Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin "Opinion" u transmetua një dokumentar i rrallë. Për herë të parë është transmetuar në ekranin e "TV Klan", një dokumentar special nga Mali i Shenjtë i Athosit.
Një dokumentar, që shfaq një shtet autonom unik në botë, ku ekzistojnë dhjetëra manastire, mijëra murgjër dhe besimtarë të shumtë. Por jo vetëm kaq, me një histori mbi 1000-vjeçare, në vende të shenjta pelegrinazhi dhe jo vetëm.
Gazetari Blendi Fevziu dhe një ekip i "TV Klan" shkuan atje dhe u shoqëruan nga një klerik, At Theonas, i cili i ka treguar gazetarit shumë nga mistiket apo enigmat e panjohura që ka Mali Athos. Dhe në këtë dokumentar të Blendi Fevziut publiku u njoh me të vërtetën e këtij vendi të shenjtë.
DOKUMENTARI DO RITRANSMETOHET I PLOTË NË CNA TV KËTË TË ENJTE DT. 08 JANAR 2026, NË ORËN 20:00.
CNA TV E GJENI NË KANALIN 44 NË PLATFORMËN DIGITALB DHE KANALI 10 NË PLATFORMËN KLANI IM SI DHE NË TË GJITHA PLATFORMAT TOKËSORE, KABLLORE DHE ONLINE, SI DHE NË FAQEN TONE WWW.CNA.AL
Të vërtetën nëpërmjet një dokumentari rreth 50 minuta, që fillon nga qendra e Malit Athos, në Karyes, te manastiret e këtij vendi, por këto 50 minuta nuk mjaftojnë për të treguar Malin e Shenjtë dhe manastiret e tij të shumta apo jetën e murgjërve.

Ky është një dokumentar i parë i sjellë nga gazetari Blendi Fevziu, në një vizitë njëditore, dhe thuajse në të pamundurën për të treguar historinë e këtij vendi të shenjtë. Ndoshta do të duhen ditë dhe javë dhe dhjetëra dokumentarë të tjerë, por ky dokumentar i parë i Fevziut në Athos, flet jo pak, për të krishterët, për besimin orthodhoks, për manastiret, për murgjit dhe për gjithçka që lidhet edhe me shqiptarët në këtë Mal të Shenjtë.
Gazetari Blendi Fevziu ishte i shoqëruar nga ekipi i tij i xhirimit dhe nga kolegu Elvi Fundo, së bashku me Nikon dhe Anastasin, dy shqiptarë që jetojnë në Uranupoli, që shoqëruan ekipin e gazetarëve dhe "TV Klanit" në Malin e Shenjtë.
Një dokumentar unik në llojin e vet dhe ashtu siç tha vetë Blendi Fevziu: "Unë kam vizituar rreth 150 vende të botës, por nuk kisha parë deri më sot një vend të tillë si Athos".

Mali Athos është një republikë unike monastike e murgjve ortodoksë lindorë në Greqinë Veriore, e famshme për 20 manastiret, historinë e pasur, rëndësinë shpirtërore dhe artin. Athos është shpallur Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në vitin 1988.
E vendosur në gadishullin më lindor të Halkidikisë, është një qendër e Krishterimit Orthodhoks, duke ruajtur traditat, artin dhe arkitekturën e lashtë, e arritshme për pelegrinët meshkuj me leje të posaçme.
Mali i Athosit është dega më lindore e Gadishullit të Halkidikisë, me një mal të lartë e të pyllëzuar që kulmon në majën e Malit Athos (2,033 m). Një territor vetëqeverisës brenda Greqisë, nën juridiksionin shpirtëror të Patriarkut Ekumenik të Kostandinopojës.
Athos konsiderohet zemra shpirtërore e Krishterimit Orthodoks, me një prani të vazhdueshme monastike që nga kohërat bizantine.

Me ligj dhe traditë, gratë dhe fëmijët femra janë të ndaluara të hyjnë në shtetin manastiror. Athos ka rreth 20 manastire kryesore dhe rreth 2,000 murgj, që ruajnë art, dorëshkrime dhe kulturë unike. Hyrja kontrollohet rreptësisht, duke kërkuar një leje të veçantë (Diamonitirion).
Udhëtimi në Athos ofron një detoksifikim të thellë shpirtëror, jetë të përbashkët, ecje në shtigje të lashta dhe përjetim të traditave fetare shekullore.
Udhëtimi zakonisht fillon nga Uranupoli, me tragete që shërbejnë bregdetin dhe manastiret, ndërsa minibusët dhe ecja lidhin vende të brendshme si kryeqyteti, Karyes.
Mali Athos është një muze i gjallë i monasticizmit ortodoks, një thesar artistik dhe një vend me paqe të thellë shpirtërore, duke tërhequr pelegrinë dhe studiues në të gjithë botën./CNA
Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka p...
Muaji janar njihet si periudha e rritjes së qarkullimit të...
Sot PD ka njoftuar se do të zhvillohet një protestë, e cil...
Mosdërgimi në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e Avokatit të...
Rruga kryesore në afërsi të zonës së quajtur Guri i Kuq në...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ...
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa banesa...
Reshjet e dëborës kanë filluar në aksin e Rrugës së Kombit...
Reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh kan...
Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga r...
Për shkak të motit të përkeqësuar dhe dallgëzimit të detit...
Territori i Qarkut Shkodër është një ndër më të prekurit n...
Situata në njësinë administrative Novoselë është përkeqësu...
Në Qarkun Korçë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesi...
Gjatë orëve të natës, në aksin rrugor Hani i Hotit – Vermo...
Reshjet e dendura dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme n...
Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmër...
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika në fsh...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sot...
Mbi 2 milionë euro për Shqipërinë, qasje të reja për polit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...