Pse duhet të ikë Lulzim Basha?!

13 Shtator 2021, 16:07, Opinione CNA

Ditët e fundit në Partinë Demokratike ka plasur një debat, një çarje, një situatë politike brenda kësaj force politike, që nuk është ndier në këto 30 vite. Ndoshta deri diku me largimin e Eduard Selamit, por tani është akoma dhe më keq, se atëherë.

Ata që e njohin Partinë Demokratike dhe kanë dekada që militojnë aty, e kuptojnë se ka një thyerje të madhe.

Një thyerje që nuk vjen vetëm nga fakti që u përjashtua Sali Berisha, siç duan ta interpretojnë shumë. Por, është një thyerje që vjen nga Lulzim Basha në këto tetë vite opozitë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showPra, ajo që bëri me Sali Berishën, është akti i fundit që tregoi se Basha është një njeri i paaftë, i dështuar, bashkëpunëtor me Edi Ramën që për interesat e tij personale shiti edhe ?babain? e tij politik, që ishte Sali Berisha.

Ata që e analizojnë se Basha po ikën se po e sulmon Saliu, e njerëzit janë mërzitur për Saliun, e kanë shumë gabim. Nuk mjafton Sali Berisha për të ikur Lulzim Basha.

Sali Berisha ishte uji i derdhur në gotë. Megjithëse kishte kohë që Basha ?i thyente gotat?, por i zëvëndësonte me mendimin e Berishës. Këtë herë e derdhi dhe e thyu, duke goditur Sali Berishën. Prandaj është mjaft e thjeshtë për t?u kuptuar.

Apo duhet të qëndrojë atje, duke vegjetuar, duke shkuar në qeverisje me Edi Ramën? Duke bashkëpunuar me qeverinë socialiste? Duke çuar në një koalicion të gjërë? Apo duke bashkëqeverisur në parlament dhe të pasurohet, siç ka ndodhur në këto tetë vite, dhe Partia Demokratike të venitet më tej?

Lulzim Basha ka grupin parlamentar kundër.

Lulzim Basha ka kryesinë kundër.

Lulzim Basha ka kryetarët e degëve kundër.

Lulzim Basha nuk ka asnjë mbështetje në PD, kërkon të shpëtojë duke kërkuar heshtje nga të gjithë.

Bojkotoi reformën territoriale, e cila ishte ekzekutim politik për pushtetin vendor.

Dogji mandatet e deputetëve, u konfliktua me SHBA dhe BE.

Bojkotoi zgjedhjet lokale, fali 61 bashki në tavolinë. Të gjitha këto shërbime në favor të PS dhe Ramës.

 

cna lajme politikeAta pak zëra që flasin pro Lulit, në lidhje me përjashtimin e Berishës dhe faktin nëse duhet të ikë apo jo, janë zëra që nuk e njohin Partinë Demokratike.

Agron Gjekmarkaj nuk ka asnjë lidhje me trupën elektorale të PD-së.

Një i dënuar për mashtrues, si Fitim Zekthi, nuk ka asnjë lidhje me trupën elektorale të PD-së.

Pa folur për disa emra anonimë dhe portale periferikë, të cilët mbrojnë Lulin. Këtu po përjashtojmë mediat e Edi Ramës, që përpiqen të bëjnë diversion dhe të mbrojnë Lulzim Bashën.

Jo vetëm për faktin se përjashtoi Sali Berishën, por për tradhëtinë që u bëri djemve të Kukësit në Rrugën e Kombit.

Për tradhëtinë që bëri për Ligjin e Arsimit të Lartë.

Për tradhëtinë që bëri në çadër. Për pazarin dhe marrëveshjen që bëri me Ramën në vitin 2017.

Për tradhëtinë dhe marrëveshjen që bëri me LSI-në në vitin 2021.

Për fjalët që tha kundër PDIU-së, PBDNJ-së dhe partive të tjera opozitare, gjatë kohës që ishte në bashkëpunim me Edi Ramën. (Lexo ketu) 

Për kauzat e braktisura dhe për tradhëtinë që bëri ndaj aktorëve dhe protestës së tyre tek Teatri. Duke i braktisur dhe duke i lënë të vetmuar.

Për tradhëtinë që bëri me banorët e Unazës së re, të cilët i braktisi dhe i la të vetmuar.

Për betime të pavërteta të tij. Sa herë Luli betohej, Rama ?kalonte mbi trupin e tij?. Pasi të dy kishin një marrëveshje.

A duhet PD-ja të vuajë ende? Të përpëlitet si një forcë politike në dorën e Lulzim Bashës? Për pazaret dhe marrëveshjet e tij? Për përfitime miliona euro për familjarë apo bizneset që ai ka?

A mundet më të vazhdojë të përpëlitet Partia Demokratike, apo duhet të ikë Lulzim Basha dhe PD-ja të hapet, për t?u rikthyer në shtratin e saj?

Për t?u rikthyer aty ku duhet një forcë politike opozitare, e fortë dhe qëndrestare kundër Edi Ramës. Me qëllimin e vetëm rrëzimin e kryeministrit.

Jo me një kryetar që ka partinë kundër, sepse bën pazare me Ramën dhe tradhëton partinë për interesat e tij personale.

Nuk ka rëndësi kush vjen, emri i një kryetari partie nesër, duhet të dalë mes shumë të tjerëve, PD-ja duhet të hapet, të bëjë zgjedhje të vërteta, të bashkojë rrymat. Të qëndrojë edhe Lulzim Basha atje, nuk ka asnjë problem. Por, jo si kryetar që merr vendime i vetëm. Në kokën e tij, duke shkelur çdo rregull statutor, duke tradhëtuar shumicën e demokratëve, grupin parlamentar dhe këdo tjetër.

Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm me Sali Berishën. Por, e ka bërë me dhjetëra e dhjetëra.

Se në PD i gënjeu të gjithë. Të fundit kishte dhe Doktorin.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gënjeu aleatët. Mashtroi militantët, kudo dhe kurdo. Dhe kjo ka tetë vite që ndodh.

Prandaj Lulzim Basha duhet të ikë. Jo, sepse hoqi Sali Berishën. Sali Berisha ishte akti i fundit i një mashtruesi si Luli.

Duhej të vihet një kryetar partie, një drejtues, qoftë edhe me një grup, një ekip, i cili të ketë besimin e bazës.

Baza të jetë e bashkuar, jo e përçarë. Trupa elektorale e Partisë Demokratike të zgjerohet. Jo të anatemohet. Jo të zvogëlohet dhe të përçudnohet nga tradhëtitë e kryetarit, siç ishte rasti i Bashës.

Tani është koha që të ikë sa më shpejt. Edhe për humbjet e vazhdueshme këto tetë vite, edhe për kauzat e braktisura, për tradhëtitë këto tetë vite, për pabesitë dhe për të mos pasur në krye të PD-së një kryetar ?legen?, siç e quajti një analist. Një kryetar pa shtyllë kurrizore. Një njeri që nuk e beson më askush. Por, të gjithë tashmë e shohin si ?kurtizanen? e Edi Ramës.

Partia Demokratike, nuk ka nevojë të mbajë një ?kurtizane? në krye të saj. Partia Demokratike ka nevojë të ketë një kryetar, dhe Basha duhet të ikë një orë e më parë. Për t?i hapur rrugë një procesi të vërtetë për Partinë Demokratike, i cili do të ishte dhe shansi historik i saj. Ndryshe nuk ka më zgjidhje.

Give Luli Basha?s brother-in-law the sugar factory in MaliqMe Bashën në krye të PD-së rrezikohet zhdukja e kësaj partie nga skena politike. Do të katandisë si PASOK-u në Greqi dhe disa forca të tjera në Europën Lindore, të cilat rrëzuan komunizmin, por u zhdukën.

E pra, PD-ja nuk ka pse të zhduket për pazaret, humbjet, tradhëtitë dhe dështimet e Lulzim Bashës.

Nuk ka pse të qëndrojë duke u hallakatur në rrugë pa krye dhe në drejtime që nuk e nxjerrin askund. Thjeshtë dhe vetëm e zhytin më thellë në kënaten që i ofron Lulzim Basha.

PD-ja duhet të dalë nga atje. PD duhet të hapet, të ndryshojë. Dhe me ikjen e Lulzim Bashës, duhet të ketë mundësinë që të rritet, të zmadhohet në përfaqësi, në ide dhe në strategji kundër kryeministrit.

Prandaj dhe Lulzim Basha duhet të largohet./ Elvi FUNDOCNA.al

Faktet/ Pazaret, tradhëtitë dhe bashkëqeverisja e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Fakte dhe analiza/ Pse zgjedhja e Bashës në krye të PD fundos Opozitën

Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Basha pabesi ndaj demokratëve/ Dje akuzonte, sot do sjellë në pushtet “shushunjat” LSI-PDIU

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Përjashtimi i Berishës/ I dënuari si mashtrues i del në krah Bashës

Video-Çfarë ka thënë Basha për LSI dhe PDIU/ Nesër do të qeverisë me ?shushunja?  

Mediat e Ramës në mbrojtje të Bashës

10:47 Opinione

Lideri i çorbës

Në flimin e realizuar nga kinostudio “Shqipëria e re”, në ko...

Lajmet e fundit nga