Saimir Tahiri kërkon pafajësi/ Paralajmëron avokati: Do triumfojë drejtësia
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brend...
Gjykata e lartë ka zbardhur vendimin e marrë sot për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish zyrtarin e lartë të Policisë, Jaeld Çela.
Në njoftimin e Gjykatës, jepet e gjithë ecuria e çështjes që që kur është dorëzuar pranë Gjykatës së Lartë, përfshirë atë se çfarë ka ndodhur edhe më herët në shkallët e tjera të gjyqësorit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në datën 28.09.2021, ka marrë në shqyrtim, në seancë gjyqësore, çështjen me palë; Dorëzues Rekursi: S.T. dhe J. Ç. dhe Kërkuese: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr. 60, datë 19/09/2019, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Në bazë të nenit 406, paragrafi i parë, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.T., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i vuajtjes së dënimit me burgim për të pandehurin S.T. dhe vënien e tij në provë për një afat prej 3 (tre) vjet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Heqjen e të drejtës të pandehurit S.T. për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 3 (tre) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
–Deklarimin fajtor të të pandehurit J.Ç. për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e ti j me 5 (pesë) vjet burgim. Në bazë të nenit 406 paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit J.Ç., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. Heqjen e të drejtës të pandehurit J.Ç. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 3 (tre) vjet.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur deklarimin e pafajshëm të të pandehurve të mësipërm për veprat penale të Trafikimit të narkotikëve, në bashkëpunim, dhe të Grupit të strukturuar kriminal.
Pas ankimit të ushtruar nga prokuroria dhe të pandehurit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 16, datë 26.6.2020, ka vendosur
Prishjen e vendimit nr. 60, datë 19/09/2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe dërgimin e akteve në atë gjykatë, një trupe tjetër gjykuese.
Pasi e shqyrtoi çështjen ne tërësi dhe dëgjoi parashtrimet dhe kërkesat e prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve, Kolegji Penal i Gjykatës, vërejti se:
Çështja e përbërjes së rregullt të trupit gjykues është çështje thelbësore e parimit të gjykatës së caktuar me ligj si pjesë e procesit të rregullt ligjor. Gjyqtari, që në bazë të Kodit të Procedurës Penale ka shkaqe papajtueshmërie sipas nenit 15 të këtij Kodi, nuk mund të jetë pjesë e një trupe gjyqësore e cila mund të japë një vendim të konsideruar të ligjshëm.
Cilësimi i ndryshëm ligjor i fakteve për të cilat akuzohen të pandehurit mund të kryhet nga gjykata me vendimin përfundimtar, aq më tepër kur ai nuk është një cilësim juridik më i rëndë.
Kolegji vërejti se nuk ka patur mosrespektim të dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrjen e tij në procedim.
Pretendimet e tjera, në rekurset e paraqitura nga të gjykuarit, që kanë të bëjnë me vlerësimin e provave të paraqitura nga prokuroria në kërkesën për gjykim Kolegji konsideron se analiza dhe çmuarja e provave është atribut i gjykatave të faktit dhe si të tilla nuk janë objekt i shqyrtimit në Gjykatën e Lartë; aq më tepër që çështja në shqyrtim është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë se palët në gjykim kanë qenë dakord me aktet e fashikullit hetimor të prokurorit.
Përsa i përket kërkesës së të gjykuarit J.Ç., për zëvendësimin e masës së sigurimit ?Arrest në burg?, Kolegji vëren se masa e sigurimit si e tillë është trajtuar në Gjykatën e Lartë dhe, me Vendimin nr. 218, datë 03.07.2020, është vendosur mospranimi i rekursit të paraqitur kundër vendimit nr. 18 akti, datë 19.05.2020, të Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kërkesa e të gjykuarit J.Ç., që pretendonte veprime procedurale për marrjen e provave, siç është caktimi i një eksperti ose grupi ekspertësh mjekoligjorë për të verifikuar diagnozat mjekësore, vlerësohet si një kërkesë e papranueshme për sa kohë që Gjykata e Lartë nuk është një gjykatë fakti por është gjykatë ligji. Duke vërejtur mos ndryshimin e kushteve, kritereve dhe nevojave të sigurimit për të cilat është vendosur masa e sigurimit ?Arrest në burg?, duke e shqyrtuar në referencë të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji nuk mund ta pranonte kërkesën.
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brend...
Kryeministri Edi Rama ka tentuar që ta kalojë me batuta dësh...
Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka prezantu...
Kryeministri Edi Rama, vijon t’i qëndrojnë nismës për “Ballk...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vrasjen e oficerit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,e ci...
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën që ka pasur me Pre...
Opozita duket se ka zgjedhur të bëjë “zhurmuesin” në mbledhj...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,e ci...
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka nisur dhe është mbyllur ...
Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari prej d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka komentuar...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesi...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen pas ...
Më 28 shtator 1991 përfundoi Kuvendi i parë Kombëtar i Parti...
“Foltorja me Demokratët” do të zhvendoset në Durrës. Ish-kry...
Kryeministri Edi Rama ka pritur me një me një ceremoni shtet...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka hedhuar akuza kundrejt kryem...
Komisioni i Ligjeve pritet të zhvillojë një mbledhje në orën...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...