web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kontributi i tyre, i veçantë”/ Rama, "borxhli" ndaj pensionistëve

4 Janar 2023, 10:32, Aktualitet CNA
“Kontributi i tyre, i veçantë”/ Rama,
Edi Rama, kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e një mbrëmjeje me një grup pensionistësh me kontribut të veçantë në jetën kulturore, sportive dhe shkencore.

Në këtë mbrëmje, Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. 

Përmes disa fotove me ta Rama shkruan se e ndien veten "borxhli" ndaj tyre dhe se ky borxh do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm. 

Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, shkruan Rama./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga