Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
8 vite më parë, slogani “Fajin e ka Saliu” u përdor gjërësisht nga PS për të larguar nga pushteti PD dhe pati sukses.
8 vite më vonë, në zgjedhjet e 2021 i njëjti slogan u përdor nga socialistë të dëshpëruar për të justifikuar angazhimin e tyre politik pranë PS pas një qeverisje vetëm me vjedhje dhe dështime. Në tentativë për të justifkuar prapanicëlëpirjen e tyre dhe shitjen e dinjitetit të tyre, ata thonin:
PD e meriton, por vetëm se është Saliu aty do mbeshtesim PS”. Kuptohet, janë gënjeshtra me bisht, sërisht aty do servilosen. Pavarësisht kësaj, i njëjti slogan po tentohet të përdoret edhe tani.
Kësaj rradhe brenda PD për të justifikuar humbjet e PD dhe për ta shitur me demek si një “distancim nga e shkuara”.
Po kur e tashmja është më e vjetër se e shkuara, si i bëhet? Apo edhe këtë do e fshehim nën sloganin “Fajin e ka Saliu”?
Z.Berisha ka gabime, prej të cilave kemi marrë kosto politike, por nuk mund të themi se ai ka faj për humbjen e zgjedhjeve 2021. Ato u humbën prej:
-Blerjes masive të votave të PS, por edhe prej
-Gabimeve strategjike të PD si më poshtë:
1-Nuk pati qarkullim elitash në PD. Listat u bënë nga kryetari individualisht pa një sistem që stimulonte meritokracinë. Të rinjtë nuk u mbështetën.
2-Nuk pati përfaqësues të shoqërisë civile në lista përtej anëtarëve të PD. Nuk pati një përfaqësues të protestave për teatrin, protestave studentore, kauzave të tjera të ndjeshme për shoqërinë.
3-Dorëzuam bashkitë pa garuar. Mund të na kishin dhënë ato 4-5 mandate që mungonin.
4-Dorëzuam mandatet, që ishte e gabuar edhe pse vetë kam qënë dakort me këtë.
5-Emrat e kandidatëve erdhën shumë vonë, nuk kishin kohë të bënin fushatë.
6-Në këtë parti ka probleme me disiplinën. Mungesa e të bërit “shembull” të elementëve dembelë por llafazanë nga ana e kryetarit të partisë destabilizon bazën.
7-Kultura servile ndaj kryetarit të partisë. Njerëz pranë tij kanë frikë ti thonë të vërtetën për gjëra që janë gabim. Ose thjeshtë, nuk i pyet.
Ka shumë probleme të tjera që po të pyeten elementë të PD i argumentojnë akoma më mirë se unë, por ajo që vret më shumë është se nuk merren masa. Gjithçka mbetet në Stand-By, derisa harrohet momentalisht dhe ripërsëritet si problematikë në zgjedhjet e rradhës.
Sikur të mos mjaftonte kjo, nuk dolëm as në protesta pas blerjes masive të zgjedhjeve. Përkundrazi, bëm një proçes “sakat” zgjedhjesh në PD dhe “vramë” kauzën e “blerjes së zgjedhjeve”. Të gjitha këto gabime po tentohen të shkarkohen tek një individ: Sali Berisha.
Doktor Berisha ndoshta është fajtor për shumë gjëra, ndoshta dhe duhej të dorëzonte mandatin e deputetit pas presionit amerikan, aleatit tonë të pazëvëndësueshëm strategjik, por kurrsesi nuk meriton një trajtim të tillë!
8-Drejtuesi historik nuk mund të largohet pa një argument ligjor.
9-Drejtuesi historik nuk mund të “përzihet” nga PD në atë mënyrë.
Edhe pse politika Shqiptare nuk njeh elementët minimalë të moralit, parime burrërore si “Nuk bështyhet aty ku haet” nuk duhen shkelur. Se nesër të bështyjnë edhe ty, pasi kanë “ngrënë në tryezën tënde”.
10-Një njeri që ka një kontribut të tillë politik nuk mund të përjashtohet pa një proçes të brendshëm konsultimi me strukturat.
11-PD nuk mund të jetë pronë private e një individi. Ky individ duhet ta kuptojë se nuk merren vendime të tilla vetëm, përndryshe bën mirë të iki edhe vetë ose do ikim ne. Do bëhemi dhe ne opozita e opozitës teksa Rama do vazhdonte të hidhte valle.
12-Përderisa trajtohet Berisha kështu, çfarë garancie kanë anëtarët e PD se nuk do kenë një trajtim të ngjashëm?
Unë jam i ri(të paktën edhe për disa vite) dhe di të them se nuk jam i kënaqur as me modelin e lidershipit të mëparshëm dhe as aktual, ka shumë gjëra që mund të përmirësohen të cilat unë ndoshta as vetë nuk i di. Por për situatën konkrete di të them me bindje se drejtuesi historik nuk meritonte një trajtim të tillë.
Në varësi të mënyrës si do zhvillohet situata, do përshkallëzoj në veprime të tjera së bashku me bashkëpunëtorë.
Nga Kreshnik SpahiuMes luftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e...
Nga Kimete BerishaE kam zanat, librat nuk i mbaj në vitrinë,...
Deri dje marrëdhënien Berisha-Basha e shihja siç unë me baba...
Në flimin e realizuar nga kinostudio “Shqipëria e re”, në ko...
Dje në një vendim personal, krejtësisht të pakëshilluar dhe ...
E gjithë mënyra e sjelljes së Lulzim Bashës, që në ditën kur...
Pashë ndeshjen e kombëtares sonë, dhe më la shenjë Armando B...
Nga Kim MehmetiKa raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, ku...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën sot paralajmërime...
Në rrjetet sociale në Shqipëri po qarkullon një status i zon...
Monolog nga Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për...
Tashmë u bënë 27 vite që përplasem politikisht me Sali Beris...
Nga Baton HaxhiuSali Berisha dhe Ilir Meta, sot, janë aleatë...
Tashmë Edi Rama e ka shpallur qeverinë e tij, e cila dukshëm...
Nga Mero BazeNë shtator të vitit 1990, kur kishin filluar gj...
Nga Edison Ypi Populli pordhëpjerdhës dhe rakipirës të kupto...
Nga Adriatik Doçi Bashkia e Kamzës, nën drejtimin e Rakip Su...
De jure, sipas Kushtetutës, Shqipëria është republike parlam...
Bilal Xhaferri është nga të pakët figura, publicistika e të ...
Na ishin dy Nëna shqiptare. Njëra nga Jugu, tjetra nga Veriu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...