Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Qëndrimi i Kryetarit të PD ndaj ish Kryeministrit Berisha për shkak të shpalljes ?non grata? të këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara ka marrë të gjithë vëmëndjen e një dueli në distancë brenda PD. Ndjeshmëria e mbështetësve të PD ndaj këtij debati është e kuptueshme dhe ndoshta e vetmja gjë e justifikueshme në këtë zhvillim.
Ndërkohë qëndrimet janë reduktuar në ?pro? apo ?kundër? pa u ndalur shumë në vërtetësinë, moralin dhe dobishmërinë e këtij dueli në distancë.
Shtrohet pyetja; Sa i vërtetë është ky duel? Përtej retorikës në dukje të ashpër (me të cilën PD ështe historikisht familiare) aksionet konkrete lënë vend për të qenë skeptik. Basha, duke u justifikuar publikisht me presionin e ndërkombëtarëve (pohim që në vetvete e asgjeson vlerën e qëndrimit të tij duke e kthyer atë veç në një xhest dhe jo aksion politik), ia ka dalë ta vërë në diskutim vërtetësinë e të vetmit veprim të tij në këtë situatë.
Nga ana tjetër, Berisha, këtij gjysëm veprimi i është përgjigjur vetëm me retorikë. Berisha e di mirë që përjashtimi i tij nga Grupi Parlamentar i PD adresohet, sfidohet apo konkretizohet brenda Grupit Parlamentar dhe jo në strukturat e partisë. Është interesant fakti që përtej retorikës, Berisha nuk ka marrë asnjë veprim sfidues ndaj aktit të Bashës brenda Grupit Parlamentar. Madje, në një situatë në dukje kaq dramatike, as në mbledhje të këtij grupi nuk ka marrë pjesë, megjithëse ka deklaruar që do merrte pjesë ?kur t?i teket..?
Endja për të ndërmarrë një fushatë takimesh në bazë, edhe pse mund të jenë gjetje interesante për të prodhuar retorikë, nuk ka asnjë shans për të provokuar një vendimarrje politike efektive.
Kjo qasje madje është mjaft e ngjashme edhe me veprimin a atakimit të vendimit të Sekretarit të Shtetit në Gjykatën Korreksionale të Parisit, që njësoj, është gjetje interesante për të prodhuar retorikë, por nuk ka asnjë shans për një vendimarrje efektive.
Nga kjo pikpamje retorika e ngritur shërben për një galvanizim të qëndrimeve ?pro? apo ?kundra? palëve, por nuk ka gjasa të gjenerojë domosdoshmërisht një produkt apo vendimarrje politike. Palët nuk janë kaq të padijshme, ndaj është më racionale të dyshohet në vërtetësinë e qëndrimeve të palëve.
Për mbështetësin e ndershëm të PD duhet të jetë me interes të kuptohet edhe nëse dueli në distancë është apo jo i moralshëm.
Nga njëra anë Basha pretendon që vendimin e ka marrë zemërthyer, pasi Berisha nuk e meriton të përjashtohet nga Grupi Parlamentar, por është nën presionin e partnerëve ndërkombëtar.
Normaliteti e qetësia me të cilin Basha bën këtë pohim veçse tregon se sa apolitik është ky personazh.
Më shumë sesa dikotom, qëndrimi i Bashës është thjesht i pamoralshëm. Për të njëjtin lloj rasti (shpalljen ?non grata? të një deputeti të maxhorancës) PD dhe Basha kanë mbajtur qëndrime të kundërta, duke argumentuar heqjen e mandatit të deputetit si homologim të shpalljes ?non grata? me ?dëbimin? nga një shtet aleat, çka e bën deputetin subjekt të ligjit të dekriminalizimit.
Nga ana tjetër Berisha retorikën e tij e ka ndërtuar edhe mbi moralitetin e vendimit dhe qëndrimit të Bashës. Por kjo retorikë është veç simetrike me atë të Bashës, por jo domosdoshmërisht e moralshme.
Tashmë është ?sekret publik? fakti që Berisha ka qenë, jo thjesht me shkelje Syri, mbrojtësi më i madh i abuzimit, keqdrejtimit dhe bjerrjes së PD nga kasta sunduese e dy mandateve të fundit. Ndjesa me justifikimin se ?nuk e paskam njohur Bashën? është po aq e pamoralshme sa kërcënimi ndaj kritikëve të Bashës, (pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2017) për ?mosnjohje të kontributeve brenda PD nëse nuk rreshtohen në mbështetje të kryetarit Basha?.
Por nëse debate është i pavërtetë dhe i pamoralshëm, si mund të jenë i dobishëm për PD? A do mund t?i shërbejë ky duel PD-së apo do limitohet në ?larjen e hesapeve? me Lulin deri në piketimin e Lulit të radhës? Ajo çfarë do të ishte e dobishme për PD është nxitja dhe përballimi i një debati mbi orjentimin politik pro-perëndimor të PD, qëndrimin kritik ndaj fenomenit të korrupsionit në qeverisjen e PD edhe pse 8 vjet në distancë dhe mbështetjen e procesve që synojnë ndërprerjen e ciklit të pandëshkueshmërisë.
Vetëm atëherë PD mund të shpresojë të rifitojë besimin e publikut.
‘Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrt...
Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të is...
Deri dje më dukej pak i çuditshëm guximi i Lul Bashës për të...
Vetëm pasi Lulzim Basha shpalli me gojën e tij se nuk ka ndë...
Nga Dritan Shano‘Baza është me Berishën, por unë nuk do lejo...
Lulzim Basha sot në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlament...
Që prej vitit 2009, Lulzim Basha shihej si dishepulli i Sali...
Videoja më e fundit që doli nga klasa e një shkolle shqiptar...
Nga Andi BejtjaA fitohet me Amerikën kundër? Kjo është një p...
Nga Klodian TOMORRINje nga tezat me idiote qe po hidhet se f...
Programi i Shëndetësisë së rilindjes për mandatin e radhës k...
Nga Refik HasaniKryeministrit i Shqipërisë Edi Rama, në mand...
Nga Ermal MulosmaniSali Berisha, i nxitur në dukje nga shtys...
Nga Ilir Levonja Më vjen mirë kur pashë dhe dëgjova se si nj...
Lulzim Basha po përpiqet ta kapërcejë ngjarjen më të rëndë n...
Nga Leonard QukuZjarri i ndezur në Partinë Demokratike, pas ...
Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë një burrë nga Li...
Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapësira në i...
S’ka rëndësi si e ke emrin, Hasan, Hysen, Skuth, Zgjebs, Sur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...