web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çani zbulon prapaskenat e ceremonisë për universitetin/ Rama iku sapo erdhi ambasadorja Kim

15 Dhjetor 2022, 23:01, Aktualitet CNA
Çani zbulon prapaskenat e ceremonisë për universitetin/ Rama
Gazetari Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani ka zbuluar prapaskenat e ceremonisë që u mbajt në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës.

Çani tha në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama iku nga ceremonia sapo erdhi ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

“Po e zbuloj tani këtë lajm që më ka ardhur nga burimet e mia. Vetëm para 2 orësh ishte një event për Universitetin e Tiranës. Me atë rast kishte ftuar Ramën, Veliajn që morën pjesë me fjalime. Në një moment Ramsi vajti dhe kur vjen Kim, bam Ramsi ikën. Sa erdhi ajo iku ky”, theksoi ai./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga