web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëri gjestin e ulët me gazetarët/ Ylli Manjani ironizon Jemin Gjanën

11 Qershor 2021, 12:18, Politikë CNA

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD ka dalë pak ditë më parë në një konferencë për shtyp, ku ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve brenda PD-së.

Teksa i është drejtuar kamerave, në një moment ai ka nxjerrë çamçakëzin nga goja dhe e ka ngjitur poshtë tavolinës.

Lidhur me këtë veprim, ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Mes ironisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan se këto veprime bëhen nga persona që kanë të drejtën e votës së fshehtë.

?Ngjitja e çimçakizit nën suprinën e tavolinës dhe pas përtypjes, bëhet nga njerëz që kanë të drejtën e votës së fshehtë...?, shkruan Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga