Situata nga përmbytjet/ Vengu: Prioritet, kthimi i banorëve në banesa
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për mediat pas ...

Kuvendi ka publikuar për konsultim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”, i cili synon të harmonizojë rregullat për funksionimin e tregjeve të kapitalit me vendet e Bashkimit Europian.
Ndonëse legjislacioni po harmonizohet, tregu i kapitaleve në Shqipëri është ende në fazë zhvillimi: numër i kufizuar emetuesish, likuiditet i ulët dhe bazë investitorësh që ende formësohet.
Sipas relacionit që shoqëron projekligjin, në këtë kontekst, një kuadër i qartë, i parashikueshëm dhe i përputhur me standardet e BE-së për ofertat e marrjes në kontroll (takeover bids) nuk është çështje teknike, por parakusht për rritjen e besimit dhe integrimin e tregut tonë me tregjet evropiane. Përafrimi i plotë i ligjit tonë me acquis-in, me rregulla të qarta mbi dokumentin e ofertës, afatet, çmimin e drejtë, neutralitetin e bordit, “breakthrough”, si dhe të drejtat pas-ofertës (squeeze-out/sell-out), i jep tregut hallkën që i mungon: sigurinë juridike.
Shqipëria është në kurs për të përfunduar përafrimin e plotë të kornizës ligjore me BE-në në horizontin politik 2030, e për rrjedhojë është e rëndësishme për investitorët dhe emetuesit se rregullat e tregut të kapitalit do të jenë të njëjta me ato të Bashkimit Evropian. Me anën e këtij projektligji, sipas relacionit, hyjmë de facto në një ekosistem shumë më të gjerë, rregullat bëhen të kuptueshme për bankat investuese, fondet dhe këshilltarët që veprojnë në të gjithë Europën. Kjo do të thotë më pak arbitrazh rregullator, më shumë konkurrencë reale dhe më shumë gjasa që një ofertë e ligjshme të përmbyllet me sukses e në kohë.
Projektligji i vendos palët në një rrjet rregullash të njohura ndërkombëtarisht dhe ul kostot e pasigurisë. Kur një ofertues di saktësisht çfarë të përfshijë në dokumentin e ofertës, si vlerësohet çmimi i drejtë, çfarë masash mund (ose s’mund) të ndërmarrë bordi i shoqërisë objekt dhe cilat janë të drejtat e aksionarëve pas përfundimit të ofertës. Po ashtu, njohja reciproke e dokumenteve të miratuara nga një autoritet i BE/ZEE shmang duplikimet dhe përshpejton procesin duke u transformuar në një element kyç për një treg të vogël që kërkon të tërheqë kapital të madh.
Shoqëritë shtyhen të listohen dhe të shesin aksioneme me anën e këtyre rregullave, për motivet kryesore si më poshtë:
• Kapital i përhershëm për rritje—listimi u jep shoqërive karburantin për investime, zgjerim gjeografik, digjitalizim dhe pa e rënduar bilancin me borxh.
• Likuiditet dhe çmim transparent—një treg i rregulluar mundëson vlerësim të drejtë dhe dalje të rregullt për aksionarët ekzistues; aksionet e listuara shndërrohen në monedhë blerjesh (stock-for-stock).
• Qeverisje dhe reputacion—standardet e listimit dhe të transparencës rrisin disiplinën menaxheriale, besimin e klientëve dhe të bankave, si dhe aftësinë për të tërhequr talente (aksione për punonjësit).
Por këto motive materializohen vetëm kur infrastruktura ligjore i mbështet. Një ligj i kompletuar për ofertat bën pikërisisht këtë: redukton pasiguritë, parandalon bllokimet artificiale të kontrollit, mbron të vegjlit dhe rrit parashikueshmërinë e rezultatit.
Ky ligj u jep shoqërive udhëzues të qartë për transaksione të mëdha, u jep investitorëve garancinë se rregullat respektohen dhe i jep Autoritetit mjetet për të ruajtur integritetin e tregut.
Sipas relacionit, objektivat që synohen të arrihen janë:
a) Zgjerimi i fushës së zbatimit dhe saktësimi i përkufizimeve (p.sh. “oferta vullnetare/detyrueshme”, “aksione me të drejtë votimi të shumëfishtë”).
b) Rritja e transparencës së dokumentit të ofertës (p.sh. të dhëna për dëmshpërblimin/çmimin dhe metodologjinë e përcaktimit).
c) Rregulla të përforcuara për “çmimin e drejtë”: rritje e detyrueshme e çmimit nëse blihet më shtrenjtë gjatë periudhës së ofertës; kompetencë e Autoritetit për të rregulluar çmimin në rrethana të jashtëzakonshme.
d) Qartësim i masave mbrojtëse dhe i të drejtave të votës në AGA gjatë periudhës së ofertës (neutraliteti, “breakthrough”, trajtimi i aksioneve me shumë vota).
e) Përjashtim i posaçëm nga oferta e detyrueshme në raste rezolucioni/ndërhyrjeje sipas legjislacionit financiar.
f) Forcimi i kompetencave të Autoritetit: njohje reciproke e dokumentit të miratuar nga një shtet anëtar i BE/ZEE; bashkëpunim ndër-autoritetesh; mundësi për përjashtime të kufizuara në rrethana të jashtëzakonshme; rregullore zbatimi.
g) Raportime vjetore te Komisioni Evropian dhe depozitimi në ESAP për të siguruar akses publik dhe ndërveprueshmëri të të dhënave (formate “machine-readable”, metatëdhëna standarde).
h) Dispozita kalimtare dhe hyrje në fuqi të lidhura me anëtarësimin në BE dhe përditësimi i referencave ligjore (tregjet e kapitalit)./Monitor.al
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për mediat pas ...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut prej dy ditësh k...
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë n...
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli ka qenë i pranishëm në Qafë Th...
Një lajm i shkëlqyer vjen nga TRING këtë fillimvit. Platf...
Rrëshqitje dheu dhe gurësh janë regjistruar ditën e sotme ...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lez...
Vijojnë problematikat në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet e sh...
Ditën e nesërme, në orën 08:30, kryeprokurori i SPAK-ut, K...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar edhe pë...
Wizz Air përfshihet sërish në skandal. Rreth 400 pasagjerë...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia duke...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg Isuf Hasën, i ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Drejtoreshës së Hetimeve të Kr...
Moti i keq në Qarkun Elbasan ka shkaktuar probleme të përk...
Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Gjirokastër ka qenë i angaz...
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, ka dhënë info...
Pakicat serbo-malazeze në Shkodër kanë kremtuar Krisht...
Sonte në emisionin "Opinion", në orën 22:45, do të shfaqet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...