LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do ndodh në 5 janar?/ Tritan Shehu jep detaje: Vendimet e Kuvendit janë të formës së prerë

24 Dhjetor 2021, 19:23, Politikë CNA

Deputeti i PD Tritan Shehu ka treguar se çfarë do të ndodhë në datën 5 janar, në rast se Lulzim Basha nuk largohet nga zyra.

Në një intervistë televizive, ai tha se PD nuk është pronë private e askujt, ndërsa thekson se vendimi i dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit është i formës së prerë.

?Duhet të kuptojmë se zyra dhe selia e PD-së nuk janë prona e askujt. Ato janë pronë e anëtarësisë së PD-së, janë pronë e masasës së anëtarëve të saj të cilët nëpërmjet delegatëve të tyre morën vendimin përkatëse në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetrori dhe në mënyrë plebishitare votuan ratifikimin e tyre në referendumin e ditës së shtunë.

Këto janë vendime të formës së prerë dhe të padiskutueshme dhe vetëm të aplikohen në të gjitha dimensionet e tyre dhe në këtë rrugë është edhe logjistikës së PD-së dhe objekteve të saj që i përkasin tashmë antarësisë së saj dhe aspak individëve të veçantë që nuk janë më në postet e tyre pasi një nga vendimet e ratifikuara ishte shkarkimi i kryetarit dhe kalimi i fuqisë drejtimore Komisionit të Rithemelimit deëri në muajin mars, i cili është i vetmi organ që drejton PD-në të gjitha nivelet e saj dhe në të gjitha aksionet e saj politike, organizative dhe qoftë edhe administrative.

Mendoj se nuk është fjala për vendime gjyqësore por për vendime e anëtarësisë së PD-së, është fjala për një referendum që u bë tërësisht transparent dhe një transparente shumë të gjerë të anëtarësisë së PD-së, pra janë vendime që i takojnë PD-së dhe i takon asaj që ti vendosi në jetë këto vendime dhe kaq. Kërkohet vetëm implementimi i këtyre vendimeve. Logjistika e PD-së nuk është pronë e asnjë individi, ajo është pronë e anëtarësisë së anëtarësisë së PD-së dhe në shërbim të PD dhe vendimeve të saj që janë të qarta tashmë?, tha Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga