Republika anti-demokratike e 17 majit
Nga Erion Piciri Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare ni...
Nga Ekrem Spahiu
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga statura e tij si personalitet politik, për nga kohëzgjatja e tij në krye të shtetit dhe sidomos për nga momenti krucial historik kur qeverisi Shqipërinë, përbën referencën e domosdoshme të historisë politike të shtetit shqiptar.
Ai u thirr nga koha për t?iu përkushtuar kombit shqiptar dhe Shqipërisë në momente vendimtare historike. Ndërgjegjja e tij kombëtare, e trashëguar nga fisi i tij, e kultivuar nga prindët e tij dhe nga shkollimet që kreu, e bëri atë një luftëtar të madh për çështjen kombëtare.
Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e Kongesit të Lushnjës, pati edhe besimin për sigurimin e tij. Në vlerësim të angazhimit sipëror të tij në këtë ngjarje historike, në qeverinë e dalë nga ai Kongres, Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm. Disa kohë më pas, duke qenë i zgjedhur edhe në funksionin e lartë të Kryeministrit, ai u përball me atentat kundër tij brenda Kuvendit Kushtetues. Por, për të mos lejuar ndërlikimin e mëtejshëm politik të situatës dhe, për rrjedhim, destabilizimin dhe sigurinë e vendit, ai dha shembullin e shtetarit të përgjegjshëm, i cili, duke vlerësuar në radhë të parë fatet e vendit, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Duke patur referencë kërkesat për një shtet demokratik në të cilin vullneti i popullit i përcaktuar me zgjedhje, nuk mund të tjetërsohet në asnjë formë tjetër sikurse ishte rasti i ?revolucionit? të qershorit të vitit 1924, Ahmet Zogu, me vendim të qeverisë ?Vrioni?, por edhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në 24 dhjetor 1924, i riktheu legjitimitetin shtetit. Në vlerësim të këtij kontributi kushtetues, më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun Kryeministër dhe Ministër të Brendshëm.
Në këto funksione të larta, Ahmet Zogu dha mesazhin e vlerësuar si nga brënda, edhe nga jashtë vendit se legjitimiteti është referenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për një shtet sikurse e kërkonte koha. Kjo i dha mundësinë e rivendosjes së menjëhershme të stabilitetit në vend, duke mundësuar po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.
Shpallja e Shqipërisë ?Mbretëri? dhe e Ahmet Zogut ?Mbret i Shqiptarëve? përbënte një domosdoshmëri tjetër historike, si e vetmja alternativë për të mënjanuar rreziqet dhe kërcënimet e gjithfarëllojshme, nga brenda e nga jashtë vendit, që iu sulën Shqipërisë midis dy luftërave botërore.
Në këtë mision të lartë, Mbreti Zog I, kreu reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit, konsolidoi rendin dhe sigurinë, krijoi administratën e munguar të shtetit, shenjtëroi pronën private, etj. Me politikat e ndjekura, u garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin shqiptar në çdo vend të botës, u masivizua arsimi kombëtar, etj. Ishte pikërisht Mbretëria shqiptare që krijoi kuadrin e nevojshëm shtetëror për t?i dhënë individualitet dhe dinjitet institucional besimeve fetare, njësosj siç i gëzonin në vende të tjera.
Vendet perëndimore, midis tyre SHBA, jo vetëm që e njohën menjëherë Mbretërinë Shqiptare, por edhe zhvilluan marrëdhënie gjithnjë në rritje, çka pothuajse i kishin munguar Shqipërisë deri në atë kohë, e madje i mungoi edhe gjysmë shekulli më pas.
Mbreti Zog angazhoi të gjitha potencialet për sensibilizimin e popullit shqiptar, me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese ndaj pushtimit fashist italian dhe, ndërkohë, mobilizoi forcat ushtarake dhe ato të xhandarmërisë, me të cilat u organizua qëndresa ushtarake me armë. Ai nuk i la hapësirë tjetër Italisë fashiste, nuk iu dorëzua ultimatumeve të saj, prandaj ajo e planifikoi dhe e zbatoi pushtimin e Shqipërisë vetëm me operacion ushtarak. Në kushtet e pamundësisë për të ndalur ekspansionin fashist i cili nuk lakmonte vetëm Shqipërinë, Mbreti Zog, pasi mbajti gjallë qëndresën për aq kohë sa ishte e mundur, me vendim të Parlamentit u largua nga vendi, duke besuar në të drejtën juridike ndërkombëtare sipas së cilës, kur pushtuesi pritet me qëndresë të organizuar ushtarake dhe qeveria legjitime nuk dorëzohet, ajo qeveri vijon të ruajë të drejtat legjitime.
Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, Mbreti Zog u mirëprit në disa vende, por qëndrimin më të gjatë, që prej vitit 1941 e pati në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila ishte ndër tre Aleatët e Mëdhenj të luftës kundër nazi-fashizmit. Aty qëndroi deri në përfundim të luftës.
Mbreti Zog ndërroi jetë jashtë Atdheut, të cilit ai i kushtoi jetën. Me rënien e regjimit komunist, i cili synoi të fshijë personalitetin, kontributet dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, ai është memorializuar e përjetësuar në të gjithë Shqipërinë.
Për të gjitha këto arsye, Mbreti Zog I ka qenë dhe do të vijojë të zejë një vend qendror në historinë e Shqipërisë. Ai ndërtoi një shtet modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor. Ai e lidhi të gjithë jetën e tij me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj përkujtimi i ditëlindjes së tij dhe vlerësimi i personalitetit dhe kontributeve të tij si shtetar i madh, është detyrim dhe respekt për historinë tonë kombëtare dhe shtetërore.
Nga Erion Piciri Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare ni...
Së pari, Lulzim Basha: “edhe i shiti edhe i humbi zgjedhjet ...
Nga Zef ZefiMe sa duket edhe Drejtoria e Sigurimit të Shteti...
Nga Elvi FUNDO Lulzim Basha është njeriu me më shumë ...
Kryeministri Rama nuk mund të bëjë analistin e tregut, por d...
Përplasja për targat e makinave në kufirin ndërmjet Kosovës ...
Nga Skënder MinxhoziKa qenë e paparashikuar që Sali Berisha ...
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri Gjatë parashtrimit të programit të...
Ka disa gjëra me të cilat identifikohet Kryetari i PD, që ia...
Nga Elvi FUNDOFatbardh Kadilli, një nga personazhet më të dë...
Nga Gent StrazimiriNuk ka një “çështje Berisha” në PD!Ka një...
Heshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD...
Ne të rinjtë, të lindur në një kohë ku liria shumë – dimensi...
Historia ka pasur dhe luftëra të famshme, por çuditërisht të...
Nga Piro AhmetajSë pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “...
Nga Kleves BitroNjë sondazh i brendshëm, i shpejtë i selisë ...
Nga Sabah JemishtaUnë i njoh personalisht të dy, edhe Berish...
Nga viti 2018 e këtej, shfaqet hera herës në ndonjë qoshe sh...
“Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sik...
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë respekt të mijëra konsideratave ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...