Saimir Tahiri, triumfon ndaj SPAK/ Gjykata e Lartë zbardh vendimin
Gjykata e lartë ka zbardhur vendimin e marrë sot për ish-Min...
Afera e koncesioneve të inceneratorëve, është ndër më të akuzuarat në Shqipëri, jo vetëm nga media, por edhe nga politika.
Por, ndërkohë që bëhet fjalë për një aferë, e cila është quajtuar afera e shekullit, fitimet e së cilës kapin shifra rreth 500 milionë euro, në Shqipëri ndodh ajo që nuk ndodh në asnjë vend të Europës, e ndoshta as në botë.
Kryetari i Opozitës, vihet në shërbim të një prej aferave më korruptive të Qeverisë. Pra, Lulzim Basha me veprimet e tij, po tregon se është vënë në shërbim të aferës së inceneratorëve.
Një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve.
Në fakt nuk ka asgjë të keqe, që Opozita të kërkojë llogari për aferat e Qeverisë. Përkundrazi, kjo do t?i bënte mirë vendit. Por, ajo çfarë e bën skandaloze ngritjen e një Komisioni Hetimor për inceneratorët në këtë moment janë disa detaje.
Së pari, Lulzim Basha kërkon një komision hetimor parlamentar, 6 apo 7 vite, pasi ka filluar një aferë e tillë. Ndërkohë që ai ka qënë në parlament prej vitit 2013 deri në vitin 2019 dhe nuk e bëri kurrë. Çfarë ka bërë gjatë atyre viteve Lulzim Basha? Pse nuk u kërkua asnjëherë të hetohej kjo çështje?
Megjithëse gojët e liga thonë se Opozita ka gëlltitur shumë të mëdha eurosh, për të ?kyçur gojën?, për këtë aferë, ne nuk po ndalemi këtu por po tregojmë faktet.
Dhe fakti ështe se afera e inceneratorëve është një dosje e cila tashmë është në duart e drejtësisë. Dhe padinë e parë në SPAK, për koncesionet e inceneratorëve e ka bërë Nisma Thurje.
Në muajin qershor të vitit 2020, Nisma Thurje ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për inceneratorët, duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme të hetojë koncesionet dhe zyrtarët që janë përfshirë.
Nga ana tjetër edhe vetë Partia Demokratike, ka dorëzuar në SPAK një padi për inceneratorët.
Po ashtu në lidhje me inceneratorët ka pasur denoncime të forta edhe në media, përfshirë këtu edhe CNA.al, dhe gjithçka ka qënë e denoncuar me fakte dhe dokumente zyrtare.
Pra, tashmë jemi përballë faktit, mediat kanë denoncuar dhe publikuar dokumente zyrtare që faktojnë aferën, nga ana tjetër ka edhe denoncime në SPAK.
Po ashtu kreu i këtij institucioni, Arben Kraja ka pranuar që hetimet po thellohen, por ka shumë dokumente dhe shumë persona të përfshirë.
Dhe ndërkohë, Lulzim Basha kërkon ngritjen e një komisioni Hetimor Parlamentar.
Në politikën shqiptare ka një shprehje, që ?Nëse do të bësh asgjë, bëj një Komision Hetimor Parlamentar?.
Dhe në një kohë që Komisioni që po kërkon Lulzim Basha vjen në mometin ku SPAK po heton, pra çështja ka shkuar në duart e drejtësisë, të çon në dyshime të forta në lidhje me këtë lëvizje të kreut të Opozitës.
Detyra e një Komisioni Hetimor Parlamentar është të mbledhë fakte dhe dëshmi, nga personat që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen dhe më pas të përgatisë një raport.
Në raport zakonisht ka dy mendime, të shumicës dhe të pakicës. Dhe më pas ky raporti dërgohet në prokurori.
Përtej faktit se koha ka treguar se deri më sot, Komisionet Hetimore Parlamentare kanë rezultuar me vlerë zero, lind një pyetje.
Çfarë do çojë në prokurori Lulzim Basha kur tashmë kjo dosje është nën hetim nga SPAK?
Pse i duhet Bashës një Komision Hetimor, kur është SPAK ai që po heton? Të zbulojë faktet e provat që po heton SPAK?
Në rast se Lulzim Basha kërkon vërtetë të zbardhë çështjen e inceneratorëve, mund të mbante një dëgjesë me dyer të mbyllura me faktorë dhe aktorë dhe të mbledhë të dhëna mediatike.
Mjafton që një deputet ti çojë shkresë një institucioni dhe me një grup juristësh kopsit një dosje. Pa pasur nevojë fare për një Komision Parlamentar.
Me një dosje të kopsitur mirë, ndoshta përfundon në pranga edhe ndonjë deputet socialist, i përfshirë në këtë aferë që fillon në Shqipëri, e përfundon në Zimbabve dhe që dyshohet për lidhje edhe me zyrtarë të PS./CNA.al
Mbledhja e grupit të PD/ Basha: Prioritare ngritja e 3 komisioneve hetimore
Basha tallet me shqiptarët për çështjen Becchetti e inceneratorët
SPAK thërret Mirel Mërtirin dhe zyrtarët e inceneratorëve
Zgjohet Basha/ Akuza SPAK-ut, për aferën e inceneratorëve
Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat
Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve
Gjykata e lartë ka zbardhur vendimin e marrë sot për ish-Min...
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brend...
Kryeministri Edi Rama ka tentuar që ta kalojë me batuta dësh...
Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka prezantu...
Kryeministri Edi Rama, vijon t’i qëndrojnë nismës për “Ballk...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vrasjen e oficerit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,e ci...
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën që ka pasur me Pre...
Opozita duket se ka zgjedhur të bëjë “zhurmuesin” në mbledhj...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,e ci...
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka nisur dhe është mbyllur ...
Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari prej d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka komentuar...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesi...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen pas ...
Më 28 shtator 1991 përfundoi Kuvendi i parë Kombëtar i Parti...
“Foltorja me Demokratët” do të zhvendoset në Durrës. Ish-kry...
Kryeministri Edi Rama ka pritur me një me një ceremoni shtet...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka hedhuar akuza kundrejt kryem...
Komisioni i Ligjeve pritet të zhvillojë një mbledhje në orën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...