E etiketuan si ish-kreu i SHIK-ut/ Kovaçi, ashpërson gjuhën me rektorët
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, të cilit n...

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtues i Parë, Ardian Çipa, dhe prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, në konferencë për shtyp, në lidhje me parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.
Policia e Elbasanit njofton se është finalizuar një operacion, ku është gjetur një arsenal armësh me silenciator gati për veprim, në banesën e Luis Gaxhit. Ishin dy automatikë me silenciator, 3 pistoleta, 2 mina me telekomandë.
Në pranga ka përfunduar Luis Gaxhi, 37 vjeç, i dënuar në Belgjikë dhe Rigers Spahiu, 37 vjeç, si bashkëpunues i Luis Gaxhit.
Deklarata e kreut të policisë, Ardian Çipa:
"Jam sot këtu, së bashku me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të komunikuar me ju dhe nëpërmjet jush, me publikun, për veprimet e kryera së fundi, nga strukturat policore të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët.
Siç jeni në dijeni dhe nga njoftimet për shtyp, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.
Në këtë kuadër, mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”.
Falë marrjes në kohë të informacionit, koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe veprimeve operacionale, hetimore e procedurale të autorizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen “Gurabardhi”, të qytetit të Elbasanit, i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.
Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:
• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
• 3 pistoleta me silenciatorë;
• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
• Kapsolla detonatore;
• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
• 4 aparate celulare;
• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.Si rezulatat i hetimeve paraprake dhe dyshimeve të bazuara në prova, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë;
Ky shtetas u arrestua për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.
Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të provave materiale dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Referuar hetimeve proaktive te kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë.
Për arsye të dobisë së mbarëvajtjes së hetimeve dhe dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, na lejoni të jemi të rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme.
Theksoj se Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Dëshiran” që u finalizua 1 javë më parë, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: një kallashnikov, pistoletë, granata dore dhe municion luftarak, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.
Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Elbasan, se strukturat e Policisë janë tërësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftoj përsëri qyetarët që të jenë akoma më bashkëpunues me Policinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale."
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, të cilit n...
Disa nga auditoret janë boshatisur nga pedagogët që prej k...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30-vjetorin e kri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ja...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ko...
Ditën e djeshme ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi ...
Laer Kurti, 32-vjeçari pas ndjekjes dhe shoqërimit në Komi...
Presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij në kuadër të 30-v...
Prokuroria Vlorë sekuestron pasuri me vlerë 8 mln euro në ...
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka shpërndarë një deklara...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, thot...
Pas një viti hetimesh për tjetërsim pronash në bregdetin e...
Gazetarja Edlira Qefalia, gjatë një interviste është s...
Kuvendi në seancën plenare pritet të diskutojë sot për 4 o...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me humbje...
Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të pal...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tir...
Pedagogët do të mbajnë sot protestë kombëtare në orën 11.0...
Një emigrant shqiptar ka treguar për mediat peripecitë...
Një i ri shqiptar që punon në një “shtëpi bari”, ka tr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...