Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera pika dhe çështje që i kanë sjellë kompanisë koncesionare dhjetëra miliona euro.
Një aferë korruptive pas një kontrate zyrtare të keqshkruar, me një procedurë skandaloze, me një kompani ku fshihen pronarët.
Pas hetimeve të SPAK-ut ka dalë që ka edhe pronarë të përkohshëm, të fjetur, që do të financojnë, që tregon se pronarët fillestarë nuk kanë pasur para për të firmosur këtë kontratë.
Gjithashtu dalin skandale, afera të fshehura pas Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, qeverisë, ministrave, etj.
CNA ka sjellë një detaj tjetër, një nga pikat më të rëndësishme që duhet të ketë hetimi në lidhje me aferën e inceneratorit dhe landfillit të Tiranës, atë të dherave.
Kontrata përfshin mbetjet inerte, por në anekset e saj nuk përcaktohet çmimi. Kjo kontratë përcakton çmimin thjesht dhe vetëm për mbetjet urbane, 29 euro/ton që do të paguajnë Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e këtij qarku, por më pas iu shtuan edhe bashkitë e qarkut të Durrësit. Vlera totale shkon më shumë se 13 milionë euro.
Në momentin e firmosjes së kontratës ka qenë vetëm Bashkia e Tiranës me 10 milionë euro. Në vit nga transferta e pakushtëzuar e qeverisë, një përqindje e papërcaktuar paguhej nga vetë bashkia me kalimin e viteve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dherat nuk kanë një çmim. Pra, nuk është parashikuar, nuk është bërë studim dhe nuk është përcaktuar se sa do të jetë vlera e plehrave apo shuma që do të marrë kompania për mbledhjen e tyre, apo zhvendosjen në landfill.
Tregut nuk i është bërë një studim për të gjetur realisht sa është vlera që i kushton privatit për transportin e plehrave në landfill, sa është fitimi që merr kompania e landfillit nga shitja apo dhe përdorimi i këtyre dherave, duke përcaktuar qartazi se duhet të kishte një vlerë, e cila duhet të ishte në kontratë dhe të përcaktonte mirë zërat e saj.
Një kontratë 300 milionë euro për të investuar 128 milionë euro, për t’i marrë prapë këto para, një PPP e pastër ku kompania përveç lekëve nga qeveria do të kishte dhe paratë e tjera që do të mblidhte nga aktiviteti i saj, por në ofertë nuk janë përcaktuar të ardhurat nga dherat.
Janë rreth 5 milionë metra katrorë ndërtim vetëm në Bashkinë e Tiranës të dhëna nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kostoja e rritur e ndërtimit është 10-15 euro për metër katrorë, që paguhet nga qytetarët dhe nga bizneset.
Bashkia e heq nga përgjegjësitë e saj, qeveria e heq, thotë nuk i paguajmë ne, po nuk i paguan qeveria dhe bashkia drejtpërdrejtë, por i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, i paguajnë qytetarët, i paguajnë firmat e ndërtimit, të cilat kanë disa taksa, kanë taksë ndërtimi, taksë pastrimi, taksë infrastrukture, e të tjera me radhë.
Biznesi i çon kamionët me dhera me shoferët, me karburantin, me kostot e tij dhe kompania koncesionare i mbledh në troje shtetërore, janë 150 mijë metra katrorë truall shtet që kompania koncesionare i ka përdorur pa i pasur me leje për të vendosur dherat, nga të cilat ka fituar miliona euro.
CNA i ka hyrë me thellësi skemës dhe ka zbuluar se kontrata nuk ka përcaktuar çmimin, marrëveshja me Bashkinë e Tiranës ka kthyer Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Ndërtimit të kësaj bashkie në institucione në varësi të kompanisë së inceneratorëve, pa folur për akuzat që drejtuesit merrnin një përqindje të caktuar të vlerës së të ardhurave nga dherat, pasi ndiqeshin me dronë kamionët e firmave të ndërtimit, pasi subjektet e ndërtimit për të kaluar dherat nga pika A në pikën B duhet të paguanin inceneratorin e Tiranës, edhe pse duhet të bënin thjesht një mbushje në objekt./ CNA
Korça ka qenë epiqendra e festimeve në këtë natë të ndërri...
Ares dhe Rajd janë dy vogëlushët që erdhën në jetë në orën...
Politika dhe krimi u tronditën përgjatë këtij viti pre...
Ora shënon 00:00 dhe qielli ndriçohet nga fishekzjarret që...
Siç e theksuam edhe më sipaër, inceneratorët janë skem...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët pë...
Viti i ri është një prag simbolik që shënon fundin e n...
Urgjenca e spitalit rajonal Shkodër po vijon punën normali...
Inceneratori inekzistent i Tiranës ka bërë që kryqyteti, n...
Projekti i inceneratorëve për djegien e mbetjeve u shit si...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës...
Qeveria në mbledhjen e fundit për këtë vit ka vendosur të ...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Pëllumb Gjokës për b...
Është bërë traditë tashmë që dhjetori i festave të gëzohet...
Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria ka shkuar për...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në "Facebook", pu...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Aktualisht pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës po përbal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...