Një udhëtim unik në Malin e Shenjtë të Athosit/ Dokumentari i Blendi Fevziut, sonte ritransmetim në CNA TV
Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin "Opinion" u transmetua...

Përfaqësuesi i ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, Nador Bakalli, ndau sot një qëndrim të fortë lidhur me ligjin ndaj barazisë gjinore në Shqipëri.
I ftuar në “Syri TV”, Bakalli e cilësoi si një eksperiment të dështuar që vendet perëndimore tashmë po e rikonsiderojnë.
Bakalli u shpreh se Shqipëria po shkon kundër rrymës globale, duke miratuar një ligj agresiv dhe konfuz, që cenon parimet bazë ligjore, synon fëmijët dhe rrezikon të ardhmen e familjes shqiptare.
“E para sepse këtë ligj ne e kemi provuar në kurriz njëherë. Pra, Kanadaja, duke qenë një nga vendet më liberale e ka prej vitesh këtë ligj. Edhe aty ka prodhuar një lloj ndryshimi social që ne e kemi provuar në kurriz. Pra e kemi provuar te kurrikulat e fëmijëve, e kemi provuar te gjendja civile, e kemi provuar te pashaportat, te dokumentet e identifikimit. Te sportet, gjithandej, pra burrat që konkurrojnë me gratë, domethënë, i shihni videot, ato videot...
Absolutisht që ka një moment. Edhe ky moment ka ardhur me ardhjen e Presidentit Trump. Pra, ajo vorbull, ajo valë që ai ka prodhuar, ka mundësuar që në shumë vende të botës kjo punë të rikonsiderohet. Vjen Shqipëria tash dhe shkon kundër rrymës. Si shumë gjëra të tjera shkon kundër rrymës. Pra ndërkohë që e gjithë bota po e rikonsideron thotë, ore ka një realitet biologjik aty. Pra kemi sy në ballë dhe i shohim çfarë janë, a janë burra, a janë gra. Këto, ne mbrapsht. Edhe mjekra s'na e mbulon dot. Kështu që, domethënë vijmë këtu dhe vjen ky ligj. Jo vetëm kaq, po ligji është jashtëzakonisht agresiv ore. Në shumë... Po ja po të them unë ty për shembull.
Janë përpjekur ta zbusin dhe të krijojnë atë konfuzion, që është e gjithë filozofia e këtyre. Krijojnë sa më shumë konfuzion. Pra ligji, e para e punës bën një gjë që është krejtësisht kundër të gjitha parimeve ligjore. Domethënë unë s'jam jurist, po të gjithë e dimë që barra e provës i takon akuzuesit, apo jo? Në çdo ligj, është standard botëror. Ky ligj është e kundërta. Pra dal unë si Nador dhe them, që do ja them bile, edhe kam dëshirë të bëhem subjekt i ligjit, sot që kam ardhur këtu, barra i takon atij që flet, njeriut që thotë atë që beson. Kemi 30 deri në 50% të kuotave mbi bazën e vetëdeklarimit gjinor. Ne e kemi parë sot dhe po shohim situata ku njerëzit, pra fëmijët, njerëzit vetëdeklarohen pemë, mace. Pra lloj-lloj gjërash, pra do t'i fusim macet në parlament neve? Edhe pemët? Domethënë, kjo është ajo që duan të bëjmë, 30 deri në 50%. Me vetëdeklarim.
Kemi gjuhën gjithëpërfshirëse. Tani do na mësojnë me fol ne këta? Pra kur unë shoh një gjë dhe e shoh me sytë e mi dhe them që kjo është grua ose ky është burrë, domethënë unë i bie të bëhem subjekt i ligjit domethënë. Sepse ai ofendohet apo ajo ofendohet edhe të tjerët ndryshojnë gjëra, sepse s'janë burra, janë pemë, janë mace e të tjerë. Pra ka probleme madhore. Do ketë probleme te kurrikulat e fëmijëve në shkollë. Pra targeti i tyre janë fëmijët domethënë. Po pa dyshim. Targeti fëmijët janë. Këto ligje target kanë fëmijët edhe, pra gjiri i familjes është arma më e fortë sot që kemi ne për të luftuar këtë ligj, përveç gjërave ligjore që jemi duke bërë ne. Pra ato si të thuash, kontaktet ndërkombëtare, për të qenë e për hir të vërtetës ne kemi marrë dhe një përgjigje nga ambasada amerikane për këtë punë, që nuk është e zakonshme. Pra, ca mund të thonë që është formale, mua s'më duket ashtu, sepse aty citohet specifikisht që është kjo kërkesë sepse ne i bëmë letër Trump-it. Kjo kërkesë është protokolluar, faleminderit që ngritët shqetësimin për ligjin e barazisë gjinore. Pra s'ishte një auto-reply, një përgjigje formale. Kështu që ne kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë betejë të dashur, domethënë për ta çuar deri në fund, sepse këtu rrezikohet e ardhmja e gjithë familjeve tona”,-tha Bakalli./CNA
Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin "Opinion" u transmetua...
Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka p...
Muaji janar njihet si periudha e rritjes së qarkullimit të...
Sot PD ka njoftuar se do të zhvillohet një protestë, e cil...
Mosdërgimi në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e Avokatit të...
Rruga kryesore në afërsi të zonës së quajtur Guri i Kuq në...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ...
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa banesa...
Reshjet e dëborës kanë filluar në aksin e Rrugës së Kombit...
Reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh kan...
Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga r...
Për shkak të motit të përkeqësuar dhe dallgëzimit të detit...
Territori i Qarkut Shkodër është një ndër më të prekurit n...
Situata në njësinë administrative Novoselë është përkeqësu...
Në Qarkun Korçë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesi...
Gjatë orëve të natës, në aksin rrugor Hani i Hotit – Vermo...
Reshjet e dendura dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme n...
Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmër...
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika në fsh...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...