LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Pranvera Shehaj/ Demokratët nuk njohin tutorë

28 Shtator 2021, 18:01, Opinione CNA

Ne të rinjtë, të lindur në një kohë ku liria shumë – dimensionale prevalonte dhe prevalon de jure, e pse jo, sipërfaqësisht edhe de facto, kurrë s?do mund të kuptojmë se si shpresa për liri shkund prej trupit dhe trurit emocione që zgjojnë motivin për të jetuar mes tymit, rrëmujës, varfërisë dhe errësirës, e kthehet në kandilin e jetës.

Brezat përpara nesh, – ne, që ëndrrat koha na i reduktoi në dëshirën për shpikjen e radhës tekno-inteligjente, – e kanë ndjerë, jetuar e përjetuar adrenalinën e asaj lirie e janë kacavjerrë tek ajo adrenalinë edhe kur fort mirë e dinin se ?e kuqja? u kishte varrosur thellë e pa kthim vitet e andrenalinës natyrore.

Na thonë , – me krenarinë që në shumicën e rasteve buron nga nostalgjia më shumë se sa nga e vërteta, – se liria që ne shpërfillim sot, ishte triumf i adrenalinës së tyre si studentë.

Flasin me aq krenari, a thua se liria jonë sot është kaq absolute, frytdhënëse, e dobishme. Flasin me aq krenari, a thua se harrojnë se në ndryshim nga ata, sot ne jemi të lirë t?i ikim ?ferrit? dhe të bërtasim e përbaltim politikën në shpijket tekno-inteligjente. Po më? Kaq. Ikim, flasim, cirremi, kacavirremi nëpër kufij e gjithcka e gjejmë sic e lamë , dielli lind dhe perëndon në këtë vend duke parë të njëjtin teatër, pa u lodhur, që prej krenarisë së atyre studentëve nëpër Tiranë, deri sot, në kohën e studentëve pasivë të tekno-inteligjencës.

Ashtu si filozofia politike e kërkon, liria idealiste që cliroi nga burgu i ?së kuqjes? këtë vend e brezat që erdhën, u identifikua me partinë demokratike dhe demokratët. Megjithatë, kushdo që njeh sado pak politikën si shkencë dhe dimension studimor, e di mirë se është guxim i madh t?i japësh leksione të filozofisë së djathtë një turme që edhe sot ka nostalgji e admirim për barazinë në varfëri, dhe ushqen një urrejtje të pashpjegueshme ndaj fisnikëve e intelektualëve. Andaj, e mbrujtur në të tillë shoqëri, e djathta nuk mund të gjente kurrë vend në Shqipëri, nëse nuk do të kishte hedhur mbi vete sado pak nuanca të zbehta majtiste.

Megjithatë, identiteti i demokratëve nuk u cënua asesi nga strategjitë e moderuara për tërheqjen e elektoratit. Për ta besuar këtë, elektorati pati nevojë për besnikëri të lidershipit. Besnikëri, nuk do të thotë as veprimtari engjëllore e liderit në pushtet, as pafajësi e kristaltë, përsa kohë ringu i politikës nuk është parajsa në tokë, por ferri i pabesisë dhe terreni legjitim i krimit (metaforikisht e realisht). Këtë të vërtete faktike, historia ka treguar se as Perëndimi dhe as idhujtarët e tij, s?janë të denjë për ta kundërshtuar. Besnikëri e liderit, në kuptimin absolut të fjalës, do të thotë të mos kesh qëllim tjetër vec atij të elektoratit, e qëllimi i demokratëve ka qenë dhe mbetet një dhe i vetëm, ardhja në pushtet dhe ri-vendosja në funksion e sistemit demokratik.

Një lider i përbetuar ndaj cdo lloj qëllimi tjetër, qoftë ky edhe sublim, përtej atij të elektoratit, është tradhtar i siglës së partisë që përfaqson, përsa kohë për tradhti të idealeve më nuk mund të flitet. Kur mund të ndodhë që lideri të ketë projeksione politike që ndryshojnë nga ato të elektoratit? Rasti i parë mund të lidhet me ambiciet e tij personale të plotësimit të ëndrrave manjate. Rasti i dytë buron nga tutorokracia, kur lideri ekzekuton urdhrat e tutorit (ve) politik (ë ). Tutorët politikë, në kohërat e politikës moderne, mund të kenë pushtet ekonomik ose diplomatik. Në një kohë ku manjatët me ideale të qarta politike, shpalosin filantropinë e tyre në qeveritë më të fuqishme të globit, edhe kur tutorët jane diplomatikë, leva pas tyre është përherë ekonomike.

Tutorokracia, e përkthyer sot në veprimtarinë imponuese të ambasadave përmes ultimatumeve, deri kur partia demokratike të kthehej në strehë të shoqatistëve e tregtarëve, nuk kishte mundur kurrë të nënshtronte të djathtën shqiptare, përsa kohë tutorokracia është e kundërta e demokracisë. Historia ka treguar se tutorokracia ka mbajtur në pushtet për kohë relativsht të gjatë qeveritë e majta, duke cuar shpesh herë në një riciklim fiktiv të liderëve të majtë . Shqipëria nuk ka bërë dot përjashtim. Të kthesh partinë demokratike në strehë te veprimtarisë së tutorëve diplomatikë e në një platformë shoqatiste, është akt pabesie ndaj elektoratit të djathtë, meskinitet politik dhe paaftësi e pakorrigjueshme si lider sovran.

Kundërpërgjigja ndaj të tillë fenomeni ka dy pasoja për demokratët, prevalenca e njërës prej të cilave eleminon tjetrën: (i) shpërbërje të partisë demokratike; ose (ii) spastrim i saj nga shoqatistët dhe rivendosja në shinat e idealeve te djathta. Heshtja dhe përulja ndaj të tillë fenomeni miraton dhe firmos sistemin monopartiak të instaluar nga shpërndarja e shoqatistëve në të dy kahet politike.

Andaj, kushdo qoftë pasoja, vazhdimësia e një të djathte tutorokrate, që godet dhe rrënon pabesisht asetet e saj identifikuese në këmbim të projeksioneve të ambasadave, do të ishte përdhosje e kësaj force politike dhe goditja e fundit ndaj demokracisë infantile. Nëse midis luftës për korrupsion e luftës për sovranitet do të zgjidhnim të parën, kam frikë se edhe sisteme demokratike parimisht të konsoliduara, do të tronditeshin nga demaskimi i skemave të filantropisë ndërkombëtare, që ka minuar dhe minon sistemin e taksave në mbarë botën, dhe thellon hendekun e varfërisë në këmbim të instalimit të ideologjive të caktuara politike. Sovraniteti të jep të drejtën e luftimit të korrupsionit, krimit dhe cdo lloj veprimtarie tjetër përgjegjëse për arratinë e shqiptarëve.

Partia demokratike, e frymëzuar nga idealet e lirisë së individit nuk mundet asesi të përkundë në djepin e saj pengjet e tutorëve diplomatikë dhe shoqatistët pa të shkuar, pa të tashme, pa të ardhme politike. Nëse po, e nëse s?mund të bëjë ndryshe, kam bindjen se zhdukja e saj do të ishte i vetmi akt moral i mbetur në shenjë nderimi ndaj idelave të krijimit të saj.

Si e djathtë, me bindje besoj të kundërtën: bota iu përket patriotëve, jo globalistëve, përsa kohë liria individuale dhe sovraniteti si komb, janë të vetmet armë ndaj kërcënimit të tutorokracisë. Mohimi dhe përbaltja e të shkuarës identifikuese si premtim për të ardhmen pa identitet është vetëvrasje politike, andaj nesër s?mund t?i kërkojmë historisë të gjejë fajtorë./CNA.al

13:13 Opinione

Kur "vret" babën!

Nga Artan FugaKryetarët e partive jam i bindur që nuk e kanë...

Lajmet e fundit nga