Zgjedhjet në PD/ Basha kërkon votëbesimin: Të bashkuar të luftojmë për demokraci
Në kuadër të fushatës së brendshme brenda Partisë Demokratik...
Raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-politikanit, Ben Blushi, i kthyer tashmë në drejtor televizioni, duket se janë mes ?dashurisë? dhe ?urrejtjes?.
Rama dhe Blushi ?dashurohen? në rast nevoje, e ?urrehen? sërish, kur ua do puna.
Ben Blushi u largua nga PS në shtaror të vitit 2016, duke u justifikuar me kundërshtimin e tij për ligjin e mbetjeve të miratuar në atë kohë nga mazhoranca.
Ben Blushi ka mbajtur disa poste publike, nga viti 2001-2002 ka qënë Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme.
Por në vitin 2016, bëri ?divorcin? me PS, për të themeluar më pas partinë e tij LIBRA, të cilën e themeloi dhe e falimentoi vetë.
Por, për tu rikthyer në raportet e Ben Blushit, me Edi Ramën, kujtojmë këtu një debat të fortë në parlament, në mars të vitit 2017.
Shkak për përplasjen në atë kohë u bë një kërkesë e Ben Blushit, ndaj Ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj.
?Ministri i ri i Brendshëm duhet të vinte dhe të thoshte se çfarë plani ka për të mbyllur parcelat me kanabis dhe për të mos lejuar kaq shumë fara vietnameze dhe eskimeze të vinë dhe të mbillen në republikën tonë duke u munduar të krijojnë vende pune se kjo është arsyeja pse e keni lejuar përveç të tjerave.?-është shprehur Blushi.
Por, arsyet e kritikave të Blushit ndaj qeverise i zbuloi kryeministri Edi Rama, i cili tha se ?Beni vdes për pak ministër. As shumë vdes për ministër sa është gati të shfaqet si i rilindur, për tu dukur si një politikan i ri në librin e vjetër të politikës. Ku ai në fakt nuk mungon si protagonist i vjetër kulisash dhe tribunash, që nga dita e parë e qeverisë së parë të Fatos Nanos?.
Në kundërpërgjigje Blushi i kujtoi ngjitjen e Ramës në krye të Partisë Socialiste dhe një borxh që i ka.
?Edi Rama kryetar Bashkie, ministër, kryeministër si është bërë. Të pyesë Gramozin. Duke na qarë të gjithëve ne te shpia. Nuk e dini ju shumica që keni ardhë. A ka ardhur koha të tregojmë ne ty çfarë bëje ti me Fatosin e si silleshe ti me Fatosin për ti marrë një vend pune. Unë nuk besoj se ka ardhur koha akoma. Edhe ndoshta nuk kam për ti treguar kurrë, se kjo nuk është në tibren time. Unë nuk jam një njeri banal, unë flas për politika dhe jo gjera personale. Por, ti më ke një borxh akoma dhe nuk e di a do ma lash ndonjëherë.?-i është drejtuar Ben Blushi, Edi Ramës në atë kohë.
Në fakt borxhin për të cilin flet Ben Blushi, ky i fundit vërtetë nuk e ka treguar asnjëherë publikisht se për çfarë bëhet fjalë. Por, ama duket se Rama i ka kthyer reston, dhe tashmë e ka ?shpërblyer? për borxhin që i ka pasur.
Së pari kujtojmë këtu se Ben Blushi me ardhjen e Rilindjes në pushtet, vetëm sa është pasuruar. CNA.al ka raportuar më parë, sesi Ben Blushi në një periudhë të shkurtër, gati një mandat i plotë i Rilindjes, mundi të shtojë pasurinë e tij me një vlerë tregu, prej të paktën 750 mijë eurosh. (Lexo këtu).
Por, përtej kësaj, ka edhe një tjetër detaj, i cili ka të bëjë me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, ku del se Ben Blushi është në ortakëri me pronarët e inceneratorëve. Ky i fundit një koncesion i akuzuar fort nga opozita.
Së pari, CNA.al ka raportuar në lidhje me një kompani të themeluar në Bullgari, e quajtur Em Capital Group AD, dhe ku bashkëpronarët janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.
Në këtë kompani, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë 67% të aksioneve, ndërsa Zonja Blushi ka 33%. (Lexo këtu)
Por, nuk ndalet me kaq. Së fundi CNA.al ka raportuar për një tjetër kompani, ku tashmë Ben Blushi del me emrin e tij.
CNA.al ka sjellë me dokumente zyrtare sesi vetë Ben Blushi, është ortak në një kompani të re, me pronarët e inceneratorëve.
Kompania në fjalë quhet KUDOPAY, dhe pronarja e Top Channel dhe Ben Blushi janë ortakë me pronarët e inceneratorëve, pra ata që kanë ndërtuar inceneratorët në Shqipëri, me lekët e taksapaguesve shqiptarë.(Lexo këtu)
Skema është mjaft e qartë, qeveria u jep para pronarëve të inceneratorëve. Pronarët e inceneratorëve i ndajnë ato në biznese me pronarët e medias.
Dhe mesa duket ky është ?shpërblimi? më i majmë, që kryeministri Edi Rama i ka dhënë Ben Blushit, për borxhin e tij të vjetër. Dhe ndoshta është kjo arsyeja se pse Rama dhe Blushi tani ?dashurohen? dhe nuk sulmojnë më njëri-tjetrin./CNA.al
Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK
Çfarë fsheh biznesi i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën dhe pronarët e inceneratorëve
Sot jashtë politikës/ Si e shante Ben Blushi Edi Ramën dhe Rilindjen
Në kuadër të fushatës së brendshme brenda Partisë Demokratik...
Deputetja e zgjedhur e PD Grida Duma ka folur për garën që p...
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla në një deklaratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të thotë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka dalë ditën e ...
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi,...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, i shumë akuzuar nga...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për kërcënimin e prokurorit ...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Territori...
Dy ditë pas shkarkimit nga ana e Kuvendit, presidenti Ilir M...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fo...
Ish-presidenti Bujar Nishani i ka drejtuar një mesazh kreut ...
Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka nxjerrë me fakte shpenz...
Gazetari Arjan Çani ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Nëse zgjedhjet do të përsëriteshin, Partia Socialiste do të ...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadil...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Alfred Rushaj ka komentuar shka...
Shumica e shqiptarëve mendojnë se në zgjedhjet parlamentare ...
Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli ka folur për sh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...