Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...

Mosdërgimi në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e Avokatit të Popullit nga Grupi Parlamentar i PD-së, tregon marrëveshjen e pistë të këtij institucioni me PS!
Edhe pak ditë dhe mbushen një muaj që në mes të një tensioni të stisur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në Parlament, me 11 dhjetor 2025, këtë institucion që mbahet sikur përfaqëson opozitën e djathtë, e ka kapluar heshtja! Kryetari i këtij Grupi, kur reagoi shoqëria ndaj marrëveshjes së pistë të këtij politikani për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me mashtruesin urryes të mazhorancës fatosi i Enverit Taulant Balla, Gaz Bardhi, deklaroi para mediave se ne do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese se kemi tërhequr firmat për të gjithë kandidatët.
35 deputetë të opozitës u diskredituan para shqiptarëve, ku në mes të këtyre ishin edhe deputetë që vinin nga familje të persekutuara politike. Nga këta deputetë prisnim ne antikomunistët që i kishim votuar të kërkonin falje që u bënë pjesë e pushkatimit politik të kandidaturës së shoqërisë civile dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë për Avokat Populli. Ata së bashku me 28 deputetët e tjerë të kësaj opozite që s’kanë asnjë lidhje politike, ideologjike me të djathtën, vetëm përkrahjen e PD-së, dhe janë zgjedhur deputetë pa asnjë kontribut antikomunist apo konservator, ishin të kënaqur që firmosën për kandidaturën e partisë enveriste që drejtohet nga Kryeministri më i korruptuar i Europës së pas Luftës së Dytë Botërore, Edi Rama, një Kryeministër që urren antikomunistët njëlloj si udhëheqësi shpirtëror i tij, diktatori Enver Hoxha.
Ky grup parlamentar ka 25 vite që nuk flet asnjë fjalë në Parlament për krimet e komunizmit, që nuk i bashkohet Kongresit Amerikan dhe Presidentit Donald Tramp që dënon krimet e komunizmit. Nuk flasin për lirinë e cenuar çdo ditë nga diktatura e Ramës, nuk shqetësohen për demokracinë që u venit, nuk u shqetësuan që të persekutuarit u ridënuan, që njeriu i ndershëm nuk doli mbi ujë nga kjo kënetë e fëlliqur e politikës komuniste që duartrokitet nga partia që përfaqësojnë këtë elektorat. Vizioni i këtij grupi parlamentar është Shqipëria të drejtohet nga xhelatët e komunizmit.
Pushkatimi politik që iu bë me 11 dhjetor 2025 nga ky grup parlamentar, kandidaturës antikomuniste për Avokat Populli, na motivon ne të përndjekurit politikë të Shqipërisë të mos tërhiqemi nga kauza e lirisë, të mbrojmë demokracinë nga pushtimi komunist shqiptar. Ideologjia komuniste që nuk luftohet nga ky grup parlamentar i PD-së, na motivon t’i çjerrim maskën lojës së Kim Filbit që bën ky institucion që merr votat e antikomunistëve dhe bashkohet me Partinë Socialiste kundër shtresës që e ka votuar nga 35 vite, dhe sot marrin rroga të majme duke u bërë shërbëtorë të rilindjes komuniste!
Është koha të dënojmë lojën e pistë tradhtare të këtyre deputetëve që bëhen shërbëtorë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duke shkelur mbi gjakun e 6000 shqiptarëve që s’kanë një varr në tokën e tyre, dhe ky grup as merr mundimin të mbajë një minutë heshtje në Parlament për këta martirë të lirisë që i sollën Shqipërisë lirinë e munguar prej 50 vitesh diktaturë.
Ky grup që nuk flet për vrasjen e dëshmorëve, ish-të përndjekurve politikë që i vrau Partia Socialiste në vitet e tmerrshme të ‘97-2000 si Besnik Hidri, Lek Coku, Kujtim Frangu, Isuf Uka, Astrit Kalenja që të ekzistonte Partia Demokratike.
Antikomunistët, ish-të përndjekur politikë nga diktatura, nuk do të pranojnë kurrë që këta deputetë të pështirë, komikë, të lozin me të drejtat dhe liritë e antikomunistëve shqiptarë!
Ju që mashtroni elektoratin e djathtë, nuk mund të keni besimin tonë, ne ju dhamë votën që të jeni konservatorë antikomunistë, jo shërbëtorë të Edi Ramës, dhe të përfshiheni në korrupsionin që jua servir Edi Rama me asetet shtetërore.
N.q.s. ju ka mbetur pak ndërgjegje jepni dorëheqje se nuk bëhet politikë pa moral!
Nuk u besojnë shqiptarët, e aq më pak antikomunistët, mashtrimeve dhe lojërave të pista që bëni me mazhorancën enveriste vetëm se majmemi me rrogat dhe lejet e ndërtimit që jua jep ky pushtet kriminal.
Shqipëria ka nevojë për antikomunizmin konservator për ta shpëtuar demokracinë dhe për ta ruajtur lirinë e shqiptarëve!
Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
Shoqata antikomuniste 14 janari!
Shoqata antikomuniste 2 Prilli!
Shoqata Kombëtare e Kulakëve të Shqipërisë.
Rruga kryesore në afërsi të zonës së quajtur Guri i Kuq në...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ...
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa banesa...
Reshjet e dëborës kanë filluar në aksin e Rrugës së Kombit...
Reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh kan...
Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga r...
Për shkak të motit të përkeqësuar dhe dallgëzimit të detit...
Territori i Qarkut Shkodër është një ndër më të prekurit n...
Situata në njësinë administrative Novoselë është përkeqësu...
Në Qarkun Korçë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesi...
Gjatë orëve të natës, në aksin rrugor Hani i Hotit – Vermo...
Reshjet e dendura dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme n...
Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmër...
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika në fsh...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sot...
Mbi 2 milionë euro për Shqipërinë, qasje të reja për polit...
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini në një prononcim...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Korçë...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin orët e...
Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qukës-Qafë Pllo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...