web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkoi t’i ktheheshin telefonat dhe laptopët e sekuestruar/ GJKKO “rrëzon” drejtoreshën në Policinë e Shtetit

7 Janar 2026, 12:45, Aktualitet CNA

Kërkoi t’i ktheheshin telefonat dhe laptopët e sekuestruar/

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Drejtoreshës së Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana.

Gjana kishte kërkuar që t’i ktheheshin telefonat dhe laptopët e sekuestruar për hetimet për tenderët e AKSHI-t.

Gjatë kontrolleve në banesën e saj dhe të Renato Hristic, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjetën 8 aparate celularë dhe dy laptopë në pronësi të saj dhe të bashkëjetuesit./ CNA





Lajmet e fundit nga