i kërkuar është i paleverdishëm, pasi nuk arrijmë të nxjerrim shpenzimet e mbjelljes. Ndërsa vihet re që krahasuar me vjet kërkesa është më e ulët, nga rënia e turizmit dhe largimet e popullatës në emigracion”, pohon Mikel Plasa, kultivues i qepëve dhe patateve në zonën e Korçës.
Vasfi Sherifi, agronom në zonën e Korçës, njohës i mirë i bujqësisë, pohoi se çmimet e shitjes së qepës në disa raste arrijnë deri në 35 lekë për kg. Sipas tij, edhe me çmim më të ulët, fermerët nuk po arrijnë të shesin sasi të lartë të prodhimit të tyre, për shkak të rënies së fluksit të turistëve krahasuar me vjet.

Nevion Telha thotë se prodhimi i qepës është i lartë, përfshirë edhe prodhimin e zonës së Lushnjës. Telha pohon se këtë vit ka edhe shtim të importeve të qepës në vend. Ndërsa kërkesa është më e ulët se vjet e ndikuar nga largimet në emigracion dhe turizmi.
Ai thotë se nëse magazinohet, çmimi i qepës në periudhën e dimrit rritet ndjeshëm, por magazinimi nuk është i leverdishëm për fermerët, pasi më tepër magazinojnë pataten.
Sipas të dhënave të INSTAT, në rang vendi për vitin 2023 u prodhuan 117,1 mijë tonë qepë të thata. Në raport me 2022 prodhimi u rrit rreth 8%.
Nisur nga ecuria pozitive e kërkesës së vitit të kaluar shumë fermerë nisën prej fillimit të muajit mars në fshatrat, si: Pojan, Pirg, Zvirinë, Moglicë, Mollas etj.
Sipas agronomit Nevion Telha, fermerët shtuan të mbjellat me bimët prashitëse rreth 30% krahasuar me vjet. Telha pohoi më herët se shtimi i të mbjellave u ndikua nga rritja e kërkesës sipas tij kryesisht në tregun vendas, por edhe për eksport. Ai tha se në muajin mars, çmimi i qepës së thatë ishte 80 lekë për kg, i leverdishëm për fermerin.
Fermerët presin të njëjtën ecuri edhe me daljen e prodhimit të patates. Vjet në vend u prodhuan sipas të dhënave të INSTAT rreth 274,1 mijë tonë patate. Krahasuar me 2022 prodhimi u rrit 4,3%.

Ndërsa shitja e grurit ka hyrë në vitin e dytë të krizës. Sivjet çmimi i kërkuar i shitjes varion nga 21 deri 23 lekë për kg nga 28 lekë për kg që u kërkua vitin e kaluar nga 21 deri në 33% më pak se vjet.
Fermerët ngrenë shqetësimin se edhe grurin e sivjetshëm e kanë stok. “Kam 3 mijë kv grurë të pashitur. Çmimi i kërkuar është komplet nën kosto prodhimi. Nuk parashikoj të mbjell më grurë ”.
Agronomi Nevion Telha tha se rritja e stokut të grurit është ndikuar nga mungesa e kërkesës së fabrikave të blojës, pasi nga importi çmimi arrin 23 lek për kg. Në këtë situatë sipas tij gruri i destinuar për prodhim buke, do të shitet si ushqim për kafshët.
Për shkak të ndërprerjes së furnizimit të zinxhirit ushqimor nga lufta Rusi-Ukrainë dhe për të nxitur pavarësinë ushqimore të vendit për prodhimin e grurit, më korrik të 2022 për herë të parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) miratoi masën e posaçme për subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve në mbështetje të fermerëve që prodhojnë mbi 1 ha grurë.

Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023-shit. Financimi shtoi rreth 40% të mbjellat, por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022-shin.
Për këtë vit kultura e grurit nuk u përfshi në skemën kombëtare për dhënien e subvencioneve direkte. Ndërsa do të vijojë të mbështetet nga dhënia e naftës pa akcizë. Sivjet nafta do të përfitohet nga fermerët në formën e pagesave.
Për grupin e dytë të të mbjellave, si: grurë, tërshërë, thekër, elb, foragjere njëvjeçare, industriale – patate, duhan, panxhar, pambuk vlera që do të përfitohet është 12,784 lekë/ha.
Sipas të dhënave të INSTAT, sasia e grurit të prodhuar për vitin 2023 ishte në nivele të njëjta me 2022./ Monitor.al
Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për f...
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas ngjarjeve të fundit që ...
Të dënuarit shqiptarë në shtetin fqinj Greqinë përmes një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e tr...
"Omonia" ka denoncuar se certifikatat e pronësisë që jep k...
Investitori i "Hotel Rozafa Tower", Agustin Uldedaj ka...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka kritikuar b...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për vra...
Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare...
Policia Rrugore njofton se për shkak të shkeljeve të r...
SPAK u komunikon akuzat 12 personave të akuzuar për in...
Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë...
“Maldivet e Europës” (Ksamili) që u bënë fytyra turistike ...
UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Tra...
Përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku të g...
CNA ka hapur një sondazh, në lidhje me hetimet e proku...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, ka nisur pre...
Këtë të shtunë është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeça...
Koncepti punë, sipas përshkrimit tradicional, ka ndrys...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...