Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Nga Elvi FUNDO
Fatbardh Kadilli, një nga personazhet më të dështuar dhe më problematikë të Partisë Demokratike, është hedhur në “sulm” si një rival i Lulzim Bashës, por edhe një alternativë kundër Berishës.
Njeriu i cili u përdor, u keqpërdor dhe më pas u hodh si leckë në “koshin e plehrave” nga Lulzim Basha, tashmë po kërkon të jetë alternativë brenda Opozitës.
Në fakt, çfarë mund të përfaqësojë si alternativë një njeri që nga rreth 42 mijë demokratë që votojnë, merr 780 vota. Kjo të kujton një ngjarje tjetër, që do ta tregojmë më poshtë.
Fatbardh Kadilli është një nga njerëzit që ishte deputet i Partisë Demokratike, i futur në listë nga Berisha. Ishte këshilltar i këtij të fundit, me grupimin e njerëzve që ai mori në vitin 2005. Ishte aq i rëndësishëm në kryeministri sa Berisha nuk e takoi kurrë, edhe Gjergj Lezhja kur kishte kohë me shumicë nuk e priste. Por diçka e kapi rrugës.
Gjithmonë Doktori ka qënë në dyshim për ta vënë Kadillin si përfaqësues të tij. Megjithëse mundi të kapte një vend në listën për Pogradecin, nuk mundi ta fitonte kurrë atë qytet dhe zonë elektorale, edhe pse kishte bastione mjaft të rëndësishëm të PD.
Në 2013 bashkohet me Lulzim Bashën në garën kundër Sokol Olldashit. Bëhet pjesë e strukturës manipulative dhe vjedhjes së votave brenda PD-së.
Pra, në qoftë se ka një njeri që ka vjedhur e manipuluar një rezultat zyrtar në, i pari është Fatbardh Kadilli, i cili e ka filluar në 2013, duke i shërbyer në mënyrë të turpshme Berishës dhe Bashës.
Më pas Lulzim Basha e bën Sekretar të Burimeve Njerëzore, e ngre në nivel shumë të lartë. Por, Kadilli shkon nga dështimi në dështim.
Shkatërron degën e Lushnjës, shkatërron degën e Beratit, Pogradecit e kështu me radhë. Kudo që ai shkon ka konflikt, ka përplasje dhe përçarje. Nuk arrin dot të bëjë asgjë, kudo ku shkel vëtëm konflikte dhe përplasje.
Është njeriu më i fortë në krah të Bashës, duke goditur çdo njeri tjetër që flet kundër tij. E në rast se ka një ?luftë? të ashpër brenda demokratëve, ajo është 2013-2017 dhe gjithçka ndodhi pas çadrës.
Nga 2013-ta në 2017, Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo, Arben Ristani, Grida Duma, Ervin Salianji dhe disa të tjerë që sot sërish janë në krah të Lulit, ishin ?banda më kriminale? brenda Partisë Demokratike. Ishin njerëzit që mbështesnin call centerat të shanin e të sulmonin ish-drejtues dhe njerëz me contribute historike në PD. Thjeshtë dhe vetëm me një qëllim: ?Të ikin ata, të vimë ne?. Këta ishin demokratikasit e rinj.
Pra, niveli i dytë dhe i tretë i pushtetit të djeshëm të Berishës kërkonte të kapte gjithçka në Partinë Demokratike, për të ardhur nesër në Qeveri.
Dhe këtë skemë, Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo, Arben Ristani etj, e dinin shumë mirë.
Këta ishin ?kusarët? e Lulit, në Partinë Demokratike.
Në 2017, Ristani, Kadilli dhe Bozo sërish bëjnë marrëveshje me Lulzim Bashën, edhe pse ai i hodhi në ?kosh të plehrave?. Nuk i kandidoi
asnjë prej tyre për deputet, Ristanin e çoi në listë poshtë Vangjel Dules megjithse ishte sekretari i përgjithshëm i PD. Basha zgjodhi disa ?kurtizane dhe eunukë? të tij, që në fakt tek këta nuk përjashtohen edhe emrat që përmendëm më sipër.
Lajthitja
Shqiptarët panë me videon, zë e figurë, sesa të neveritshëm ishin Bozdo e Kadilli, kur të dy sekretarë të PD-së rriheshin me një qytetar në rrugë. Nuk përballonin dot nervat dhe ngarkesën psikologjike.
Dhe kjo nuk tregon pak. Por, flet sesa është pesha dhe ngarkesa që mund të mbajnë këta personazhe që flasin dhe dalin me gjoja IDE, kur në fakt janë vetëm një instrument i keqpërdorur nga Lulzim Basha, dje, sot dhe mesa duket edhe nesër.
Pas çadrës, kur në PD u ngrit zëri që Luli të mos “ngrinte”, por të jepte dorëheqjen dhe Partia Demokratike të hynte në proces analize dhe më pas të bënte zgjedhjet, pati tre lëvizje.
Një grup që kërkonte garë pas dorëheqjes, një grup gjoja me ndryshime statutore ku shkoi dhe Ristani dhe Kadilli me Bozdon që bënë pazarin e radhës me Lulin, duke kapur kryesinë.
Por, edhe Ristani nuk i shpëtoi këtij pazari, duke u bërë gjoja kryetar i Disiplinës. Gjithashtu ?llokmën? e mori edhe Ivi Kaso që shkoi nga pas, apo Artan Hoxha që na doli dje në media dhe Dritan Shano, që shpresonin shumë te Luli, për mandate deputetësh.
Qëndruan urtë të gjithë bashkë, këta të idesë. Që në fakt ideja e tyre ishte të kapnin një mandate deputeti.
Në fund sërish Luli duke e ditur se çfarë fare ishin dhe si i kishte përdorur i hodhi si lecka në ?koshin e plehrave?.
Dhe tani po dalin me ide. Dalin me ide, ata të cilët nuk kanë asnjë ide. Kanë thjeshtë dhe vetëm pazar dhe bëjnë sikur janë alternativa e tretë brenda PD-së. Dhe kur i dëgjon dhe i pyet se a do të duhet të mblidhet Kuvendi? A do të duhet të shkarkohet Lulzim Basha? Nuk flasin, se kanë ?idetë? e tyre, kanë lëvizjet e tyre.
Por, kjo ideja e votave dhe lëvizjes që ka Kadilli me këta burrat me vete është shumë krahasuese me një ngjarje. Me një kandidat për deputet, të cilit në qendrën e votimit të tij nuk i dilnin votat.
Ai garonte për një parti të vogël dhe nga 4 vota që duhej të kishte në kuti, pasi ishte ai, bashkëshortja, nëna dhe vajza e tij, në numërim i dilnin vetëm dy vota. Pra, dy vetë nuk e kishin votuar. Ose nuk kishte votuan veten, ose një nga familjarët e tjerë nuk ia kishte dhënë votën.
E pra, por t?i marrësh Fatbardh Kadillin, Enno Bozdon, Arben Ristanin, Artan Hoxhën, Dritan Shanon, Ivi Kason e disa të tjerë aty që përpiqen të bëjnë sikur janë ?ideja?, apo alternativa e PD-së, po tua mbledhësh votat, bashkë me familjen, do t?iu dalin minus.
Kështu që kjo ideja është e dështuar. Këta ?kusarët? e vegjël të partisë që bëjnë gjithçka që ta kapnin, ta rrëmbenin dhe ta përdornin për interesat e tyre u keqpërdoren nga Luli, tani janë hedhur në kosh dhe duan të kthehen në lojë, kaq janë thjesht për asgjë.
Fatbardh Kadilli nga 42 mijë vota, mori 780 vota kur kandidoi për kryetar partie. Pra, përqindje e pakonsiderueshme, e pavlerë. Dhe ato në shumë vende të dhëna, më shumë sesa vota të merituara. Një procesverbal që ia kanë dhënë për të mos e nxjerrë me zero. Pra, për të treguar që ka pasur një garë të vërtetë dhe reale. Pra, që demokratët kanë votuar vërtetë.
Por, në finale ajo që kuptojmë është se ideja e ?Kadillërave? dhe kusarëve të tij në PD është e dështuar dhe e pavlerë. Megjithëse ai dhe disa të tjerë qëllimin gjoja si alternativë apo fraksion brenda PD-së e kanë për të qënë si një mundësi nesër për të bërë pazar, qoftë me Bashën, apo me Ramën, se në rast se nuk i përfillin të dalin si një alternativë e re politike.
Pra, si një çarje e mëtejshme e Partisë Demokratike.
Por, më shumë sesa kontribues të Partisë Demokratike ata janë fasada të përkohshme të saj, që nuk i vlejnë askuj. Thjeshtë dhe vetëm ngelen disa kusarë të pavotuar, të pavlerë dhe të pambështetur. Edhe pse pretendojnë se janë dikush dhe kanë mbështetje politike, në finale janë askush, nuk i voton, nuk i mbështet dhe nuk i do asnjeri./CNA.al
?Berishës nuk ia mbledh dot SHBA, a do t?ja dalësh ti??/ Evi Kokalari shigjeton Fatbardh Kadillin
Lëvizje e re në PD/ Kadilli prezanton nismën e re “Iniciativa Demokratike”
Basha hedh në ?kosh të plehrave? sekretarët e tij
?Berisha më merr idetë?/ Kadilli: Do jem në çdo garë kandidat
?Kjo është luftë për pushtet?/ Kadilli mesazhe Bashës dhe Berishës
Fatbardh Kadilli i veshur si SS dhe nderon si nazist
?S’është perëndimor siç e shet veten?/ Kadilli: Basha cinik, i detyruar të bashkëjetoj me të!
Një farsë për të eleminuar Klevis Balliun dhe shpëtuar Enno Bozdon
Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë
Basha gënjen sërish Enno Bozdon/ Tani e lë me gisht në gojë
Enno Bozdo i bën karshillëk Bashës/ Shpall fitoren nga çadra
Nga Gent StrazimiriNuk ka një “çështje Berisha” në PD!Ka një...
Heshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD...
Ne të rinjtë, të lindur në një kohë ku liria shumë – dimensi...
Historia ka pasur dhe luftëra të famshme, por çuditërisht të...
Nga Piro AhmetajSë pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “...
Nga Kleves BitroNjë sondazh i brendshëm, i shpejtë i selisë ...
Nga Sabah JemishtaUnë i njoh personalisht të dy, edhe Berish...
Nga viti 2018 e këtej, shfaqet hera herës në ndonjë qoshe sh...
“Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sik...
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë respekt të mijëra konsideratave ...
Shefja e diplomacisë amerikane ne Tiranë e mbajti frymën e p...
Ambasadorja e SHBA–ve në Tiranë, ndoshta do të duhet shumë s...
Nga Artan FugaKryetarët e partive jam i bindur që nuk e kanë...
Madje shkoi përtej të folurës dhe denoncimit duke kërkuar nj...
Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një...
Qëndrimi i Kryetarit të PD ndaj ish Kryeministrit Berisha pë...
‘Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrt...
Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të is...
Deri dje më dukej pak i çuditshëm guximi i Lul Bashës për të...
Vetëm pasi Lulzim Basha shpalli me gojën e tij se nuk ka ndë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...