Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Nga Ermal Mulosmani
Sali Berisha, i nxitur në dukje nga shtysa thellësisht personale, ka filluar një luftë ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Është e paqartë mënyra sesi mundet të ketë sukses një lëvizje e tillë nga pikëpamja e rregullave të Partisë. Por një lëvizje me bazë të gjerë mundet të ribëjë nga e para edhe rregullat. Ndoshta ky është edhe qëllimi i saj.
Berishizmi është akoma i fortë në anëtarësinë e Partisë dhe në një ballafaqim Basha-Berisha, fituesi ka shanse reale të anojë nga Berisha. Zhgënjimet e njëpasnjëshme në betejën me Edi Ramën e kanë zbehur shpresën demokrate për pushtet dhe besimin se Basha është udhëheqësi i duhur. Nga kjo premisë, shanset për një mbështetje nga baza janë të mëdha.
Sali Berisha është personi i duhur për të nxitur ringritjen e Partisë Demokratike (nga pikëpamja e ndikimit në bazë) por kurrsesi për ta riudhëhequr atë. Konflikti i hapur me administratën amerikane e zhvesh çdo lëvizje të Berishës nga idealizmi nëse synon kreun e Partisë. Opininoni publik do ta lexojë përpjekjen e Berishës për të rimarrë PD-në si interes i ngushtë personal për të lidhur fatin e tij me atë të Partisë që krijoi. Kjo do ishte në dëm të Berishës dhe një premisë e fortë për dështim. Prandaj duhet ta përjashtojë kategorikisht veten nga mundësia për të drejtuar Partinë ose për të ndikuar në zgjedhjen e Kryetarit.
Sali Berisha duhet të ribëjë amanetin e tij politik me këtë lëvizje, duhet të bëjë atë që nuk e bëri gjatë kohëve të arta të tij.
Një lëvizje për ringritjen e një Partie Demokratike duke rrëzuar Kryetarin aktual dhe shpalljen e një fushate zgjedhore një vjeçare për Kryetarin e ri do të ishte ndoshta veprimi më i mbështetur nga baza e etur për të gjetur një lider të ri të cilit mund ti besojë në fitore. Nëse Berisha krijon shtratin demokratik për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD-së, përmes ndryshimeve statuore, kufizimit të mandatit të Kryetarit, shkarkimin automatik në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare, ky do të ishte veprimi më i mirëserdhur për të gjithë demokratët dhe me gjasë puna më e mirë e Sali Berishës.
Meqë jemi këtu, ky do ishte edhe korrigjimi i gabimit që bëri në 2013-ën duke emëruar Lulzim Bashën si pasardhës.
Lulzim Basha i pati gjithë mundësitë për tu dëshmuar si lider. Sot atë e besojnë veç organet e reja drejtuese që i zgjodhi vetë. Ato që i ruajnë vulën.
Partia ka hyrë në një rreth vicioz. Një herë në katër vite, pas çdo dështimi elektoral, konfirmon Kryetarin dështues i cili, menjëherë, rrethon veten me eunukë yes-menë që më shumë bëjnë gjeste sesa flasin. Pushteti i karriges së Kryetarit që, me një të rënë të lapsit të bën apo zhbën karrierën ka sterilizuar debatin e brendshëm, ka eleminuar individin me mendim të pavarur dhe i ka dhënë Kryetarit të Partisë hijen e Zotit në Parti. Partia nuk është më një organizim vullnetar apo shoqëri aksionere por kompani me pronar të vetëm.
Lulzim Basha, e kuptoi shpejt peshën e vulës së Partisë. Në vitin 2017, me një vendim diabolik në limitin e fundit të afatit të dorëzimit të listave zgjedhore për deputetë këputi karrierat politike të Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Arben Imamit, Genc Rulit, Majlinda Bregut e shumë të tjerëve që i bënin hije në oborrin demokrat. Tha që kjo listë është basti i tij dhe e pagëzoi me emërtimin pompoz ?Republika e re?.
Basti shënoi humbjen më të thellë elektorale por kjo nuk do të thotë asgjë. Rruga e telasheve ishte spastruar paçka se Partisë i firuan 200 mijë vota. Biznesi i Bashës nuk është fitorja, është PD-ja pa telashe. Ai gjithmonë është marrë me mbarëvajtjen e biznesit të tij brenda PD-së, jo me, ruajna zot, fitoren e zgjedhjeve! Për Bashën e rëndësishme është vetëm alibia e humbjes dhe rimëkëmbja e karriges së Kryetarit menjëherë pas saj. Shpejt e shpejt, për 20-30 ditë. Punë e madhe se PD-ja rudhet. Mund të bjerë 300 mijë vota, e pastaj? Mjaftojnë edhe aq, boll të jemi të dytët e të vazhdojmë biznesin.
Kjo praktikë duhet të marrë fund për të mirën e demokracisë. Sali Berisha, njeriu që ndërtoi mitin e Kryetarit të Partisë së bashku me Edi Ramën me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, ka shansin të korrigjojë gabimin e tij. Një Kryetar i fortë vërtet mundet të të çojë drejt pushtetit dhe të kthehet në autokrat siç ka bërë Edi Rama me bekimin e Berishës (ndryshimet e 2008-ës). Por një Kryetar Partie hileqar që di të shfrytëzojë epërsitë e vulës për të rudhur Partinë e njëkohësisht për të menaxhuar çdo humbje është një fatkeqësi kombëtare. Largimi i tij nga udhëheqja e Partisë dhe moslejimi në të ardhmen i një precedent të tillë, përmes demokratizimit të statutit dhe sanksionimit të shkarkimit të humbësit, do t?i jepte lëvizjes së Sali Berishës legjimitet moral dhe ndoshta do të ishte kontributi më i madh i tij qysh nga themelimi i asaj Partie.
Nuk ka rëndësi shtysa, rëndësi ka rezultati.
Nga Ilir Levonja Më vjen mirë kur pashë dhe dëgjova se si nj...
Lulzim Basha po përpiqet ta kapërcejë ngjarjen më të rëndë n...
Nga Leonard QukuZjarri i ndezur në Partinë Demokratike, pas ...
Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë një burrë nga Li...
Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapësira në i...
S’ka rëndësi si e ke emrin, Hasan, Hysen, Skuth, Zgjebs, Sur...
Nisa te lexoj me kersheri programin te saposhpallur qeverise...
Nga Ditmir BushatiPër pak ditë, gjermanët do t’i drejtohen k...
Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një d...
Është interesante të mendosh se drejtues të mëdhenj shtetesh...
Me debatet e mëdha që ka ngjallur lëvizja Anti-Vax, mjekët j...
Më 12 shtator 2015 , Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka mi...
Falemnderit Lul!Lexova që të kishin falenderuar shumë analis...
Ditët e fundit në Partinë Demokratike ka plasur një debat, n...
Që në ditën që Lulzim Basha vendosi personalisht të përjasht...
Nga Refik HasaniMe rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes ...
Ndoshta është një term shumë vlerësues për shumë nga emrat q...
8 vite më parë, slogani “Fajin e ka Saliu” u përdor gjërësis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...