Krimet në vend/ Berisha i drejton “gishtin” Ballës
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas ngjarjeve të fundit që ...

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë.
Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.
Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt. Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.
Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.
Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi. Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).
Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomës që do të marrësh. Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person. Në këtë ofertë përfshihen akomodimi, mëngjesi, darka, dhe parkimi.
Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në "Instagram" ose "Facebook" dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit.
Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit, edhe pse në një nivel të mirë, nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.
Për më tepër po vihet re mungesa e pushuesve vendas, të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia.
Po kështu bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës, të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre./ Monitor.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas ngjarjeve të fundit që ...
Të dënuarit shqiptarë në shtetin fqinj Greqinë përmes një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e tr...
"Omonia" ka denoncuar se certifikatat e pronësisë që jep k...
Investitori i "Hotel Rozafa Tower", Agustin Uldedaj ka...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka kritikuar b...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për vra...
Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare...
Policia Rrugore njofton se për shkak të shkeljeve të r...
SPAK u komunikon akuzat 12 personave të akuzuar për in...
Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë...
“Maldivet e Europës” (Ksamili) që u bënë fytyra turistike ...
UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Tra...
Përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku të g...
CNA ka hapur një sondazh, në lidhje me hetimet e proku...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, ka nisur pre...
Këtë të shtunë është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeça...
Koncepti punë, sipas përshkrimit tradicional, ka ndrys...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka reagua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...