"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Heshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD-së përballë fushatës që ka nisur Berisha? në bazë. Synimi i tij është të evitojë përballjen me Berishën dhe ta injorojë lëvizjen e tij derisa ajo të vdesë natyrshëm. Është një strategji që tregon qartë mungesë lidershipi. Por është edhe një strategji e gabuar sepse është thellësisht antidemokratike. Ajo jo vetëm e injoron, por edhe e mohon zërin e anëtarësisë. Deklarata e Bashës se nuk do lejojë mbledhjen e Kuvendit, është absurde për sa kohë diçka e tillë parashikohet në status me mbledhjen e 1500 firmave.
Të ndalosh mbledhjen e një forumi partiak në shkelje të hapur të çfarëdolloj norme demokratike është të luftosh Berishën me berishizëm. Kështu, nga PD-ja largohet Berisha, por forcohet berishizmi, sikurse më të drejtë ka argumentuar Lubonja.
Në këtë mënyrë, Basha i lë fushë të hapur Berishës që të mobilizojë bazën me një koleksion të pacipë gënjeshtrash. Ndërkohë që legjitimon kauzën berishiste si një betejë demokratike përballë një kryetari që jo vetëm ka frikë të takohet me bazën, por i mohon asaj edhe të drejtën bazike për t?u mbledhur dhe për të diskutuar në forume.
Këta dy faktorë e bëjnë shumë të vështirë fikjen e fushatës së Berishës. Përkundrazi, ato prodhojnë mobilizim dhe entuziazëm në një anëtarësi që është tejet e demoralizuar nga humbja e 25 prillit dhe e pakënaqur me kryetarin aktual, të cilin e rivotoi me gjysmë zemre. Shtoji kësaj edhe vëmendjen mediatike që do marrë fushata e Berishës në mediat tona, që mbushen vetëm me politikë, dhe atëherë shpresa se Basha mund ta mundë Berishën me heshtje duket gjithnjë e më fantastike.
Ndaj, Basha duhet të ndërmarrë një debat parimor ku të sulmojë pa doreza Berishën dhe lëvizjen e tij si antidemokratike, regresive, hipokrite, për interes personal dhe në dëm të opozitës, dhe për pasojë të Shqipërisë. Këtu, Basha ka një avantazh të madh që ai ndoshta nuk e dallon dot: Të Vërtetën!
Lëvizja e Berishës është antidemokratike sepse ajo synon të bëjë copë e cikë një standard që PD-ja e ka vendosur në skenën tonë politike, largimin nga Parlamenti i atyre politikanëve që janë shpallur non grata nga SHBA-të (pavarësisht arsyeve). Është një lëvizje antidemokratike sepse e vendos Berishën mbi standardet politike që ai u kërkon politikanëve të tjerë, si brenda edhe jashtë PD-së.
Kërkesa për hedhjen në referendum të largimit të Berishës është një provë tjetër se Berisha kërkon për vete standarde që nuk janë aplikuar për asnjë deputet para tij. Ai e ngriu me vendim personal Ngjelën në vitin 2006, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar dhe kurrë nuk e hodhi këtë vendim në referendum.
Lëvizja ?Berisha? është gjithashtu sa hipokrite edhe regresive. Është hipokrite sepse ndonëse pretendon se do vendosë demokracinë në PD, në fakt synon rikthimin e partisë nën kontrollin e doktorit, në mënyrë direkte apo nëpërmjet ndonjë zari. Deklarimi i Bashës si peng i Ramës dhe rrëzimi i tij nga Berisha nuk mund të prodhojë asgjë tjetër veçse kontrollin e PD së nga ky i fundit.
Në këtë aspekt, lëvizja e Berishës është regresive dhe antihistorike. Ajo synon ta kthejë mbrapsht rrotën e historisë dhe ta pozicionojë PD-në në përplasje të hapur me SHBA-të. Vendosja e Berishës në krye të PD-së jo vetëm e rrudh atë tek elektorati gri dhe rinor, por u shpall luftë të hapur edhe SHBA-ve, duke e betonizuar Edi Ramën si interlokutorin e vetëm të Perëndimit në Tiranë.
Për këto arsye, beteja e Berishës nuk është aspak në interes të opozitës apo Shqipërisë. Nëse ka sukses, ajo e dobëson opozitën dhe për pasojë edhe demokracinë shqiptare. Lëvizja ?Berisha? është produkt i patologjisë së tij politike që e sheh PD-në si pronë private. Përndryshe, ai jo vetëm do ish tërhequr prej kohësh, por nuk do ta fuste partinë në një rrugë pa krye si me elektoratin edhe me SHBA-të.
Basha ka detyrimin moral dhe politik t?ia thotë të gjitha këto të vërteta anëtarësisë demokrate dhe shoqërisë shqiptare. Ato nuk janë të vështira as për t?u shtjelluar dhe as për t?u kuptuar. Dhe nuk ka vend më të mirë se takimet apo forumet e partisë që ai drejton për të diskutuar dhe sqaruar anëtarësinë mbi atë se çfarë është dhe se çfarë prodhon lëvizja ?Berisha? dhe sa absurde janë kërkesat e saj.
Nëse Basha sot, kur ka me vete disa të vërteta ulëritëse dhe SHBA-të, është i paaftë të mundë një Berishë të plakur që lufton kundër kohës, aq më pak mund të mundë Ramën nesër. Sidomos nëse tregon se partinë ia dhuroi doktori dhe ia legalizoi ambasadorja Kim.
Ne të rinjtë, të lindur në një kohë ku liria shumë – dimensi...
Historia ka pasur dhe luftëra të famshme, por çuditërisht të...
Nga Piro AhmetajSë pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “...
Nga Kleves BitroNjë sondazh i brendshëm, i shpejtë i selisë ...
Nga Sabah JemishtaUnë i njoh personalisht të dy, edhe Berish...
Nga viti 2018 e këtej, shfaqet hera herës në ndonjë qoshe sh...
“Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sik...
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë respekt të mijëra konsideratave ...
Shefja e diplomacisë amerikane ne Tiranë e mbajti frymën e p...
Ambasadorja e SHBA–ve në Tiranë, ndoshta do të duhet shumë s...
Nga Artan FugaKryetarët e partive jam i bindur që nuk e kanë...
Madje shkoi përtej të folurës dhe denoncimit duke kërkuar nj...
Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një...
Qëndrimi i Kryetarit të PD ndaj ish Kryeministrit Berisha pë...
‘Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrt...
Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të is...
Deri dje më dukej pak i çuditshëm guximi i Lul Bashës për të...
Vetëm pasi Lulzim Basha shpalli me gojën e tij se nuk ka ndë...
Nga Dritan Shano‘Baza është me Berishën, por unë nuk do lejo...
Lulzim Basha sot në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlament...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...