Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI-së, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën
Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI...

Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, u është rikthyer dhe çështjeve të respektimit të standardit të shqipes së folur dhe të shkruar nga redaksitë audiovizive.
Mediet në tërësi, por dhe ajo audiovizive në veçanti, kanë rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe, por dhe pasurimin e saj, duke shmangur ngarkesa të panevojshme të fjalëve dhe shprehjeve të huaja. Nuk janë korrekte sjelljet e disa drejtuesve të programeve audiovizive, të cilët lehtësisht zevëndësojnë fjalorin shqip me fjalë të huaja, si një përpjekje për të treguar modernitet në formulimet e pyetjeve, në komentet apo ndërhyrjet që bëjnë gjatë transmetimit të programeve. Efekti është jo vetëm te deformimi i shqipes, por dhe te krijimi i situatave të paqarta, të pakuptueshme nga ndjekësit. Kjo nuk ndikon mirë te të ftuarit, që nga ana e tyre ndiejnë liri për përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të huaja.
Po ashtu, Autoriteti ka hasur dhe tekste (informacione, tituj, titrat e përkthimeve etj.) të cilat shkruhen me nxitim, duke mos respektuar as rregullat bazë të standardit të shqipes. Kjo bie në kundërshtim me zbatimin e parimeve themelore dhe kërkesave të ligjit 97/2013, neni 4, “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, dhe të Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parimet themelore”, të cilat përcaktojnë detyrimin e OSHMA-ve për përdorimin e standardit letrar të gjuhës shqipe.
AMA sërish po përmend dukuritë më të shpeshta që hasen në përmbajtjet e transmetuara audiovizive:
-gjuha e folur, në lajme dhe programe informative, veçanërisht në televizionet kombëtare, dëshmon për rritje të kujdesit ndaj drejtshqiptimit e komunikimit, por nuk respekton me përpikmëri parimet, normat e kërkesat gjuhësore;
-në programet me natyrë argëtuese janë identifikuar dhe komunikime në zhargon, të moderatorëve me të ftuarit, si dialogje të rëndomta që hasen në mjedise të lirshme kafenesh apo mjedise të tjera publike dhe private;
-vërehet përdorimi i panevojshëm, nga gazetarët e moderatorët, i fjalëve, fjalive e ndërtimeve sintaksore të gjuhëve të huaja;
-në televizionet informative, në shkrimin e titrave, por dhe në televizione kombëtare, në titrat e edicioneve informative, vijon të mos përdoret germa “Ë”, (e madhe) dhe “Ç” (e madhe). Kjo e fundit krijon dhe vështirësi e keqkuptime te teleshikuesit. Në mjaft raste të tjera, në të njëjtat televizione, sidomos në përkthimin e filmave e dokumentarëve, germat “Ë”, “ë”, “Ç”, “ç”, përdoren sipas normës drejtshkrimore.
AMA do të vijojë monitorimet mbi përdorimin e gjuhës shqipe duke e vlerësuar këtë aspekt me shumë rendësi në edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për respektimin e standardit në të folur dhe në të shkruar. Redaksitë duhet të shtojnë përpjekjet që ky tregues të jetë pjesë e angazhimit të tyre profesional për përmbajtje sa më të shumëllojshme dhe cilësore për publikun.
Më poshtë po paraqesim disa nga fjalët më të përdorshme në median audiovizive dhe në krah tyre janë vendosur zgjedhje të mundshme për t’u zëvendësuar.
Çdo redaksi audiovizive, lirshëm mund të shtojë dhe fjalë të tjera në këtë listë./ CNA.al





Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri fëmijë...
Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkenc...
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka zhvilluar një takim m...
Policia ka arrestuar shtetasin Ivzi Hoxha pasi në një emis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beriaha, në një dalje...
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, e ka quajtur të padrej...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka falënderuar bashkëshorten e ti...
Ilir Meta ka kopjuar kreun e PD-së, Sali Berisha, sa u...
Shqiptarja e amerikanizuar si konservatore shekullore,...
Denoncimet e PD-së për aferat korruptive vijojnë. Së ...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për herë të tretë sea...
Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur disa pikëpyetje në...
Opozita ka kërkuar sot që ministrja Delina Ibrahimaj t...
Drejtori i Përgjithshëm mori pjesë në “Tryezën e tretë tek...
30 vjet janë një kohë e gjatë, nëse duhet t'i kalosh në il...
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rru...
Deputetja Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimet për inc...
David J. Kostelancik është ambasadori i ri që do të zëvend...
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar dje se do të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...