“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Nga Leonard Quku
Zjarri i ndezur në Partinë Demokratike, pas vendimit që Basha mori për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, nuk është i thjeshtë të shuhet. As pretendimet se ky vendim është marrë nën presionin e amerikanëve, nuk mund të justifikojë atë çka po ndodh. Një vendim s?mund të jetë i drejtë kur merret nën shantazh.
Të fshihesh me tezën se mbyllja e debatit pas dyerve të zyrës u bë për të shmangur përçarjen e partisë, dhe më pas të lëshosh deputetët besnikë studiove për të sulmuar liderin historik në narrativën e tij për të kundërshtuar një vendim të padrejtë sipas tij, është të injektosh në një parti të djathtë vesin e pabesisë.
Shumëkush pyet se cila është zgjidhja, kur në kushtet aktuale Partia Demokratike ka mbi shpinë SHBA, dhe Ambasadën Amerikane, për t?u distancuar nga lideri historik i saj. E ka një përgjigje, dhe ajo është marrja e përgjigjësive nga ana e kryetarit deri dhe në largimin e tij. Sepse në rast se Sali Berisha u shpall non grata nga lobimet për t?i spastruar rrugën Edi Ramës, Lulzim Basha nga dita në ditë po shpallet non grata nga baza e Partisë Demokratike.
Pa mbështetjen e Amerikës dhe mund të vish në pushtet, siç tregoi rasti i Albin Kurtit në Kosovë, por pa mbështetjen e bazës ngelet thjesht një kryetar fantazmë, i një partie që ka elektoratin e Fatmir Mediut apo Vangjel Dules. Dhe gjasat që të shkojnë drejt kësaj situate nuk janë të pakta.
Basha për këtë ka shembull zgjedhjet e vitit 2017. Duhet thënë se atëmot SHBA-të nuk u angazhuan si tani në mbështetje të Ramës, përkundrazi. Pasi mori pushtetin në vitin 2013, duke gënjyer si dhe ku të mundë, në fund vinte pas një katërvjeçari të mbushur me jo pak skandale.
Kanabizimi, ngritja e laboratorit të kokainës në Xibrakë, dekonspirimi i Tahirit, vrasja e pazbardhur e Artan Santos, pastrimi i parave, futja në parlament dhe vendosja në krye të bashkive njerëz me rekorde kriminale apo lidhjet direkte me krimin e organizuar ishin disa nga arsyet për të cilat aleatët kishin filluar ta shihnin jo me pak dyshime piktorin ?ekstravagant dhe kontravers?.
Madje mund të thuhet se të vetmen betejë politike që Basha ka fituar përballë Ramës e kishte në vitin 2016, kur u miratua ligji për Dekriminalizimin, kjo dhe me ndërhyrjen energjike të ambasadës amerikane. Për të dalë nga çadra ai përkrahu paketën e amerikane të Hot Bryan Yee, duke refuzuar paketën McAllister.
Në atë vit iu dha mundësia për një vizitë në SHBA ku doli në foto me presidentin Trump. Por këto nuk mundën të justifikonin veprimet e tij që hodhën në erë aksionin demokrat. Marrëveshja me Ramën, hartimi skandaloz i listave, gjuha aspak bindëse në fushatë, heqja dorë nga akuzat ndaj mazhorancës, bënë që baza ta braktiste.
Rama duke parë këtë situatë nuk u angazhua aq fort në manipulime si në 2021, natyrisht duke pasur dhe frikën e një raporti shkatërrues për mazhorancën e tij apo ndonjë të papriture të pakëndshme që mund t?i vinte nga institucionet ndërkombëtare. Fundja kur luftën e braktisi vetë Basha dhe fitoren e kishte të sigurt, çfarë i duhej ajo rrugë. Rezultati ishte dërrmues për PD. Më shumë se 200 mijë demokratë nuk dolën në votime dhe e djathta do katandisej me 43 deputetë, më pak edhe se në vitin 1997.
Por natyrshëm lind pyetja. Kur Basha, mori këtë rezultat skandaloz atëherë kur kishte dhe Berishën në krah, si mund të mendohet një rezultat pozitiv pas dy apo katër vjetësh për këtë forcë politike? Lufta me Sali Berishën në bazën e demokratëve është shkatërrimtare. Ai duhet ta kishte parashikuar këtë situatë dhe të përballej siç i ka hije, por jo me marifetet e pandershme siç ishte shkrirja e Këshillit Kombëtar 1 vit e gjysmë para përfundimit të mandatit, për të vendosur të besuarit e tij, me frikën se ky forum mund ta shkarkonte. Gjithsesi hesapet u bënë pa hanxhinë.
Sali Berisha nuk ka ndërmend të ndalet dhe akuzat e hedhura nga ai në drejtim të kryetarit, kur thuhen prej liderit historik të PD-së marrin një tjetër dimension. Në këtë pikë, Yuri Kim nuk e ndihmon dot Bashën. Ajo s?mund të shpallë non grata 75 mijë anëtarë dhe qindra mijëra të tjerë mbështetës të kësaj partie.
Kryetari aktual ka tradhtuar keqaz besimin. Në rast se baza nuk ka folur deri më tani për dështimet përballë Ramës për shumë arsye ku një ndër to ishte dhe heshtja e doktorit, sot ata po ulërijnë. Prej kohësh dyshimet për një shitje të PD-së për interesa personale bëheshin në çdo tavolinë, dhe tek kafja e selisë. Demokratët kërkojnë të dinë se me çfarë e kërcënon Rama, Lulzim Bashën për vendimet skandaloze që merr dhe betejat që i lë përgjysmë.
Këtë përgjigje s?mund t?a japë as Gjekmarkaj, as Rushaj, as Duma e askush tjetër. Janë të bindur se me këtë kryetar asgjë nuk do ndryshojë, dhe për katër apo tetë vitet e ardhshme do vazhdojnë të shohin se si Rama i tall, si Balla i përbuz, si Spiropali i intimidon me lavdet e saj për Skënderbeun e madhërishëm. Kjo do të thotë t?i vrasësh shpresën. Atyre i kanë marrë komandantin peng, i cili për hir të interesave të tij po i shërben me zell interesave të pengmarrësit.
Ata mund t?a durojnë arrogancën e kupolës, padrejtësitë skandaloze në promovimin e emrave pa asnjë kontribut, apo dhe thundrën e pushtetit pa pasur mundësi të përgjigjen, por jo shitjen e partisë tek Rama. Tashmë pika e vlimit nuk mban më dhe atyre s?u ka mbetur tjetër zgjidhje.
Bashës të paktën një herë në jetën e tij i lind detyra të marrë vendimin në interes të asaj partie e cila e bëri tre herë ministër dhe një herë kryetar Bashkie, duke i siguruar një jetë prej sheiku. Të japë dorëheqjen, si zgjidhja e vetme për të mos e shkatërruar përfundimisht. Dhe kjo është diviza që presin sot demokratët anë e mbanë vendit.
Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë një burrë nga Li...
Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapësira në i...
S’ka rëndësi si e ke emrin, Hasan, Hysen, Skuth, Zgjebs, Sur...
Nisa te lexoj me kersheri programin te saposhpallur qeverise...
Nga Ditmir BushatiPër pak ditë, gjermanët do t’i drejtohen k...
Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një d...
Është interesante të mendosh se drejtues të mëdhenj shtetesh...
Me debatet e mëdha që ka ngjallur lëvizja Anti-Vax, mjekët j...
Më 12 shtator 2015 , Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka mi...
Falemnderit Lul!Lexova që të kishin falenderuar shumë analis...
Ditët e fundit në Partinë Demokratike ka plasur një debat, n...
Që në ditën që Lulzim Basha vendosi personalisht të përjasht...
Nga Refik HasaniMe rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes ...
Ndoshta është një term shumë vlerësues për shumë nga emrat q...
8 vite më parë, slogani “Fajin e ka Saliu” u përdor gjërësis...
Nga Kreshnik SpahiuMes luftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e...
Nga Kimete BerishaE kam zanat, librat nuk i mbaj në vitrinë,...
Deri dje marrëdhënien Berisha-Basha e shihja siç unë me baba...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...