web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurtizanet e Lulzim Bashës

12 Shtator 2021, 11:04, Opinione CNA

Ndoshta është një term shumë vlerësues për shumë nga emrat që sot qëndrojnë në krah të Lulzim Bashës. Njeriut që ka zgjedhur që të çmontojë Partinë Demokratike për interesat e tij dhe të kurtizaneve që mban nga pas.

Shkëlqimi dhe rënia e kurtizanëve është një libër publikuar rreth gati dy shekuj më parë në Francë, diku tek vitet 1840, jeta pariziene e kohës dhe paraja janë thelbi i romanit. Ndaj dhe rënia e Lulzimit dhe kurtizanëve të tij do jetë e pashmangshme.

Fjala është për ata, që pa burrërisht heshtin e nuk thonë asnjë fjalë, jo për faktin pse Luli hoqi ?babain? nga partia, por nga mënyra si u bë.

Forma që Basha përdor duke e kthyer PD nga parti, ku njerëzit e lirë bashkohen dhe shprehin interesat e tyre vullnetarisht, kjo e përcaktuar me rregulla, në një sekt ku drejton një individ dhe kurtizanet e tij që e ngrohin në shtrat kur ka nevojë për plotësimin e boshllëkut emocional.

Thelbi i kurtizaneve të Lulzim Bashës, është nderimi i atij që kërkon të çlodhë mendjen me paratë në shërbim të korrupsionit politik, duke i shërbyer një oborri që nga parti po  kthehet në sekt, ku kurtizanet po zihen kush e kush të ketë marrëdhënien më të fuqishme dhe ti falet sa më shumë pushtet.

Ky është themeli i asaj që mund të quhet tashmë misioni i Lulzim Bashës dhe kurtizaneve të tij, në shërbim totalisht të mbretit në pushtet Edi Ramës dhe Rilindjes së tij.

Dikush mund ta kundërshtojë termin kurtizane, për shumë nga ata që janë në oborrin e SHQUP-it, tashmë i kthyer në një shtëpi e hapur publike, ku shumica e ngelur duhen përjashtuar për imoralitet, jo vetëm politik.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

E për të mos qenë shumë i lodhur, pasi nuk e përballon dot dhe i krijohen dobësi emocionale, ai  disa nga kurtizanet e tij  ka zgjedhur të jenë edhe meshkuj si femra, disa i ka zgjedhur femra me profil mashkullor.

Askush prej tyre nuk bën asgjë tjetër thjesht mjafton të heshtë, të ngrohë shtratin dhe kursesi nuk do përjashtohen nga oborri i SHQUP-it, aty ku tashmë drejton i vetëm nën mjerim, i lodhur nga pabesitë, i mbuluar nga pasuritë, por më shpirtin bosh që as kurtizanet e tij sja plotësojnë dot.

Një Kurtizane ka qenë një femër që kishte lidhje romantike apo dhe vetem seksuale me njerëz të rangut të lartë, duke filluar që nga monarkët deri te fisnikët e tjerë.

Ne kohët paramoderne, si psh. gjatë kohës së absolutizmit apo dhe mesjetës feudale, por dhe më herët, e gjithë jeta politike dhe qeverisja bëhej brenda oborrit mbretëror dhe njerëzit që banonin e punonin në oborrin mbretëror kishin dhe rol shumë të rëndësishëm në jetën e përgjithshme të shtetit.

Duke qenë se kurtizanet kishin marrëdhenie intime me njerëzit më të fuqishëm të kohës edhe roli i tyre ishte shumë i madh. Veçanërisht te monarkët (Mbretër a Perandorë) roli i kurtizanëve ishte shumë me peshë, sepse ata në shumicën e rasteve martoheshin për interesa politike dhe për të ruajtur linjën e gjakut mbretëror.

Si rezultat jetonin të ndarë nga gratë e tyre të ligjshme dhe boshllëkun emocional dhe nevojën për afrimitet dhe kontakt trupor e plotësonin pikërisht me Kurtizanet, duke i bërë ato të ishin më afër mbretit se vetë gruaja e tij.

Shkëlqimi dhe rënia e kurtizanëve është publikuar në vitin 1838 ? 47 në Francë dhe është në vijim të ?Komedisë njerëzore?, ku personazh kryesor është Lysjen de Rumbepre. Jeta pariziene, martesa dhe paraja janë çështjet qëndrore të këtij romani./Elvi FUNDOCNA.al





10:47 Opinione

Lideri i çorbës

Në flimin e realizuar nga kinostudio “Shqipëria e re”, në ko...

Lajmet e fundit nga