Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ku Olsi Ibro, i akuzuar për mashtrimet me mikrokreditë, i dha fund jetës së tij, duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Dyshohet se 45-vjeçari ka pirë helm dhe më pas për shkak të gjendjes shëndetësore të rëndë që i ka shkaktuar vetëhelmimi, është ngjitur në pallatin në ndërtim për t’u vetëhedhur dhe për t’i dhënë fund jetës.
Kamerat e sigurisë kanë pikasur 45-vjeçarin të vetëm brenda në makinën e tij të parkuar para pallatit ku u vetëhodh. Nga pamjet që ka grupi hetimor, Ibro ka qëndruar për një kohë të gjatë i vetëm brenda në makinë, nga ku dyshohet se aty mund të ketë konsumuar edhe helmin.
Ndërkohë pritet ekspertiza mjekoligjore për të vërtetuar nëse 45-vjeçari është vetëhelmuar para se të hidhej nga pallati në ndërtim.
Kush ishte Olsi Ibro?
Olsi Ibro ishte në kërkim për skemën e mashtrimit me mikrokreditë, ku kanë rënë viktima qytetarët shqiptarë. Ai është bashkëshorti i Elda Ibros, e cila rezulton si administratore dhe aksionere 100% e "Micro Credit Albania", një prej shoqërive mikrofinanciare të përfshira në skemën e mashtrimit.
Elda Ibro ndodhet në "arrest shtëpie", pasi akuzohet se u ka zhvatur miliona euro shqiptarëve.
MCA është themeluar në maj të vitit 2014. Ajo operoi në tregun e blerjes dhe ekzekutimit të kredive me probleme nga institucione të tjera bankare dhe jobankare.
Olsi Ibro nga ana tjetër ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se "Micro Credit Albania" ndërvepronte me institucionin jobankar "Final", me ADCA dhe me disa zyra përmbarimore.
Ata i bënin presion, përndiqnin debitorët e familjarët e tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme dhe u sekuestronin atyre pasuritë në kundërshtim me ligjin.
Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principal të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.
Në këtë mënyrë, ata zhvatën 10-ra miliona euro nga shqiptarët./ CNA
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka reagua...
Biznese dhe shërbime në gjithë botën gradualisht janë duke...
Pas betimit si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Fr...
Rënia e qëndrueshme e euros në këmbim me lekun vitet e fun...
Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksi...
Që prej vitit 2012, qeveria ka integruar në buxhet financi...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Vizitorët jo-rezidentë në strukturat akomoduese në ven...
Zjarret në sipërfaqet pyjore prej disa javësh vazhdojnë të...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është paraqit...
Një problem në rrjetin “Cloud”- të “Microsoft-it ka blloku...
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për Reform...
Të premten, Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykim të shk...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me si...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Ish-zyrtari e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, ...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, në...
Seanca e radhës në Apelin e Posaçëm për ish-kryeminist...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...