Basha ka një mënyrë për të ndihmuar PD-në…
Nga Leonard QukuZjarri i ndezur në Partinë Demokratike, pas ...
Lulzim Basha po përpiqet ta kapërcejë ngjarjen më të rëndë në partinë e tij sikur s?ka ndodhur asgjë. Përveç atyre 10 minutave të pararegjistruara ku njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, ai ka heshtur dhe nuk ka sjellë para demokratëve asnjë alternativë si do të përballen ata me një nga krizat e brendshme më të mëdha, që tashmë sapo ka nisur zyrtarisht.
Mungesa e një argumentimi serioz për largimin e Sali Berishës dhe heshtja përballë akuzave të rënda të këtij të fundit, është një rast unikal që i ka vënë në siklet edhe propagandistët e Ramës që (pas vitieve të tëra talljeje) tani u duhet të lartësojnë aktin e Lulit, por edhe vetë drejtuesit e PD që nuk dinë si të mbrojnë e justifikojnë vendimin e shefit të tyre.
Dhe në fakt nuk është e lehtë që të argumentosh një vendim për të cilin nuk je dakort dhe as i bindur, por gjithsesi e merr. Si mund të shpjegosh se Sali Berisha është shtylla kurrizore dhe lavdia e Partisë Demokratike, por për të nuk ka vend brenda saj. A mund ta kuptojnë demokratët logjikën se berishizmi mbetet filozofia e partisë së tyre, por krijuesi i saj duhet përjashtuar. Cila qe arsyeja që këtë herë kërkesa e SHBA duhej pranuar pa kushte, pavarësisht bindjes se vendimi kundër zotit Berisha ishte i padrejtë dhe i pamerituar?
Të gjitha këto paqartësi burojnë nga fakti se vendimi i Lulzim Bashës, ndonëse ishte i fortë nuk qe burrëror. Kryetari i PD e zvarriti për tre muaj një vendim që do të duhej ta kishte marrë që ditën e parë kur mbërriti dekreti i sekretarit Blinken që shpallte non grata Sali Berishën. Ose do ta largonte Berishën nga grupi i PD ose do të solidarizohej me të. Basha e zyrtarizoi aktin e tij disa orë para skadimit të ultimatumit, duke eleminuar çdo mundësi për një debat normal brenda një force politike, për përplasje mendimesh dhe rrymash, në fund të fundit për të shtruar çështjen themelore: A duhet të ndahet PD e sotme nga Berisha dhe berishizmi. Sepse në fakt kjo është tema për të cilën Basha dhe drejtuesit e tjerë të PD duhet të vendosin sot.
Mungesa e kurajos për t?u përballur me këtë temë të fortë, e bëri vendimin e përjashtimit të Berishës jo vetëm një akt të dobët, por edhe një peshë të rëndë që u ka mbyllur gojën dhe u ka ulur kokën atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë opozitën. E miratojnë ata këtë vendim si një e mirë për Berishën dhe familjen e tij? Si një sakrifikim në emër të raporteve me SHBA, që nga ana e tyre e kanë sakrifikuar PD sa herë i është dashur Edi Ramës? Apo besojnë se shkëputja nga Berisha është një akt i duhur politik dhe kanë një projekt të ri për PD e viteve të ardhshme?
Sot PD duket më në udhëkryq se përpara se Lulzim Basha të merrte vendimin për përjashtimin e Sali Berishës. Pikërisht sepse nuk mori një vendim, por shpalli një njoftim pa qenë i bindur në ato që lexonte. Më shumë se një akt politik, vendimi i 9 shtatorit u duk si një defekt teknik, që mund të rifillojë së shpejti, siç tha vetë Basha pas ?sqarimit? të çështjes në rrugë gjyqësore. Pra edhe përjashtohet Berisha por edhe pranohet, edhe me Amerikën por edhe kundër dekreteve të saj, disantacim nga lideri historik por edhe venerim i berishizmit. Këto janë produktet e një vendimi që nuk merret hapur, në ballafaqim me forumet e PD dhe me vetë Berishën në mënyrë që rezultati të jetë i vërtetë, serioz dhe për rrjedhojë i pranueshëm nga cilido.
Partia Demokratike sot duket më e dëmtuar nga mënyra se si u mor vendimi se sa nga vendimi vetë. Prandaj Lulzim Basha ka një mundësi që fushatën kundër tij që nisi Sali Berisha mos ta kalojë si një ?defekt teknik?, por të provojë të përballet me të. PD ka patur nevojë me kohë për një përplasje serioze brenda saj dhe tani njeriu që e themeloi atë, (dhe që e la të degradojë për hir të së vërtetës), e ka lëshuar sfidën. Nëse edhe këtë ngjarje që po ndodh, Basha do të tentojë tentojë të kalojë si mbrëmjen e 9 shtatorit, atëherë vërtetë që ka ardhur ora që PD t?i vihet dryni./Lapsi.al
Nga Leonard QukuZjarri i ndezur në Partinë Demokratike, pas ...
Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë një burrë nga Li...
Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapësira në i...
S’ka rëndësi si e ke emrin, Hasan, Hysen, Skuth, Zgjebs, Sur...
Nisa te lexoj me kersheri programin te saposhpallur qeverise...
Nga Ditmir BushatiPër pak ditë, gjermanët do t’i drejtohen k...
Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një d...
Është interesante të mendosh se drejtues të mëdhenj shtetesh...
Me debatet e mëdha që ka ngjallur lëvizja Anti-Vax, mjekët j...
Më 12 shtator 2015 , Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka mi...
Falemnderit Lul!Lexova që të kishin falenderuar shumë analis...
Ditët e fundit në Partinë Demokratike ka plasur një debat, n...
Që në ditën që Lulzim Basha vendosi personalisht të përjasht...
Nga Refik HasaniMe rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes ...
Ndoshta është një term shumë vlerësues për shumë nga emrat q...
8 vite më parë, slogani “Fajin e ka Saliu” u përdor gjërësis...
Nga Kreshnik SpahiuMes luftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e...
Nga Kimete BerishaE kam zanat, librat nuk i mbaj në vitrinë,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...