Çështja "Berisha"/ Braho, këshilla opozitës: Nëse pretendoni se i janë shkelur të drejtat drejtohuni gjykatave
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho është përballur me pyetjet e ...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho është përballur me pyetjet e ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal me Nr. 11 të vitit 2023, në ngarkim të 8 të pandehurve:
Gëzim Sylaj, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
I. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;
II. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;
III. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në dëm të subjektit Sokol Sylaj, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal.
IV. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Vasil Karasaliu, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
I. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.
3. Viola Mema, e akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
I. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vsail Karasaliu, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;
II. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.
Behare Luzi, e akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vsail Karasaliu, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;
II. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.
Enxhi Çelaj, e akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
I. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vsail Karasaliu, Viola Mema dhe Behare Luzi, (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;
II. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Behare Luzi (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.
6. Ndërsa 3(tre) të pandehurit e tjerë Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj, të akuzuar për konsumimin e elementëve të veprës penale:
I. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Sipas akteve të administruara për këtë procedim penal, ndër të tjera, edhe informacioni paraprak i depozituar nga redaksia e emisionit investigativ “Fiks Fare” në televizionin kombëtar “Top Channel”, jemi vënë në dijeni se një bashkëpunëtor i këtij emisioni gjatë muajit Janar 2023, ka mundur të realizojë disa takime me të pandehurin Vasil Karasaliu (punonjës pranë Ujësjellës Kanalizime në Durrës), i cili, i ka premtuar përfitimin e një banese sociale në zonën e Spitallës Durrës, kundrejt dhënies si shpërblim të shumës prej 15,000 euro.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar dhe provuar se të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.
Personat e interesuari për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’iu dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh. Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte.
Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mes datave 01.02.2023-01.03.2023 kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt respektivisht në 4 episode, ndaj disa subjekteve (agjentit në mbulim, si dhe ndaj tre subjekteve të tjerë), shuma monetare që variojnë nga 5 000 deri në 10 000 euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.
Ndërsa, të pandehurit e tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, provohet se u kanë premtuar dhe dhënë drejtpërdrejt respektivisht të pandehurve; Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, shumat monetare (në vlerën mbi 50.000 lekë), të cilët u kanë premtuar ose u kanë siguruar atyre se janë në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, për të përftuar banesa sociale.
Ndodhur para situatës kur të pandehurit Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, nuk kanë lidhur më parë marrëveshje bashkëpunimi, kryerja e veprimeve të mësipërme, i ngarkon me përgjegjësi penale sa i përket premtimit dhe dhënies drejtpërdrejt të shumave monetare në vlerën mbi 50.000 lekë, të pandehurve Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, në këmbim të përftimit të banesave sociale duke konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal./ CNA
Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës...
Qeveria në mbledhjen e fundit për këtë vit ka vendosur të ...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Pëllumb Gjokës për b...
Është bërë traditë tashmë që dhjetori i festave të gëzohet...
Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria ka shkuar për...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në "Facebook", pu...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Aktualisht pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës po përbal...
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka dalë me një sq...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është ndalur ditën e so...
Prej 4 ditësh në Vlorë digjet fusha e mbetjeve. Një gjend...
Sot pensionistët kanë mbushur kioskat në rrugët e qytetit,...
Porti i Vlorës ka pritur një fluks të madh udhëtarësh këtë...
Në Kuvend vijon prej më shumë se dy vjetësh debati për...
Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetës...
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një f...
Deputetët demokratë duket se kanë përmbyllur angazhimin e ...
Policia Rrugora ka ndëshkuar me masa maksimale dy drejtues...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...