Si do të largohet Basha nga zyra?/ Berisha zbardh hapat që do të ndiqen, në përfundim të ultimatumit
Ish kryeministri Sali Berisha, është pyetur se kur do të nxi...
Ish Presidenti Bujar ka reaguar për skandalin e të dhënave private të mbi 6 mijë qytetarëve që po qarkullojnë në rrjete sociale, ditët e fundit.
Sipas Nishanit, skandali i daljes në publik të sistemit të pagave përmban në vetvete disa dimensione.
?Të gjitha ato në fakt përmblidhen në një konkluzion të vetëm në fund.
Degradimin e Shtetit Shqiptar prej Edi Ramës?, shkruan Nishani në rrjete sociale.
Ish Presidenti radhit arsyet se përse është fajtore Qeveria.
?Së pari, grabitja e të dhënave të qindra mijëra qytetarëve në mënyrë masive, tregon paaftësinë totale të një qeverie për të garantuar një sistem funksional, të sigurtë dhe të vetëmbrojtur digjital për atë sektor, i cili është më i rëndësishmi në vend, FINANCAT.
Lënia e fateve të shtetit në dorën e të paaftëve ka qenë një zgjedhje e qëllimshme dhe për arsye të korrupsionit të dhunshëm.
Në vitin 2008, Qeveria Shqiptare (asaj kohe) realizoi një prej projekteve madhore të shërbimit dhe sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
Regjistrin Elektronik të Gjendjes Civile.
Ky projekt madhor u realizua në bashkëpunim me shtetin e Austrisë, e cila ishte numër 1 (një) në botë për sigurinë e atyre të dhënave.
Ai model (më i miri në botë) u zbatua dhe në Shqipëri për të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
Standardi i lartë i Regjistrit Elektronik të Shtetasve i parapriu prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike për shqiptarët, një produkt nga më të mirët e nivelit evropian.
Sistemi kishte vetëm një sekret.
Ai duhej të menaxhohej e mirëmbahej me standard të lartë. Për këtë ekspertiza austriake vijoi të kontribuonte.
Puna e parë që bëri Edi Rama sapo erdhi në pushtet, përzuri austriakët dhe vuri nën kontroll të kompanisë private të ministrit të tij të gjithë këtë sistem, i cili nisi të degradonte pak nga pak?, shkruan Nishani.
Sipas tij, Edi Rama e dinte mirë se me austriakët nuk fuste dot para në xhepin e hajnisë e as kontrollonte dot të dhënat e qytetarëve shqiptarë.
?Dimensioni i dytë i skandalit ?Rama? të rradhës ka të bëjë me fenomenin ?patronazhistët? bis, ku praktika e partisë shtet përdor punësime ekstra në fushatë elektorale dhe shantazhon këdo me ?bukën e fëmijve?.
Por ajo më e rënda, çka na zbuloi shpërthimi i këtij skandali të ri është fakti dhe prova e fortë e ekzistencës dhe funksionimit të një mega rrjeti të pastrimit të parave.
Deklarimi i rrogave gjigande, që në raport me ekonominë, tregun, qarkullimin financiar të realitetit shqiptar, tejkalojnë fantazinë në çdo shtet të pasur të botës.
Skema duket e qartë fare, deklarojnë rroga të tilla për të pastruar paratë e pista që futen në kontot bankare, por të fituara nga burime kriminale, kryesisht korrupsioni.
Ky rrjet gjigand i pastrimit të parave i shtrirë pothuajse në të gjitha fushat është skandali më specifik brenda vetë skandalit të rrjedhjes së të dhënave?, shkruan më tej Nishani.
Ky i fundit thotë se bashkëpunëtor në këtë skandal, është edhe Lulzim Basha, të cilit i referohet se çiraku i Ramës që ka pushtuar selinë e PD.
?Jo më kot Edi Rama dhe çiraku i tij që ka pushtuar Selinë e PD tentuan ta zhvendosin problematikën më të madhe të këtij skandali tek çështjet dytësore të tij.
As kryeministri i skandaleve dhe as çiraku i tij i gjoja-opozitës në parlament, nuk guxuan të denoncojnë skemën gjigande të pastrimit të parave.
Natyrisht halli personal i detyron të mos guxojnë të denoncojnë pastrimin e parave, në atë skemë të ngritur.
Por është detyra dhe përgjegjësia e Prokurorisë së Shtetit të mos shmanget nga detyra e saj parësore.
I bëj thirrje të hetojë me thellësinë maksimale (përveç të tjerave) krimin e pastrimit të parave dhe evazionin fiskal në objektin e shpërthimit të këtij skandali.
Një gjë është e sigurtë në bindjen time.
Asnjë nga dimensionet e këtij skandali nuk do të kalohet lehtë, as do mundet të harrohet e as do të jetë selektive ligjbërja.
Kushdo që mendon se do ta mbajë Partinë Demokratike përjetë në opozitë dhe se Edi Rama do ti mbrojë aferat e tyre siç mbron aferat e tij, e ka GABIM !
Si këshillë për ta.
Rikthehuni pak në kujtesë se çfarë ndodhi në 2005-2009, me këdo nga ata që kishin shkelur ligjin dhe mendonin se nuk do të përballeshin kurrë me drejtësinë e vërtetë !
Shqipëria do të bëhet?, përfundon Nishani, reagimin./E.S-CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha, është pyetur se kur do të nxi...
Nga Paulin MarkuZ.Basha mos ofendoni demokratët!Nisur nga si...
Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për takimin e f...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe prapaskenat ...
Ambientalisti Sazan Guri ka deklaruar se ‘Ballkanin e Hapur’...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se skema e in...
Lideri historik, Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar planet e Ba...
Temë diskutimi mes analistëve Andi Bushati dhe Baton Haxhiu ...
Ish kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar kryetarin e shk...
Gazetari Andi Bejtja ka deklaruar se spekulimet e ulëta siku...
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini ka deklaruar se piku i var...
Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka kritikuar me tone të a...
Myslim Murrizi, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare ka ...
Inceneratorët kanë qenë së fundmi një ndër temat “më të nxeh...
Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se në këto 3 muajt e fundit...
Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka deklaruar se Lulzim B...
Lulzim Basha po sillet si një diktator, duke bërë çfarë do v...
Lulzim Basha së bashku me katër nënkryetarët dhe sekretarin ...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha prej një ore ka mbled...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, do të zhvillojë një mbled...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...