Reshjet e dendura të shiut/ Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut prej dy ditësh k...

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Emergjencave Civile në Durrës.
Vengu tha se në 5 zona ka ende prezencë uji, ku janë krijuar grupe forcash civile dhe ushtarake.
Më tej Vengu tha se ka tërheqje të ujit në një pjesë të zonave.
Ministri u ndal dhe te situata në Shkodër, ku tha se vijon situata e rrezikshme në Nën Shkodër.
Sa i përket situatës së lumit Vjosa, Vengu tha se kuotat po arrijnë nivelin maksimal.
“Kemi krijuar një grup edhe me ekspertë të ujësjellësave, mendim edhe nga bashki të tjera. Kemi krijuar edhe një grup forcash civile dhe ushtarake në 5 zonat ku kemi ende prezencë uji në banesa. Prioriteti janë njerëzit, prioriteti janë zonat e banuara. Elementi i dytë ka të bëjë me zhbllokimin e kanaleve të ujërave të larta. Edhe aty kemi sisteme pompimi dhe pompa kapaciteti të lartë që ndihmojnë, qoftë te Gjykatat e Apelit, qoftë edhe në zonën e Shkozetit, dhe do vijojnë pa ndërprerë në gjithë oraret e mbrëmjes, gjatë gjithë natës nëqoftëse është e nevojshme. Prioriteti është rikthimi i banorëve në banesat e tyre.
Bilanci nuk ka agravim. Mbetemi te ato banesa që kemi thënë që janë të prekura. Ka një tërheqje të ujërave në një pjesë të zonave, qoftë në Ish-Kënetë, qoftë në Shkozet, por prapë ka prezencë të konsiderueshme ujërash nëpër oborre. Nuk konsideroj që ka problem me hidrovorin, është një pyetje që ma bëjnë shpesh. Mund të shkoni ta konstatoni vetë, janë në funksionalitet të plotë. Madje kemi rifunksionalizuar dhe hidrovorin e vjetër në mënyrë që ritmi i shkarkimeve të jetë sa më i madh. Atëherë, kemi siguruar tashmë me të 5 skuadrat që përmenda pak më parë që të shkojmë shtëpi më shtëpi dhe të mos mbetet asnjë cep i Kënetës pa mbuluar. Vetë do jemi prapë në terren për ta konstatuar edhe personalisht, që e gjithë skuadra, qoftë pushtetit vendor, qoftë e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, shkon aty ku është nevoja. Pres një situatë dinamike. Përqendrimi në rang vendi ka të bëjë me vijimin e menaxhimit të kaskadës së Drinit. Nuk jemi jashtë rrezikut në Nënshkodër. Në zonën e Obotit ka disa prezencë ujërash në zona bujqësore, fatmirësisht jo në zonat e banuara, dhe jemi edhe atje me mjetet e përforcuara. Kemi një situatë edhe në basenin e Vjosës; kuotat po arrijnë në nivelin maksimal. Edhe aty kemi prezencë pranë argjinaturave në mënyrë që të mund të kufizojmë maksimalisht pasojën eventuale. Kemi prurje të konsiderueshme që vijnë në basenin e Vjosës nga Greqia, sikundër dhe prurje të konsiderueshme që vijnë nga Kosova dhe nga të gjitha basenet që derdhen praktikisht në Fierzë. Kështu që, situata është shumë dinamike. Ne jemi veçanërisht të përqendruar këtu përsa i përket zonës së Erzenit, sepse edhe aty prurjet kanë qenë të konsiderueshme. I gjithë toka është si sfungjer praktikisht, dhe sa më shumë evadime të bëjmë, prapë zëvendësohen. Prandaj është një natë shumë dinamike”, tha Vengu.
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut prej dy ditësh k...
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë n...
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli ka qenë i pranishëm në Qafë Th...
Një lajm i shkëlqyer vjen nga TRING këtë fillimvit. Platf...
Rrëshqitje dheu dhe gurësh janë regjistruar ditën e sotme ...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lez...
Vijojnë problematikat në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet e sh...
Ditën e nesërme, në orën 08:30, kryeprokurori i SPAK-ut, K...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar edhe pë...
Wizz Air përfshihet sërish në skandal. Rreth 400 pasagjerë...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia duke...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg Isuf Hasën, i ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Drejtoreshës së Hetimeve të Kr...
Moti i keq në Qarkun Elbasan ka shkaktuar probleme të përk...
Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Gjirokastër ka qenë i angaz...
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, ka dhënë info...
Pakicat serbo-malazeze në Shkodër kanë kremtuar Krisht...
Sonte në emisionin "Opinion", në orën 22:45, do të shfaqet...
Në fshatin Vajzë të Bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjev...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...