Ligji i Investimeve Strategjike/ Tabaku: I shërben oligarkisë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ka cilësuar jetike ngrit...
?Nëse do ta dështosh një çështje, ngri një Komision Hetimor Parlamentar?. Në fakt kësaj shprehjeje po i përshtaten më së miri Lulzim Basha dhe ?mashat? e tij, më të cilët tenton të vazhdojë të mbajë peng PD-në, edhe pse vetë publikisht ka dhënë dorëheqjen.
Së pari kujtojmë këtu komisionin e famshëm për të ashtuquajturën ?masakër elektorale?.
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Lulzim Basha doli me një tezë, atë të ?masakrës elektorale?. Për të justifikuar dështimin e tij, ai tha se zgjedhjet ishin një masakër elektorale, se beteja sapo kishte filluar, e të tjera si këto.
Më pas Lulzim Basha kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, në krye të të cilit vuri ?supermenin? e tij, Enkelejd Alibeaj.
Komisioni Hetimor u ngrit në muajin tetor 2021, dhe kryetar ishte pikërisht Enkelejd Alibeaj, i cili sot mendon se është kryetar i PD-së, vetëm se e ka komanduar Gaz bardhi.
Në kohën kur u ngrit Komisioni, Enkelejd Alibeaj shprehej se qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i veprimtarisë së pushtetit vendor dhe fondet e institucioneve për qëllime elektorale.
Alibeaj theksoi më tej se ky komision do të hetojë dhënien e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizimeve për qëllime elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale.
Por, qytetarët nuk shikuan as dëgjuan asgjë nga ato që deklaronte Alibeaj.
Kur ka kaluar 1 vit nga mbajtja e zgjedhjeve dhe gati 7 muaj nga ngritja e komisionit, hetimet për 25 prillin u zbehën dhe iu vu kapak pa bërë asnjë punë konkrete dhe pa nxjerrë asgjë në dritë.
Dhe me sa duket ?supermeni? i Lulzim Bashës e ka harruar ?masakrën elektorale?.
Më tej, Lulzim Basha kërkoi ngritjen e një tjetër komisioni hetimor. Atë për hetimin e koncesionit të inceneratorëve, në krye të të cilit vuri ?mercenaren? e tij, Jorida Tabaku.
Historia e inceneratorëve ka nisur që në vitin 2014, pra me ardhjen e Rilindjes në pushtet, dhe opozita e Lulzim Bashës ka heshtur për vite me radhë.
Por, në kohën që SPAK-u nisi hetimet, dhe mediat kanë denoncuar, hyri në ?lojë? Lulzim Basha me të ashtuquajturin Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.
Pra, ndërkohë që çështja po hetohej nga organet e drejtësisë, Basha ngre një Komision Parlamentar, në krye të të cilit vë të besuarën e tij Jorida Tabaku, e cila duket se përmbushi me sukses misionin e Lulzim Bashës, për të sfumuar një nga aferat më korruptive të qeverisë.
Së pari, çështja u tentua të politizohet.
Së dyti, bëjnë një gjasme hetim parlamentar, ndërkohë që tashmë çështja është në duart e SPAK-ut.
Dhe në fund mbyllet me dy raporte dhe me një “show”, të kyetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryeministri Edi Rama, të cilët tentuan t’i nxjerrin inceneratorët si ?vepra arti?.
Si Rama dhe Veliaj nuk thanë asgjë. Thjesht qëndruan nga 10 orë para komisionit duke bërë ?show? dhe teatër, ndërsa Tabaku vijonte rolin e saj.
Por, nuk mbaron me kaq. Tashmë ?mashat? e Lulzim Bashës kërkojnë ngritjen e një tjetër Komisioni Hetimor Parlamentar.
Tashmë është ?supermeni? i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, që pasi e ?ndriti? komisionin për masakrën zgjedhore, kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për Ligjin e Investimeve Strategjike.
Dhe ?rastësisht?, po fare ?rastësisht? ama, në kohën që mediat po denoncojnë dhe shumë detaje po dalin në dritë, që nga bashkëshorti i ministres Xhaçka apo edhe aktori i humorit Gaz Paja, të cilët kanë marrë statusin e ?investitorit strategjik?, sërish hyn në ?lojë? Lulzim Basha, por këtë herë duke përdorur ?mashat? e tij në PD.
Pra, një tjetër çështje e cila tentohet të politizohet pikërisht në momentin që mediat kanë denoncuar. Dhe shanset janë që të përfundojë ashtu si komisioni për inceneratorët apo të harrohet fare si ?masakra elektorale?.
Janë këto detaje dhe fakte, që tregojnë qartë se Rama dhe Basha këtë herë janë edhe më afër, sepse pasi tentuan së bashku të mbyllin një aferë shekullore, duke përdorur çdo mënyrë pazari, deri te komisionet hetimore që të mbyllet historia e inceneratorëve, tashmë kërkojnë mbylljen e një tjetër skandali.
Pra, fakti është se Jorida Tabaku e përmbushi me ?sukses? misionin e saj si ?mercenare? e marrëveshjes Rama-Basha. U bë zhurmë, u tërhoq vëmendja nga situata politike, e në fund dolën me dy raporte.
Ndërsa tashmë është Alibeaj, që kërkon t?i vërë ?kapak? një tjetër çështjeje, për të cilën ka pasur denoncime të forta në media./CNA.al
Tabaku merr tendera nga Rama?/ “Sudja” del zbuluar
Jorida Tabaku si ?mercenare? e marrëveshjes Basha-Rama/ ?Topi? në fushën e SPAK
Inceneratorët, afera korruptive që do mbyllet me procedurë si krimet e Lulzim Bashës
Alibeaj dështoi me ?masakrën? e 25 prillit/ Kërkon komision hetimor për Portin e Durrësit
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ka cilësuar jetike ngrit...
Deputetja Jorida Tabaku ka folur sërish për çështjen e incin...
Janë gjetur dy të miturit nga Elbasani, të cilët rezultonin ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi që në negoc...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur sot për zgjedhjen...
Sot u mblodh Konfereca e Kryetarëve, ku bëri bashkë Taulant ...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar ashpër ndaj deputetit të PD...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një thirrje p...
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka...
Media prestigjioze gjermane ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh...
Ish-ministri i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për protestën...
Presidenti Joe Biden vizitoi të martën një fabrikë në Alabam...
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeminis...
Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e Kryesisë së Part...
Nga data 1 maj Këshilli i Ministrave vendosi që të mbyllë të...
Zgjedhjet e 25 prillit 2021 i dhanë kryeministrit Edi Rama d...
Mblidhet sot kryesia e Partisë Socialiste. Mësohet se në kët...
Parashikimet për rritjen e bruto prodhimit të brendshëm në g...
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi , e ka...
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike i janë drejtuar m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...