Lumi Vjosa arrin pikën kritike/ Përmbyten 14 banesa në Vlorë dhe 27 në Fier
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika në fsh...

Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, sipas Government AI Readiness Index të publikuar nga Oxford Insights, me rezultate relativisht të mira në përdorimin e AI-së në sektorin publik, por me mangësi të theksuara në politika dhe zhvillim teknologjik.
Ndërsa vendet e tjera të Europës Lindore kanë kaluar në fazën e strategjive të miratuara dhe masave konkrete, Shqipëria mbetet ende në një fazë ndërtimi të kornizës së saj për inteligjencën artificiale.
Sipas gjashtë indikatorëve, vlerësimi më i lartë i vendit lidhet me përdorimin e AI-së në sektorin publik, ku Shqipëria arrin 68.95 pikë, një tregues i nivelit relativisht të avancuar të adoptimit të zgjidhjeve dixhitale dhe inteligjente në administratën publike. Po ashtu, qeverisja vlerësohet me 51.67 pikë, duke reflektuar ekzistencën e strukturave institucionale dhe mekanizmave rregullatorë që mbështesin përdorimin e teknologjive të reja.
Në aspektin e infrastrukturës për inteligjencën artificiale, Shqipëria regjistron 48.44 pikë, ndërsa qëndrueshmëria shoqërore dhe institucionale vlerësohet me 46.09 pikë, duke treguar një bazë funksionale për zhvillimin e mëtejshëm të AI-së. Megjithatë, sfidat mbeten në kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave (23.00 pikë) si edhe në zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë (28.55 pikë), fusha ku vendi ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.
Ndërsa një pjesë e vendeve të Europës Lindore kanë kaluar tashmë në fazën e masave konkrete dhe të strukturuara, përmes miratimit të strategjive kombëtare për inteligjencën artificiale, planeve shumëvjeçare të veprimit dhe investimeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë, Shqipëria ndodhet ende në një fazë më embrionale të këtij procesi.
Iniciativat e ndërmarra deri më tani kanë pasur kryesisht karakter demonstrues dhe simbolik, veçanërisht në sektorin publik, ndërsa mungon ende një kuadër i plotë strategjik i miratuar dhe një plan i qartë zbatimi për zhvillimin dhe përhapjen e inteligjencës artificiale në ekonomi dhe shoqëri.
Në këtë kontekst, Kryeministri Edi Rama njoftoi në vitin 2025 krijimin e “Al minister”, ministrit të parë plotësisht virtual në vend, dhe më pas shpalli simbolikisht “shtatzëninë” e ministrit, i cili “solli në jetë” 83 asistentë dixhitalë dhe të inteligjencës artificiale për të mbështetur deputetët në punën e tyre të përditshme. Në gusht, Shqipëria njoftoi publikimin e afërt të strategjisë së saj të parë kombëtare për inteligjencën artificiale, e udhëhequr nga interesi i shtuar për AI i kreut të qeverisë.
Në pjesë të tjera të rajonit, vendet po ndërtojnë ekosisteme aktive startup-esh dhe inovacioni, po zhvillojnë kapitalin njerëzor dhe po identifikojnë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Europian. Rajoni përfshin Estoninë, një novatore prej kohësh në qeverisjen dixhitale dhe një nga vendet që vijon të shquhet edhe në fushën e AI-së, si edhe Ukrainën, e cila ka tërhequr me shpejtësi vëmendje globale për pikat e saj të forta dixhitale dhe lidershipin institucional.
Në shkurt, qeveria estoneze njoftoi nisjen e AI Leap, një iniciativë partneriteti publik-privat që synon integrimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në sistemin arsimor.
Ministria e Transformimit Dixhital e Ukrainës prezantoi në muajin prill 2025 një qendër inovacioni “WINWIN AI Centre of Excellence”, e cila do të shërbejë si një platformë kombëtare për testimin dhe përshkallëzimin e teknologjive inovative në fusha kyçe si mbrojtja, siguria kibernetike, shëndetësia dhe shërbimet publike. Ndërsa në nëntor lançoi strategjinë e saj kombëtare për AI-në, me objektivin ambicioz për t’u renditur ndër tre vendet kryesore globale në këtë fushë deri në vitin 2030.
Në Kroaci, Ministri i Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Dixhital prezantoi në maj planin për publikimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale për periudhën 2026–2028.
Në këtë kontekst rajonal, Serbia spikat si një nga liderët e Europës Lindore, e renditur në vendin e 39-të në botë nga 195 shtete. Me këtë rezultat, Serbia bën pjesë në 20% ekonomitë më të përgatitura globalisht për inteligjencën artificiale, dukshëm mbi mesataren botërore dhe përpara shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Grupi i 20% vendeve më të përgatitura për AI përfshin sot ekonomitë më të zhvilluara dhe më të avancuara teknologjikisht, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Singapori, si edhe Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja, Holanda, Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Serbia renditet më lart se vende si Meksika, Turqia, Egjipti dhe Argjentina, si edhe përpara vendeve fqinje – Greqisë, Kroacisë dhe Rumanisë , dhe mbi të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Renditja e lartë e Serbisë është rezultat i gati një dekade transformimi sistematik dixhital, përmirësimeve në administratën publike dhe investimeve strategjike në teknologji të reja.
Drejtori i Zyrës për Teknologjitë e Informacionit dhe Qeverisjen Elektronike, Mihailo Jovanovi?, theksoi se Serbia vijon të bëjë investime të rëndësishme në infrastrukturë informatike të teknologjisë së fundit dhe se për vitin 2026 është planifikuar vënia në funksion e një superkompjuteri të ri, i cili do të jetë në dispozicion të komunitetit shkencor, startup-eve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore, me synimin për të forcuar më tej zhvillimin e inteligjencës artificiale, inovacionin dhe ekonominë digjitale.
Indeksi i Gatishmërisë së Qeverive për Inteligjencën Artificiale (Government AI Readiness Index), i publikuar nga Oxford Insights, vlerëson gatishmërinë e ekonomive për adoptimin e AI-së në gjashtë fusha kyçe: kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave, kuadrin e qeverisjes dhe rregullator, infrastrukturën për AI, aplikimin në sektorin publik, zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë, si edhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe institucionale./monitor
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika në fsh...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sot...
Mbi 2 milionë euro për Shqipërinë, qasje të reja për polit...
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini në një prononcim...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Korçë...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin orët e...
Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qukës-Qafë Pllo...
Gazetari Andi Tela ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me për...
Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e sotme n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka postuar në rr...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Kuvendi ka publikuar për konsultim projektligjin “Për disa...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për mediat pas ...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut prej dy ditësh k...
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë n...
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli ka qenë i pranishëm në Qafë Th...
Një lajm i shkëlqyer vjen nga TRING këtë fillimvit. Platf...
Rrëshqitje dheu dhe gurësh janë regjistruar ditën e sotme ...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lez...
Vijojnë problematikat në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...