web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari Elvi Fundo zbulon skemën e pronarëve të inceneratorëve dhe akuzat

15 Dhjetor 2022, 22:34, Aktualitet CNA
Gazetari Elvi Fundo zbulon skemën e pronarëve të
Foto ilustruese

Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar skemën e pronarëve të inceneratorëve dhe akuzat që po ngrihen në media.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, gazetari dhe editori i CNA.al, tha se sulmet po ndodhin për të shpëtuar kokën e Mirel Mërtirit.

Gazetari ka deklaruar se Mërtiri ndodhet në Vjenë dhe po përgatit strehim politik.

"Në fakt nga Prokurorët dhe grupi hetimor pretendohet që këto dokumente nuk ekzistojnë se nuk janë tek ai kompjuteri sepse Klodian Zoto ka pasur disa kompjutera një në zyrë një në shtëpi dhe kryesisht veprimet janë kryer me karta krediti. Po të shikojmë denoncimin e gazetarit, është korrekt në denoncimin e tij por ka një ndryshim thelbësor për mua. Kush është ndryshimi? Së pari gazetari e merr dhe e publikon në median ku punon ndërkohë që ne pamë një konferencë shtypi të transmetuar në një televizion ndërkohë që gazetari punonte në një televizion tjetër dhe televizioni ku ai punonte nuk e transmetonte.

Thelbi është ky, për mua nuk ka rëndësi hetohet apo nuk hetohet Arben Ahmetaj, e ka thënë SPAK-u dje se Arben Ahmetaj është nën hetim, por janë ndarë çështjet për shkak të afateve hetimore dhe thotë në hetim është ministria e Ekomonisë, ministria e industrisë dhe energjetikës, të kohës që ka qenë Arben Ahmetaj.

Unë në këndvështrimin tim me atë që ndodhi para SPAK-ut pashë që kishte një shantazh të hapur ndaj prokurorëve të SPAK-ut, të cilët pas 48 orësh shpallën njoftimet, por kishte diçka nuk i kishin akuzuar si grup i strukturuar kriminal, kishin thënë në bashkëpunim por kanë futur, korrupsion aktiv pasiv, pastrim i produkteve të veprës penale dhe evazion fiskal. Po të shikosh avokatët e çështjes të gjithë tentojnë që ta kalojnë si çështje evazioni fiskal dhe sulmi për mua bëhet për relativizmin e kësaj çështjeje.

Nxjerrim Ahmetajn dhe ua hedhim kockën qenve të medias dhe qentë e medias janë ata që kanë marrë qindra milionë euro nga inceneratorët dhe Arben Ahmetaj nëse e ka vendin në burg nuk mund ta futë dot në burg skenarë dhe skema të turpshme. Direkt pa dashje gazetari na provoi një korrupison midis ish-ministrit dhe Klodian Zotos, por nuk dolën letrat e një personazhi tjetër që quhet Mirel Mërtiri. Dje ose pardje është kryqëzuar përfundimisht Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto për të shpëtuar kokën e Mirel Mërtirit.

Mirel Mërtiri thotë se ndodhet në Vjenë dhe po përgatit strehimin politik dhe prandaj po ndodh edhe ky sulmi. Sepse do të thotë që mua më kanë hetuar dhe më kanë shpallur në kërkim kurse ministrin e Ramës zëvendëskryeministrin nuk e hetojnë ja ku i ka dhe ky biletat e hoteleve.

Të marrë lekët e inceneratorit të Tiranës që janë 2-3 milionë euro në muaj, të marrë dhe lekët e inceneratorëve që merr nga Zimbabve dhe bashkë me bashkëjetusen të jetojë në strehim politik në Vjenë si njeri. Këtu po shet dhe oratkun e tij Klodian Zoton, të cilin e ka vrarë publikisht para dy ditësh me dokumentet e nxjerra por unë si njeri them që të shikojmë peshq të mëdhenj  peshkaqenë dhe qeveria të bjerë duhet një nga këto cunat që po nxjerr dokumentat qoftë Klodian Zoto, qoftë Mirel Mërtiri të bëhet pendito të mbledhë atë dosjen që mund të ketë brenda Arben Ahmetaj, mund të ketë brenda Damian Gjiknurin mund të ketë Edi Ramën, nuk e dimë se nuk dimë kartat e kreditti të Mirelit dhe kemi parë vetëm rezervimet e Klodit. Sa ministra kanë dhe si janë paguar dhe të bëhet pendito njëri nga këta dhe atëherë do të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", tha gazetari Fundo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga