"Më ngel figura ngrehur”/ Zbardhen mesazhet mes deputetëve të Komisionit të Ligjeve
Komisioni i Ligjeve pritet të zhvillojë një mbledhje në orën...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka hedhuar akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e Kosovës.
Sipas tij, në çdo rast që Edi Rama përballet me çështjen e Kosovës apo rajonit tonë, ai demonstron hapur tendencat pro serbe dhe fobinë ndaj Kosovës apo injorimin e interesit kombëtar.
?Gjatë vizitës së djeshme të E. Ramës në Kosovë, natyrshëm çështja kryesore e axhendës ishte situata e rëndë provokative e Serbisë në kufirin me Kosovën.
Edi Rama nuk guxoi ta denonconte në Prishtinë, A. Vuçiçin se po provokon dhe po pregatit destabilitetin në rajon.
Edi Rama u kujdes ti ngjyrosë rozë aktet e rrezikshme dhe agresive të A. Vuçiç, të cilat injektojnë urrejtje dhe i fryjnë nxitjes së luftës mes popujve.
Edi Rama nuk u ngrit as në nivelin e shqetësimit dhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO.
Imagjino që Shqipëria është dhe vend anëtar i NATO, përveç të tjerave.
Edi Rama i cilësoi thjesht sjellje teatrale rrjeshtimin e tankeve dhe blindave serbe në kufirin e Kosovës dhe fluturimet armiqësore të avionëve serb mbi atë kufi?, shkruan Nishani në rrjete sociale.
Kësisoj, sipas Nishanit, Kryeministri i Shqipërisë e konsideron argëtim rekreativ (siç është teatri) prezencën dhe deklaratat e ambasadorit rus (dmth Rusisë) përkrah tankeve e avionëve serb në kufirin e Kosovës.
?A e di Edi Rama se çfarë situatash psikologjike dhe institucionale ngjallin këto akte të rënda provokimi ushtarak tek qytetarët dhe shteti i Kosovës, të cilët i kanë ende të pa mbyllura plagët e masakrave të luftës dhe gjenocidit serb mbi popullatën e pambrojtur civile atje ?
A e kupton dot Edi Rama se çfarë urrejtje nxisin këto akte agresive tek popullata serbe ndaj shqiptarëve?
Edi Rama e konsideron këtë situatë provokuar nga A. Vuçiç thjesht një teatër, (në teatër njerëzit shkojnë për kënaqësi e rekreacion). ËTF !?, shkruan më tej Nishani.
Ai më tej thotë se askush nuk priste e nuk kërkon që Edi Rama të nxiste më tej urrejtjen dhe konfliktin e as të shpallte gadishmëri për luftë nga Shqipëria, por Edi Rama as nuk guxon e as e ndjen që të dënojë aktet provokative dhe luftë-nxitëse të A. Vuçiç.
?Në vend që Shqipëria të ndërrmarr çdo hap për izolimin politik e diplomatik të A. Vuçiç dhe të mbyllë të gjitha lehtësirat tregtare që E. Rama i ka siguruar Serbisë në territorin dhe portet shqiptare, ky i fundit vijon të vetpërdoret si gjethe fiku për sjelljet agresive e destabilizuese të Serbisë.
Në një kohë kur Presidenti i Kroacisë, Presidenti i Malit të Zi, anëtarët boshnjak dhe kroat të Presidencës së Bosnje & Herzegovinës, Presidentja e Kosovës, po denoncojnë publikisht e ndërkombëtarisht A. Vuçiç si kërcënues serioz i stabilitetit rajonal e luftënxitës, i vetmi avokat i tij mbetet Edi Rama i Shqipërisë.
Edi Rama i konsideroi dje nga Prishtina, qytetarët serb në veri të Kosovës si pengje prej ndalimit të dialogut Kosovë-Serbi, duke vënë shenjën e barazimit në pergjegjësi midis A. Kurtit dhe A. Vuçiç.
Me këtë qasje, mund të kuptohet fare mirë se çfarë ndjeshmërie, perceptimi e vleresimi ka Edi Rama ndaj Kosovës e qeverisë së saj.
Ai nuk le rast pa e demonstruar atë?, përfundon reagimin Nishani./CNA.al
Komisioni i Ligjeve pritet të zhvillojë një mbledhje në orën...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do t...
Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka dalë me një reagim ...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është e ftuar mbrëmjen...
Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun ...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar p...
Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentoj...
Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka shokuar sot në një intervi...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes...
Gazetari Bledian Koka, duke komentuar zhvillimet brenda PD, ...
Partia Demokratike parashtroi sot tri çështjet kryesore për ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun...
Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar ...
Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka ngritu...
Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reagua...
Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mb...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentë të ...
Kryeministri Edi Rama në një takim me studentët e Universite...
Në takimin e zhvilluar me studentët e Universitetit të Prish...
Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...