U kap me drogë në makinë/ Rrumbullaku "fluturon" efektivin e policisë
Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë është arrestuar p...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë, për shkeljen e barazisë në tenderë në Bashkinë Durrës.
Vendimi i Gjykatës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më datë 04.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 69 akti, datë 07.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga të pandehurit/ankuesit A.V., M.L., A.T., P.B., Gj.M., I.M., Shoqëria {…}, kundër vendimit nr. 34, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.V., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.L., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) muaj e 20 (njëzet) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit date 29.10.2021 dhe te kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) muaj e 20 (njëzet) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.B., për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43, datë 23.03.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj.M., për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43, datë 23.03.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) muaj e 20 (njëzet) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.M., për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43, datë 23.03.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurës L.R., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.R. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.R. duke e vendosur në afat prove për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, nën juridiksionin e të cilit do të ndodhet vendbanimi i pandehurës. Afati për aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal, fillon nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurës Shoqëria {…}, me nr. nipti {…} me ortak shtetasen E.R. dhe administrator shtetasin A.R., me seli kryesore Zone Kadastrale Nr. {…}, Numër Pasurie {…}, {…} dhe adresë dytësore: {…} godinë shërbimi 2 (dy) katëshe, Zona Kadastrale Nr. {…}, {…}, Nr. Pasurie {…}, Gomisteri, servis, {…} etj., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 900.000 (nëntëqind mijë) lekë, sipas neneve 8, 9 dhe 11, pika 4 germa “c” të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë.
– Bazuar në nenet 8, 10 dhe 15 të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, ndalimi e të pandehurës Shoqëria {…} të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike, me institucione shtetërore, qendrore apo vendore, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurës Shoqëria {…} sh.p.k. me nr. nipti {…} – ish {…}, Administrator A.M. dhe ortak L.R., Njësia Bashkiake {…}, Rruga {…}, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal dhe dënimin e saj 900.000 (nëntëqind mijë) lekë, sipas neneve 8, 9 dhe 11, pika 4 germa “c” e ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë.
– Bazuar në nenet 8, 10 dhe 15 të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, ndalimi e të pandehurës Shoqëria {…} sh.p.k. të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike, me institucione shtetërore, qendrore apo vendore, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurës Shoqëria {…} me nr. nipti {…}, administrator B.N. dhe ortak shtetasi A.B., me seli {…}, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 900.000 (nëntëqind mijë) lekë sipas neneve 8, 9 dhe 11, pika 4 germa “c” e ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë.
– Bazuar në nenet 8, 10 dhe 15 të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, ndalimi e të pandehurës Shoqëria {…} të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike, me institucione shtetërore, qendrore apo vendore, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh…”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./CNA.al
Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë është arrestuar p...
Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e një mbrëmjeje me...
Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije se nga d...
Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në ...
Ambasada britanike në Shqipëri ka dhënë një mesazh të qart...
I akuzuar për trafikimim droge, Bertol Ielka, me shtet...
Aktivistja, Gerta Logu, deklaroi se nuk mund të bëhet ...
Andi Alushi, 27 vjeç, nga Shqipëria dhe Valdemaras Kasi...
Pesë banda kriminale shqiptare të cilat kanë lindur brenda b...
Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, së fundmi ka...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me lës...
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka kritikuar me tona të ashpra...
Në Shqipëri ka 208 makina për 1000 banorë, një numër k...
Vetëm pak minuta më parë është lëshuar në hapësirë raketa ...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtohet padia e Parti...
Ministrja e Infrastrukturës dhe njëherësh edhe zëvendëskry...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka reagua...
Aktivistja Evi Kokalari, e njohur si Evi Angelakis, e cila...
Emisioni “Piranjat”, ashtu siç ka shkruar më herët CNA...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas sherrit në nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...